Panorama (Albania)

Rikthehen protestat për Teatrin, Çeloaliaj: Politika po e bën çdo gjë tifozllëk

-

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka vijuar dje protestat para Teatrit Kombëtar në tentivë për të ndërgjegjë­suar sa më shumë qytetarët për të dalë kundër shembjes së godinave ekzistuese. Aleanca ka hyrë dje në ditën e 68 të protestës dhe do të vijojë takimet me artistët edhe në ditët në vijim. Aktori Alert Çeloaliaj deklaroi dje se politika ka mbërthyer për interesat e veta të gjithë shoqërinë, duke kthyer gjithçka në tifozllëk partiak. Sipas Çeloaliajt, politika e ka induktuar prej vitesh frymën e ndarjes politike dhe me anë të saj po bën që vendi të mbetet pa Teatër, por edhe pa arsimim. “Politika ka mbërthyer këtë vend dhe për interesat e veta dhe siç tha, që njerëzit sa më të largët të jenë me leximin, me dijen, me shkollën, aq më të vështirë do ta kenë të krijojnë mendimin e tyre personal. Aq më të vështirë do ta kenë të jenë qytetarë të përgjegjsh­ëm për atë çka ndodh rreth e rrotull tyre sepse të gjitha gjërat janë tifozllëk partiak. Nuk flas për Teatrin se jam socialist. A thua se të qenit socialist je zari i X- it apo Y- lonit, dhe të qenit demokrat, meqë Partia Demorkatik­e lufton kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, të bën të jesh direkt i prekur dhe luftëtar për Teatrin. Në radhë të parë duhet që ne të kemi njerëz, të cilët të mendojnë jo vetëm për veten e tyre, por edhe për çfarë ndodh me ‘ komshiun’, rrethi është shumë i ngushtë dhe shumë i shkurtër. Në qoftë se ti nesër do jesh pa bukë, do të thotë që pasnesër do të ngelet pa bukë, ushqimorja e lagjes nëse nuk do të blejë dikush atje. Dhe nëse nuk do të blejnë atje, do të zgjerohet dhe rrethi i shumë shpejt do të na vijë të gjithëve radha duke vrarë mendjen vetëm për problemet tona. Kjo politikë që ka induktuar këtë gjë, ka induktuar marrjen peng të një shoqërie të tërë prej 27 vjetësh, është e njëjta politikë që do të na lërë pa Teatër dhe ndoshta dhe pa arsim”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania