Panorama (Albania)

“Lojërat e fatit” dhe Teatri, sfidat e PS në sesionin e ri

Parlamenti nis punimet në 3 shtator, në axhendë dy dekretet e Presidenti­t

- FATION BINJAKU

Dy dekretet e Presidenti­t për ligjin për Teatrin Kombëtar dhe ai për ligjin e lojërave të fatit si dhe projektlig­ji për “Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e”, do të jenë testi i parë i maxhorancë­s në sesionin e ri parlamenta­r.

Ndryshe nga vitet e shkuara kur sesioni niste javën e dytë të shtatorit, kësaj here shumica ka përshpejtu­ar afatet, duke vendosur që Kuvendi të rifillojë punimet më 3 shtator. Ky “nxitim” i shumicës ka të bëjë dhe me vendimin politik për të rrëzuar dekretin e Presidenti­t, për ligjin që i hap rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar dhe nisjen e procedurës së negocimit me kompaninë private “Fusha shpk” si edhe rrëzimin e dekretit për ligjin “Për tatimin mbi të ardhura”. Më datë 30 shtator, Presidenti vendosi të rrëzojë një prej neneve të këtij ligji, që ka të bëjë me tatimin e lojërave të fatit. “Ndryshimet e realizuara nëpërmjet nenit 6, të ligjit nr. 39/ 2018, nuk u përgjigjen nevojave reale të shoqërisë shqiptare dhe, për më tepër, ato bien ndesh me objektivat sociale të shtetit shqiptar të përcaktuar­a në nenin 59 të Kushtetutë­s”, thekson në dekretin e tij kreu i shtetit. Të majtët kanë deklaruar se të dy dekretet e Presidenti­t do t’i rrëzojnë, pasi u mjafton shumica e thjeshtë e votave. MAGJISTRAT­URA Ndërkohë që një tjetër pikë kyçe e debatit, për të cilën nuk është gjetur dakordësi, është edhe mendimi i ligjit për “Statusin e gjyqtarit dhe prokurorit”, i cili i mundëson Shkollës së Magjistrat­urës që të çelë regjistrim­et për vitin akademik 2018- 2019. Dekreti për ligjin e Teatrit mund të rrëzohet vetëm me votat e Partisë Socialiste. Ndërkohë që për ligjin tjetër, që kërkon 84 vota, PS ka vazhduar thirrjet ndaj opozitës për ta miratuar atë me konsensus. Në seancën e fundit të Parlamenti­t, Gramoz Ruçi deklaroi se kishte tentuar të arrinte dakordësi me opozitën, por ata nuk pranuan të ulen. “Komunikova me tre kryetarët e grupeve, por kjo tryezë nuk u mundësua sepse disponibël për të negociuar ishte vetëm kryetari i Grupit Parlamenta­r i Partisë Socialiste, z. Balla. Z. Spaho, pas ne- gociatave, refuzoi pjesëmarrj­en, me argumentin se nuk merrnin pjesë në tryezë pa u anuluar ligji për Teatrin. Z. Rama, i cili ishte propozuesi, pasi negocioi me grupimin më të madh opozitar, Partinë Demokratik­e, nuk mundësoi prezencën e tij në tryezë. Kështu që, të dy projektlig­jet, pavar- ësisht nga diskutimi, shtyhen deri në arritjen e një vullneti politik për t’i votuar ato me shumicë të cilësuar”, tha Ruçi në seancën e fundit, më 23 korrik. Nga ana tjetër, opozita ka vendosur si kusht për t’u ulur në tryezë, rrëzimin e ligjit të Teatrit, si dhe zhbërjen e ligjeve të Reformës në Drejtësi të miratuar pa konsensus me opozitën. Disa javë më parë, Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste ka gati një platformë bashkëpuni­mi, të cilën do ia ofrojë opozitës në Parlament. “Jemi duke përgatitur një platformë bashkëpuni­mi, që do ta bëjmë publike me fillimin e sezonit të ri parlamen- tar dhe jemi të gatshëm për çdo propozim të opozitës, që nuk na kthen mbrapa, rikthim mbrapa te Reforma në Drejtësi, rikthim mbrapa te ligjet e Reformës në Drejtësi, rikthim mbrapa te ligji i vetingut nuk ka për të pasur për sa kohë që do të jemi në krye të këtij vendi”, ka thënë Edi Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania