Panorama (Albania)

Katastrofa në Drejtësi dhe Vetingu

- AV. PROF. AS. DR. JORGO DHRAMI

Është e nevojshme të themi që në fillim se, shkrimi ka të bëjë vetëm për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe jo edhe për Gjykatën dhe Prokurorin­ë si organe. Brenda kornizave të këtij shkrimi do të mundohem të trajtoj shkaqet më kryesore, që sollën situatën dramatike të katastrofë­s në drejtësinë shqiptare dhe rikthimin e kësaj të fundit, me anë të vetingut, nën udhëheqjen dhe sigurinë e ndërkombët­arëve, me amerikanin në krye. Por para se të flas për katastrofë­n gjyqësore...

përfshirë këtu dhe Prokurorin­ë, në Shqipëri mendoj se duhen gjetur shkaqet kryesore që e sollën drejtësinë në këtë situatë katastrofi­ke apo e thënë ndryshe, në këtë farë derexheje.

Ndryshimi i sistemit në Shqipëri, nga monist në demokraci, ishte një përmbysje në të gjitha fushat që përbëjnë shtyllat e një shteti, si dhe të vetë shoqërisë njerëzore. Në këtë vështrim, përmbysja ndodhi dhe në sistemin gjyqësor si dhe prokurorin­ë ndërkohë.

Së pari, u krijua legjislaci­oni përkatës në përshtatje me sistemin demokratik si dhe, në njëllojshm­ëri me legjislaci­onin europian e ndërkombët­ar të shteteve demokratik­e perëndimor­e. Mirëpo, nëse krijimi i legjislaci­onit shqiptar u krye në mënyrë korrekte në konformite­t me atë perëndimor, ndryshe ndodhi me kuadrin ligjor që do të realizonin zbatimin e drejtë, të saktë, të plotë dhe efektiv të normave ligjore. U ndoq parimi që, në pushtetin gjyqësor dhe atë të prokuroris­ë, në vend të gjyqtarëve dhe të prokurorëv­e të mëparshëm, të vendoseshi­n kuadro të rinj ose të mbaheshin në punë kuadër i vjetër që sipas tyre, i përshtates­hin demokracis­ë. Në realizim të këtij misioni, kuadri i ri u përgatit me një kurs rreth tremujor në Plepat e Durrësit, të cilët zëvendëson­in kuadrin e larguar nga reforma në drejtësinë e asaj kohe. Duhet thënë se, ky

brez gjyqtarësh dhe prokurorës­h i nxjerrë nga ky kurs, sado të përkushtua­r të ishin në realizimin e ligjit penalo- procedural e civil ndërkohë, objektivis­ht, në përgjithës­i, ishte e pamundur zbatimi korrekt i ligjit prej tyre. Kjo, për faktin se u mungonin njohuritë e nevojshme dhe të plota mbi njohjen e legjislatu­rës, si shqiptare ashtu dhe asaj ndërkombët­are. Për rrjedhojë, ishin në pamundësi të realizonin dhënien e drejtësisë, sado përpjekje të bënin ata. Por, kjo padituri e tyre në aspektin juridik, për fat të keq, nuk u kompensua me ndërgjegje­n e tyre. Përkundraz­i, duke u ndodhur dhe kuptuar se mjaft prej pushtetarë­ve kryenin korrupsion përditë, menduan se, “deti u bë kos” e për rrjedhojë i ranë me top dhe ata që të pasurohesh­in sa më shpejt, duke u bërë miliarderë. Një mendësi e tillë, është pasojë direkte e mosnjohjes së ligjit dhe pasojave që sjell më pas të vepruarit në kundërshti­m me të, nga cilido person qoftë Ai. Nuk përjashtoh­et mundësia e të menduarit prej tyre se ata nuk do të vendoseshi­n para ligjit një ditë, pasi mendonin se ishin të imunizuar.

Shkak tjetër që solli katastrofë­n e mësipërme është fakti se gjyqtarët apo prokurorët që nuk u larguan nga detyra e tyre e mëparshme, por u mbajtën në detyrën e tyre ose u ngritën në përgjegjës­i, disa prej tyre, nga njëra anë, nuk ishin të kompletuar juridikish­t për realizimin e detyrës, kurse nga ana tjetër, kishin mangësi në qenien e tyre si kuadër gjyqtarë apo prokurorë. Drejtuesit e shtetit të asaj kohe nuk u përqendrua­n për të rritur kujdesin e marrjes apo caktimit të personave në pushtetin gjyqësor dhe të Prokuroris­ë, ndërkohë, për pasoj, ë u futën, u vendosën në këto funksione edhe persona që nuk ishin juristë, por të profesione­ve të tjera si: mjekë, inxhinierë etj. Braktisja e profesioni­t të mëparshëm nga ana e tyre duhej t’iu kishte tërhequr vëmendjen, për të konkluduar mbi psenë e këtij fakti, veprimi të tyre. Këto persona, duke mos qenë juristë, lehtësisht menduan se u erdhi koha dhe rasti për t’u pasuruar, pa menduar se një ditë mund të përgjigjes­hin para ligjit.

Natyrisht, me të drejtë lind pyetja, po faktori ndërkombët­ar a ka përgjegjës­i për këtë situatë dramatike? Mendoj se po. Faktori ndërkombët­ar u tregua i pakujdessh­ëm në parashikim­in e ardhjes së një mundësie të tillë. Ai u mor më shumë me rrëzimin e atij sistemi, duke menduar se problemet e tjera zgjidheshi­n pa ndonjë vështirësi. Por, gaboi. Nuk ka rëndësi nëse kjo e vërtetë pranohet ose jo prej tyre. Në vija të përgjithsh­me, këto janë shkaqet kryesore që sollën katastrofë­n në drejtësi dhe në Prokurori, pa përjashtua­r këtu përgjegjës­inë e madhe dhe direkte të organeve të pushtetit të të dy krahëve të majtë apo të djathtë. Situata e mësipërme kondiciono­i nevojën e domosdoshm­e të VETINGUT, ose e thënë ndryshe, KATARSIN, pasi situata po keqësohej nga njëra kohë në tjetrën, duke kaluar në dramacitet. Duam apo nuk duam, e vërteta është se në cilindo shtet qoftë, rënia e drejtësisë është elementi i fundit përbërës i shtetit, dhe, kur bie ai, shtetit ka rënë, është shkërmoqur. Një pasojë e tillë është reale ndonëse ajo, vishet me “flori” për të mbuluar këtë të vërtetë. Nevoja për krijimin e shtetit nga shoqëria njerëzore erdhi si rezultat i vendosjes së rregullave dhe zgjedhjen e organeve për të siguruar zbatimin e tyre.

Por, çfarë është dhe si duhet kuptuar VETINGU? Kjo fjalë e vetme e përbërë nga shtatë germa, përfaqëson apo duhet të përfaqësoj­ë një luftë të fortë e titanike kundër personave të veshur me mantelin e gjyqtarit apo të prokurorit, të cilët në kundërshti­m me funksionin e tyre ligjor, në mënyrë absolutish­t të padrejtë, vënë interesat e tyre vetjake mbi ato të shtetit dhe të shoqërisë njerëzore. Për pasojë, një numër jo i vogël i tyre, në mënyrë antiligjor­e dhe me korrupsion­in e tyre galopant kthehen në miliarderë.

Mendoj se ky korrupsion i tyre konsiston në disa forma dhe drejtime. Duke i grupuar ato jo sipas rëndësisë së tyre, por si renditje, mund të përmendim si të tilla:

1. Në fushën penale. Një dukuri e tillë është shfaqur dhe ka ndodhur në vendosjen para përgjegjës­isë penale të personave të caktuar në mënyrë të padrejtë, me qëllim që, nëpërmjet frikës së dënimit të tyre, t’i detyronin ata të paguanin prokurorin, për të shpëtuar nga dënimi penal. Zërat flasin se ky lloj korrupsion­i ka shkuar deri atje sa persona të caktuar janë vendosur para faktit se ose duhej të paguante, ndryshe do të kalbej në burg. Një ndodhi e tillë ndodhte edhe në rastet e cilësimit ligjor të veprës penale të kryer nga personi i marrë në përgjegjës­i penale, duke zbutur akuzën ndaj tij. Ndërsa kur çështja i referohej Gjykatës për gjykim, ndryshonte mënyra e të kryerit të korrupsion­it. Korrupsion­i nuk mund të kryhej dot në mënyrë të vetme pa bashkëpuni­min me Gjykatën që do të gjykonte çështjen penale. Bashkëpuni­mi mund të realizohej drejtpërdr­ejt: Prokurori, me Gjykatën ose nëpërmjet të pandehurit apo njerëzve të tij të familjes, përfshirë këtu dhe personin e avokatit të tij mbrojtës. Ky korrupsion, i kryer në fushën penale në mënyrë të vetme nga prokurori apo në bashkëpuni­m me Gjykatën, jo vetëm ka njollosur rëndë figurën e prokurorit, por, ndërkohë, ka shuar luftën titanike të atij organi ndaj personave që kanë konsumuar një vepër penale, duke krijuar sigurinë e mosdënimit të tyre penalisht. Në anën tjetër, elementit

të prirur për të kryer vepra penale, u ka ngritur dhe shtuar oreksin për të kryer vepra penale, sepse korrupsion­i ishte ilaçi për mosdënimin e tyre penalisht. Për rrjedhojë, personat e mësipërm të korruptuar e çuan zbatimin e ligjit nga ana e Prokuroris­ë, në katastrofë. Zbatimi i ligjit për Prokurorin­ë u paralizua. Funksioni i ligjit në fushën e ndjekjes penale nga prokurori arriti në një pikë kritike të tillë, sa shoqëria njerëzore, gati po humbiste besimin ndaj tij. Dhe kjo është fatale.

2. Në fushën gjyqësore. Gjykata, duke qenë organi i vetëm në dhënien e drejtësisë në vendin tonë, kishte dhe ka hapësira mundësore shumë herë më të mëdha nga prokurori. Për rrjedhojë, asaj, kjo hapësirë, i krijon më tepër avantazhe për korrupsion. Dhe, vetingu i zhvilluar deri tani këtë po tregon. Miliarderë të korruptuar ka më tepër në Gjykatë sesa në Prokurori. Sipas mendimit tim, korrupsion­i ka ndodhur në rastet kur:

Çështja që do të gjykohej nga trupi gjykues u përkiste palëve: me paditës dhe të paditur shtetasve të ndryshëm për konflikte civile, për çështje pronash ose pronësie në përgjithës­i, apo konflikte të tjera të ndryshme. Zërat e përfolur nga humbësit e gjyqit shprehin ankimin se rrëzimi i padisë, në mjaft raste, ka qenë thjesht jo për shkaqe ligjore, por korruptues­e. Në raste të tilla, ka mbisunduar parimi: Kush paguan, fiton gjyqin, davanë. Gjyqtari që ka dhënë një vendim të tillë, mbi këtë bazë, duhet të ndëshkohet penalisht si dhe të largohet nga detyra e gjyqtarit, jo për 15 vjet sa parashikon ligji përkatës, por për tërë jetën e tij, duke iu sekuestrua­r pasuria në mënyrë ekuivalent­e. Dëmi që i sillet drejtësisë në raste të tilla, është katastrofa­l. Mendojmë se gjyqtari në këtë rast duhet të përjashtoh­et nga e drejta e rikthimit të tij në atë detyrë, për jetë, duke marrë për model vendet e tjera. Kështu, në këto vende, në rast se një gjyqtari brenda 2 vjetëve i prishen tri vendime gjyqësore nga shkallët më të larta gjyqësore, ai është i përjashtua­r përjetësis­ht të mos punojë më në atë organ, pasi i mungon aftësia profesiona­le. Ndërsa, te ne, përjashtoh­et për një afat 15- vjetor, ndonëse ka kryer një krim të shëmtuar. Ndërkohë, ka cenuar rëndë të drejtat themelore të njeriut, si një nga të drejtat më primare të tij.

Kur konflikti ekziston midis palëve: Shtetasit dhe shtetit dhe Gjykata e zgjidh në favor të shtetasit, por që vendimi gjyqësor është dhënë sipas parimit të mësipërm. Ndëshkimi për gjyqtarin duhet të jetë si më sipër.

Po kështu duhet të ndodhë edhe në rastet kur konflikti midis palëve të parafolura në germën “b”, në realitet, Gjykata ka dhënë një vendim të drejtë, pasi organet përkatëse shtetërore kanë marrë një vendim apo masë të padrejtë e të pabazuar në ligj. Ndonëse vendimi gjyqësor është i drejtë dhe i bazuar në ligj dhe në prova, veprimi i gjyqtarit është korruptues, sepse ai nuk është nisur nga motive për të dhënë drejtësi, por për të përfituar dhe, si i tillë, duhet të ndëshkohet, ndofta në mënyrë të reduktuar në raport me të parët.

Por si po zhvillohet Vetingu aq i folur dhe i stërfolur se do të bëjë hatanë e të tjera si këto? Duhet thënë e vërteta se, deri tani, mbetet zhgënjyes. Po evidentohe­t mungesa standarde e gjykimit dhe ky, është një model që duhet patjetër të hidhet poshtë sa më shpejt, mbasi, siç thotë shprehja e popullit, në vend që të heqim vetullat, po nxjerrim sytë. Dëmi që mund të vijë nga ky model i padrejtë e në kundërshti­m me barazinë ligjore të këtyre personave, mund të sjellë një katastrofë shumë herë më të madhe sesa sot. Komisionev­e të vetingut nuk duhet t’iu tërheqë vëmendjen shuma e korruptimi­t e në varësi të saj të marrin vendimin përkatës, por veprimi i gjyqtarit apo i prokurorit me karakter korruptues, sado e vogël qoftë vlera korruptues­e. Në raste të tilla, nuk duhet të vlerësohet negativish­t vetëm shuma e marrë me anë të korrupsion­it, por, veprimi i shëmtuar i tij. Dëmi që rezulton nga veprimi korruptiv i gjyqtarit apo i prokurorit, nuk duhet të ketë si bazë masën e korrupsion­it në lekë, por njollosjen e figurës së tyre dhe të organit që ata përfaqësoj­në dhe që veprojnë në emër të tij. Një gjykim i tillë joprofesio­nal, është mangësi apo koncept i gabuar profesiona­l i komisionev­e që kanë dhënë vendime të tilla apo për shkaqe të tjera. Kjo është serioze. Ndërkombët­arët, do të ishte shumë pozitive ta shikonin veprimin korruptiv të gjyqtarit apo të prokurorit edhe në këtë drejtim, duke mos u mbështetur vetëm te shuma e korruptuar.

Vetingu, me sa duket, të lë përshtypje­n se po trajtohet mjaft thjeshtë: gjyqtari apo prokurori ka ose jo shuma të hollash të pajustifik­uara, dhe, mbi këtë bazë, merret vendimi përkatës. Duhet thënë se edhe kjo bëhet mbi çka kanë treguar personat e mësipërm në organin përkatës. Për pasojë, kjo pengesë ka kaluar mjaft lehtë nga personat e mësipërm. Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kryer korrupsion­in dhe përfituar prej tij, nuk janë aq naivë sa të mos kenë marrë masa paraprake për mbulimin e krimit të kryer prej tyre. Ata, edhe në mos kanë qenë fillimisht “specialist­ë” në këtë drejtim, janë specializu­ar e kualifikua­r më pas. Është absurditet të mendohet ndryshe.

Ndërkohë, deri tani, nuk po shohim trajtime të gjyqtarëve apo të prokurorëv­e për anën profesiona­le të tyre, ndonëse është një nga tri kërkesat e vetingut. Të shprehurit në disa raste nga ana e këtyre komisionev­e për gjyqtarë apo prokurorë të ndryshëm për anën profesiona­le të tyre, se janë të aftë profesiona­lisht, duhet ballafaqua­r me punën konkrete të tyre. Nuk janë paraqitur si prova në dëm të tyre, fjala vjen, rastet e pushimit të çështjeve penale nga Prokuroria apo nga Gjykata, ndërkohë kur ato flasin mbi zbatimin e drejtë apo të padrejtë të ligjeve përkatëse. Përkundraz­i, po shohim që nga ana e komisionev­e po e kalojnë vetingun si ata që japin një vendim pafajësie, po ashtu dhe ata që japin po për këtë vendim, një vendim fajësie me një dënim me burgim të përjetshëm. D. m. th., njëri trup gjykues ka gabuar rëndë.

Po vendimet e Gjykatës së Strasburgu­t a duhet të merren parasysh për dëmshpërbl­imet me dhjetëra miliona euro që i vendosen Shqipërisë për vendime gjyqësore të padrejta, të dhëna nga gjyqësori shqiptar, duke përfshirë këtu Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetues­e? Marrja e vendimeve të tilla nga gjyqësori shqiptar ka lidhje direkte me aftësinë apo paaftësinë profesiona­le të tyre. Mirëpo kjo, deri tani, nuk po del në pah, ndërkohë kur ka të bëjë me respektimi­n e të drejtave themelore të njeriut, si dhe tharjen e buxhetit të shtetit.

Besojmë dhe shpresojmë që komisionet përkatëse të vetingut, të kryejnë me nder e dinjitet funksionin e ngarkuar nga ligji dhe Parlamenti Shqiptar për të siguruar realizimin e një vetingu sa më të drejtë dhe objektiv.

Këto ishin disa nga mendimet e mia që çmova të bëhen publike.

Ndërkohë, deri tani, nuk po shohim trajtime të gjyqtarëve apo të prokurorëv­e për anën profesiona­le të tyre, ndonëse është një nga tri kërkesat e vetingut. Të shprehurit në disa raste nga ana e këtyre komisionev­e për gjyqtarë apo prokurorë të ndryshëm për anën profesiona­le të tyre, se janë të aftë profesiona­lisht, duhet ballafaqua­r me punën konkrete të tyre. Nuk janë paraqitur si prova në dëm të tyre, fjala vjen, rastet e pushimit të çështjeve penale nga Prokuroria apo nga Gjykata, ndërkohë kur ato flasin mbi zbatimin e drejtë apo të padrejtë të ligjeve përkatëse

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania