Panorama (Albania)

Orkestra e Kinës në “Prestige Resort”, Klosi: Model për turizmin

Klosi: Me modele të tilla si “Prestige Resort”, ne mundet të çajmë përpara

-

Qindra të ftuar kanë mbushur dje ambientet e “Prestige Resort” në Golem, ku performoi për herë të parë në Shqipëri Orkestra Kineze e Flautit të Bambusë, e përbërë nga muzikantët më të njohur të Kinës.

Orkestra ndodhet në Shqipëri si pjesë e turit në Europën Lindore dhe atë Qendrore dhe interpreto­i muzikën instrument­ale të bazuar në kulturën kineze të përshtatur me mjeshtëri e stil modern. Të shumtë ishin të ftuarit VIP e Presidenti­t të “Hysenbelli­u Group”, Irfan Hysenbelli­u, në “Prestige Resort” për të ndjekur këtë koncert. Në aktivitet morën pjesë: ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi; ambasadorj­a e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu; kryebashki­aku i Durrësit, Vangjush Dako; deputeti i PS- së, Bashkim Fino; kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja; presidenti i BiznesAlba­nia, Luan Bregasi etj. Në fjalën e tij, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, e vlerësoi punën e “Prestige Resort” për krijimin e një ambienti mikpritës dhe shumë festiv. “Prestige Resort e ka bërë punën siç duhet për të pritur trupën e orkestrës kineze. Ka krijuar një vend shumë mikpritës, shumë festiv e të bukur. Është e disata herë që vij në këtë mjedis për të ndarë me turistët e këtij resorti shfaqje të ndryshme. Këtu kemi një aktivitet që vjen në kuadër të politikave që ne duhet të ndjekim në rajonin tonë, për ta paraqitur rajonin si një i tërë. Ashtu siç grupi artistik ka udhëtuar në 5 shtete për të krijuar një tur ballkanik, edhe ne shumë shpejt do të duhet të paraqesim oferta turistike të përbashkët­a sidomos për tregun aziatik. Kemi punuar bashkë me ambasadore­n për të hequr vizat për banorët e Kinës dhe ia kemi arritur. Ne kemi një numër të shtuar turistësh kinezë në vendin tonë. Do të punojmë që edhe vitin tjetër ta zgjerojmë sa më shumë hapësirën për të pasur mundësinë që Shqipëria të jetë shumë më e prekshme nga turizmi i largët, nga turizmi aziatik dhe veçanërish­t nga turizmi kinez”, tha Klosi. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit ka falënderua­r dhe Presidenti­n e “Hysenbelli­u Group”, Irfan Hysenbelli­un, për organizimi­n e këtij aktiviteti të rëndësishë­m kulturor. “Jemi këtu të gjithë së bashku që të krijojmë një Shqipëri Eu- ropiane dhe turistike dhe kaq shumë pasaporta që janë në këtë resort dhe që kanë qenë gjatë gjithë sezonit turistik, turistë nga të gjithë vendet e botës, dëshmon që me modele të tilla si “Prestige Resort” ne mundet të çajmë përpara. Edhe një herë, shumë faleminder­it Presidenti­t të “Hysenbelli­u Group” që na ka organizuar këtë mbrëmje”, është shprehur Klosi.

 ??  ??
 ??  ?? Bashkim Fino, ambasadorj­a kineze, ministri Klosi dhe Presidenti i HB Group, Irfan Hysenbelli­u, me bashkëshor­ten, dje pas koncertit
Bashkim Fino, ambasadorj­a kineze, ministri Klosi dhe Presidenti i HB Group, Irfan Hysenbelli­u, me bashkëshor­ten, dje pas koncertit
 ??  ?? Gjatë koncertit të orkestrës kineze, në “Prestige Resort”
Gjatë koncertit të orkestrës kineze, në “Prestige Resort”
 ??  ?? Ministri Klosi, dje në “Prestige Resort”
Ministri Klosi, dje në “Prestige Resort”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania