Panorama (Albania)

“Opozita të ndryshojë qëndrim për Magjistrat­urën”

Balla: Tre shtatori, testi i parë i gatishmëri­së së opozitës

- Taulant Balla

Kryetari i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka bërë thirrje dje sërish opozitës, që të votojë në sesionin e ri parlamenta­r, projektlig­jin për “Statusin e gjyqtarëve dhe prokuroriv­e”. Kjo nismë, sipas Ballës, do t’u japë mundësi studenteve ekselentë që të ndjekin Shkollën e Magjistrat­urës dhe të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë. “Kuvendi i Shqipërisë rifillon punimet në 3 shtator dhe unë do të doja që të ribëja edhe një herë apelin përkundrej­t opozitës që në seancën e parë, atë të 3 shtatorit, që të kishin mundësinë të votonim menjëherë rivendosje­n në afat të një dispozite tranzitore, që ka të bëjë me Shkollën e Magjistrat­urës. Shkolla e Magjistrat­urës është pjesë e një projekti të rëndësishë­m bashkëpuni­mi mes dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Gjermanisë”, ka thënë Balla. Sipas tij, opozita duhet të ndryshojë qëndrim këtë sesion të ri parlamenta­r dhe të mos krijojë vonesa në sistemin e drejtësisë. “Ne duam që në këtë rrugë të mos jemi vetëm, por të kemi bashkë edhe opozitën. Testi i parë i gatishmëri­së së opozitës për të qenë pjesë e këtij procesi është pikërisht vota e tyre në favor të fillimit të vitit shkollor për Shkollën e Magjistrat­urës, edhe pse ndoshta pak me vonesë, që asistenca e vyer gjermane dhe ajo e Bashkimit Europian përkundrej­t Shkollës së Magjistrat­urës të jetë funksional­e, sepse do të jetë Shkolla e Magjistrat­urës që do të mbushë vendet vakante të krijuara në sistemin e drejtësisë për shkak të largimit nga sistemi të gjyqtarëve apo prokurorëv­e, të cilët nuk kanë kaluar vetingun. Opozita duhet të kuptojë që sjellja e deritanish­me dhe roli i saj duhet të jetë tërësisht i ndryshëm nga ai që ka qenë në dy sesionet e shkuara kuvendore”, ka deklaruar dje Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania