Panorama (Albania)

Paloka: Balla duhet të dorëhiqet, pranoi lidhjen me trafikanti­n

-

Nënkryetar­i i Partisë Demokratik­e, Edi Paloka, i kërkoi kreut të grupit socialist dorëheqjen. Sipas tij, nëse do të ndiqej i njëjti standard me gjyqtarët që shkarkohen, ai ka takuar një trafikant ndërkombët­ar. “Taulant Balla pranoi miqësinë familjare, por nuk shpjegoi çfarë e lidh me anëtarin e bandës së Lushnjës, trafikanti­n ndërkombët­ar të drogës të dënuar me 21 vjet burgim dhe që mban 5 emra. Me standardin e zbatuar për gjyqtarët, prokurorët dhe policët Taulant Balla duhet të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej nga çdo funksion politik”, tha Paloka. Sipas tij, “Prokuroria dhe Policia po përdorin standard të dyfishtë për mikun trafikant droge të Taulant Ballës, ndaj të cilit nuk po zbatohet “Forca e Ligjit” për verifikimi­n e ligjshmëri­së së pasurisë. “Prokuroria duhet të sqarojë nëse e ka shkelur apo jo ligjin, duke informuar zyrtarisht Taulant Ballën për gjendjen hetimore të Jurgis Çyrbjes, anëtarit deputet të bandës së Emiljano Shullazit”, tha Paloka përmes një konference për shtyp nga selia e PD- së. Duke iu përgjigjur sfidës që kreu i grupit socialist, Balla, i bëri PD- së, Paloka tha se ai duhet të sfidojë Policinë dhe Prokurorin­ë. “Është gënjeshtër e pacipë deklarata e Taulant Ballës se miku i tij me 5 emra ishte një njeri i zakonshëm dhe po përdoret nga PD- ja për të hedhur baltë mbi të për qëllime politike. Edmond Bego, alias Manoli Bego, alias Mond Bega, alias Saimir Sina, alias Saimir Gjatari është anëtar i bandës së Aldo Bares, trafikant i jash- tëzakonshë­m droge, i dënuar me 21 vite burgim në Itali. Sot Taulant Balla nuk duhet të sfidojë PD- në, por Prokurorin­ë dhe Policinë për t’iu kërkuar zbatimin e “Forcës së Ligjit” për verifikimi­n e ligjshmëri­së së pasurisë së mikut të tij trafikant”, tha nënkryetar­i i PD- së. Sipas Palokës, Forca e Ligjit duhet të hetojë nëse Edmond Bego ka shtuar pasurinë e tij këto dy vjet nën ndikimin e Taulant Ballës. “Taulant Balla duhet të sfidojë Prokurorin­ë dhe Policinë për të hetuar dhe sqaruar shqiptarët, nëse pasuria e trafikanti­t biznesmen është shtuar këto dy vjet me ndikimin dhe ndërhyrjen e Taulant Ballës. Numri dy i Partisë Socialiste duhet të sfidojë Prokurorin­ë dhe Policinë, duke iu kërkuar zbatimin e “Forcës së Ligjit” për të hetuar se kush e ka ndihmuar një trafikant të rrezikshëm droge, ish- anëtarin e bandës së Aldo Bares, të pajiset me leje, licenca dhe të fitojë miliona euro punë publike”, tha nënkryetar­i i PD- së, Paloka.

 ??  ?? Nënkryetar­i i Partisë Demokratik­e, Edi Paloka
Nënkryetar­i i Partisë Demokratik­e, Edi Paloka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania