Panorama (Albania)

Rama mbledh qeverinë në Vlorë

Analiza e vitit të parë qeverisës, objektivat për vitin pasardhës

-

Kryeminist­ri Rama do të mbledhë ministrat e tij në një takim informal analize të 300- ditëshit të parë të mandatit të dytë të tij.

Takimi mësohet se do të zhvillohet në vilat qeveritare në Vlorë, larg vëmendjes së mediave, të cilat do të mundin të regjistroj­në vetëm hyrje- daljet e makinave të ministrave dhe stafit të Kryeminist­rit. Të hënën, ministrat dhe stafet e tyre u kthyen në punë pas pushimeve gati dyjavore. Mësohet se axhenda e takimit ( retreat) të Kryeminist­rit me ministrat e tij është analiza e punës së vitit të parë qeverisës dhe plani për vitin e dytë, në përmbushje të programit 4- vjeçar të qeverisë të prezantuar nga Edi Rama më 10 shtator 2017. Një vit më parë, pas shpalljes së kabinetit të ri, Kryeminist­ri zhvilloi dy takime të tilla në Llogara dhe në Shëngjin, pak ditë më vonë. Takimet i shërbyen hartimit të prioritete­ve të qeverisë dhe programit qeverisës, që u prezantua nga Kryeminist­ri me nisjen nga puna të Parlamenti­t të ri. Në vitin e parë qeverisës, Kryeminist­ri vijoi punën e tij me të njëjtin kabinet, pa bërë asnjë ndryshim ministrash.

QEVERIA Pritet që në shtator Kryeminist­ri Rama të bëjë ndryshime të ministrave të tij, për shkak të nevojës për impulse të reja në qeveri. Një vit deri qershorin e ardhshëm, kur Këshilli Europian do të marrë një vendim për negociatat me Shqipërinë, Kryeminist­ri do të kërkojë një ritëm të ri të kabinetit të tij. Mësohet se instrument­i matës i punës së çdo ministri, përveç realizimit të objektivav­e të programit të 300 ditëve të para, do të jetë edhe platforma e bash- këqeverisj­es shqipëria që duam. al, në të cilën qytetarët shprehin ankesat dhe problemati­kat që ndeshin në zyrat e administra­tës. Sipas raportit të publikuar nga vetë Kryeminist­ri Rama, në 10 muaj të funksionim­it të platformës, janë zgjidhur 13,694 halle dhe probleme të qytetarëve, që deri dje mbeteshin sirtarëve të zyrave të shtetit. “Bashkëqeve­risja me njerëzit e zakonshëm, në 10 muaj ka marrë jetë si një praktikë efikase ndërveprim­i mes qytetarëve dhe qeverisë, duke dëshmuar vlerën dhe potenciali­n e saj të jashtëzako­nshëm për Shqipërinë që Duam”, u shpreh Kryeminist­ri Rama pak ditë më parë, ndërkohë që bëri publik dhe faktin që për 420 zyrtarë të identifiku­ar nga hetimi administra­tiv, si përgjegjës për mospërgjig­jen në kohë ndaj qytetarëve, janë marrë masa ndëshkimor­e. Ndërkohë, Kryeminist­ri u bëri apel qytetarëve për të mos humbur kohë, por të raportojnë çdo problemati­kë që ata kanë, pasi kjo sipas tij, është mënyra sesi njerëzit e zakonshëm të marrin në kohë e me cilësi shërbimin që meritojnë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania