Panorama (Albania)

Balla i përgjigjet PD: E njoh Begon dhe familjen e tij, e sfidoj PD

“E sfidoj Partinë Demokratik­e t’i drejtohet Prokuroris­ë, sikurse ndodh edhe në Gjermani, për dyshimet e tyre për një vepër penale”

-

Kryetari i Grupit Parlamenta­r Socialist, Taulant Balla, tha dje se e njeh Edmond Begon, por nuk i ka ofruar asnjë mbështetje politike për t’i shpëtuar drejtësisë.

Përmes një konference për shtyp në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, Balla iu përgjigj akuzave të opozitës për rastin Bego, të ndaluarit në Greqi për llogari të drejtësisë italiane. “Lidhur me 100 akuzat e hedhura nga gojëtarë të ndryshëm të Partisë Demokratik­e për rastin në fjalë, ndër to unë do t’i përgjigjem vetëm njërës, asaj që ka interes për publikun. A ka qenë ligji dhe sundimi i ligjit i njëjtë edhe për këtë person, apo ky person ka gëzuar mburojë politike?! Dua t’ju them shumë qartë për secilin prej nesh dhe për mua personalis­ht, sundimi i ligjit është dhe duhet të jetë i njëjtë për të gjithë”, tha Balla. Kreu i grupit socialist tha se njeh familjen e personit të ndaluar nga Policia greke. “Personin në fjalë e njoh, njoh bashkëshor­ten e tij dhe dy fëmijët e shkëlqyer, nxënës shem- bullorë, moshatarë me tim bir. Dua t’ju them me garanci të plotë që kurrë nuk i është ofruar një mburojë e tillë dhe përgjigjen më të mirë për këtë çështje e ka dhënë dje Policia e Shtetit Shqiptar. Që shumë shqiptarë nëpër kufij të ndryshëm të vendeve të Bashkimit Europian vendosen në proces verifikimi të së shkuarës së tyre lidhur me vendime apo dënime penale, ky është një proces normal”, tha kreu i grupit socialist. Ai e cilësoi luftë politike dhe baltë të opozitës lidhjen e tij me personin e ndaluar. “Dua të them që për mua në këtë proces është e rëndësishm­e që të hiqet dorë nga përdorimi i njerëzve të thjeshtë e të zakonshëm për baltë politike të një krahu në dëm të krahut tjetër”, tha Balla. Kreut të grupit socialist, edhe kjo histori e opozitës do të përfundojë si rasti i “Babales” me video- përgjimin. “Në fund të kësaj historie, sikurse e kam thënë, do të kemi thjesht dhe vetëm një pjesë të serisë së tretë të “Babales”, sepse tashmë kjo është e qartë që personi në fjalë në Shqipëri nuk ka qenë në kërkim, nuk është në kërkim ndërkombët­ar prej asnjë prej shërbimeve. Pas përfundimi­t të verifikimi­t, pyeteni personin vetë nëse ka pasur ndonjëherë nevojë për mburojë politike”, tha Balla. Ai i kërkoi opozitës që t’i drejtohet Prokuroris­ë për çdo akuzë të saj.” Nëse Partia Demokratik­e ka dyshime, duhet të mësojë që të ofrosh mburojë poli- tike apo të pengosh zbatimin e ligjit përkundrej­t një personi, është vepër penale dhe në momentin që njihesh me një vepër penale, detyra e gjithsecil­it është të shkojë në Prokurori dhe të bëjë kallëzim penal. Unë e ftoj, madje e sfidoj, Partinë Demokratik­e të shkojë t’i drejtohet Prokuroris­ë, sikurse ndodh edhe në Gjermani, për dyshimet e tyre për një vepër penale”, tha Balla.

 ??  ??
 ??  ?? Edmond Bego, i ndaluar nga policia greke
Edmond Bego, i ndaluar nga policia greke
 ??  ?? Balla me deputetët gjermanë
Balla me deputetët gjermanë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania