Panorama (Albania)

Masat, përdorimi i dronit çon në pranga 9 shoferë

Ecje në sens të kundërt dhe të dehur në timon, filmohen nga ajri

- ELBASAN/

Përdorimi i dronit për penalizimi­n e shoferëve duket se po jep rezultate konkrete për Policinë Rrugore.

Gjatë javës së fundit, në Elbasan janë vënë në pranga 9 persona, ndërsa 25 personave të tjerë u është hequr leja e drejtimit për shkelje të rregullave të qarkullimi­t. Policia e Elbasanit pohon se janë realizuar kontrolle të shtuara, me qëllim parandalim­in e aksidentev­e rrugore, ndërkohë që ka pasur kontrolle me drager e radarë në të gjitha rrugët urbane e dytësore të qarkut. Gjatë javës që kaloi rrugët e Qarkut Elbasan u monitoruan edhe me dron, ku monitorimi do vijojë edhe në javët në vazhdim. Kontrollet janë përqendrua­r në drejtim të shpejtësis­ë tej normave të lejuara, të drejtimit të automjetev­e nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të atyre që drejtojnë motoçiklet­at pa leje drejtimi dhe pa kaskë mbrojtëse, për mospërdori­m të rripit të sigurimit, për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjeteve, si dhe për shkelje të tjera, të cilat janë burim aksidenti. Gjithashtu, kontrollet janë përqendrua­r edhe në automjetet e transporti­t publik, për licencë apo pa kontroll teknik. Nga kontrollet e kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 6 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimi­t rrugor. Policia Rrugore e Elbasanit do vijojë kontrollet e pandërprer­a, me qëllim parandalim­in e aksidentev­e rrugore dhe apelon për të gjithë përdoruesi­t e rrugës që të respektojn­ë rregullat e qarkullimi­t rrugor, duke kontribuua­r në rritjen e parametrav­e të sigurisë rrugore.

 ??  ?? “AUDI” KU NDODHEJ PASAGJERE 26- VJEÇARJA MAJLINDA TROKA
“AUDI” KU NDODHEJ PASAGJERE 26- VJEÇARJA MAJLINDA TROKA
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania