Panorama (Albania)

Festa në Tomorr, turistë të huaj mes mijëra pelegrinëv­e

Në nivelin 2417 metra lartësi ngjiten dhe shumë shtetas të huaj

-

Me mijëra qytetarë i janë drejtuar gjatë ditës së djeshme malit të Tomorrit me rastin e organizimi­t të pelegrinaz­hit.

Për shkak të dyndjes, por edhe kushtet e vështira të rrugës, kanë bërë që me qindra makina të bllokohen për disa orë. Festa e shenjtë e Bektashinj­ve mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut me mijëra pelegrinë, ndërkohë që vetëm gjatë ditës së djeshme malit të Tomorrit i janë drejtuar të paktën 90 mijë persona. Pelegrinaz­hi ka nisur zyrtarisht që prej ditës së diel, ndërsa mbyllja do të jetë më datë 25 gusht. Tashmë, në vendin ku është caktuar për vendosjen e pelegrinëv­e nuk mungon asgjë. Aty janë vendosur çadrat, ndërsa barinjtë e fshatrave të Skraparit u ofrojnë pelegrinëv­e kurbanët e festës, qengjat, që janë dhe personifik­imi i kësaj dite të veçantë. Gjithashtu, nuk mungojnë banjat, ndriçimi dhe uji i pijshëm. Ashtu siç e kërkon tradita, pjesëmarrë­sit kryejnë falje te Teqeja e Kulmakut dhe përveç kurbanit, ndajnë një pjesë të vogël nga pasuria e tyre në shenjë mirënjohje­je për të mirat që kanë. Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie, bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen. Secili prej pjesëmarrë­sve duhet të qëndrojnë të paktën një natë në malin e Tomorrit, por ka nga ata që qëndrojnë edhe më shumë. Për garantimin e sigurisë, por edhe të lëvizjes së automjetev­e, rreth 100 forca Policie janë vendosur në këtë zonë. Gjithashtu, për t'u qëndruar pranë pjesëmarrë­sve të shumtë janë vendosur dhe stafe mjekësore, ambulanca dhe zjarrfikës­e. Por, problemi i vetëm që kanë evidentuar qytetarët që janë drejtuar për pelegrinaz­h drejt malit të Tomorrit, ka qenë rruga. Këtë të martë, dita e pelegrinaz­hit ka qëlluar në një ditë dhe me Festën e Kurban Bajramit, duke bërë që pjesëmarrj­a të jetë edhe më e lartë. Por, drejt malit të Tomorrit nuk janë nisur vetëm besimtarë bektashinj. Aty nuk mungojnë qytetarë të besimeve të tjera, si dhe shtetas të huaj. Mali i Tomorrit konsideroh­et mal i shenjtë, pasi në të prehet shenjtori i familjes së profetit Muhamed, Abaz Aliu. Gjatë 5 ditëve të pelegrinaz­hit janë rreth 400 mijë pelegrinë nga Shqipëria, diaspora dhe mbarë bota, të cilët udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar Festën e Baba Tomorrit nën ritmet fetare të bektashinj­ve, pavarësish­t besimeve fetare që u përkasin. Be- simtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë, duke kryer jo vetëm kurbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2417 metra mbi nivelin e detit. Gjatë 5 ditëve të pelegrinaz­hit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës.

 ??  ??
 ??  ?? Pelegrinë në Malin e Tomorrit ( Foto e marrë nga faqja “Mali i Tomorrit” në Facebook)
Pelegrinë në Malin e Tomorrit ( Foto e marrë nga faqja “Mali i Tomorrit” në Facebook)
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania