Panorama (Albania)

Parakalimi i gabuar i merr jetën shtatzënës, rëndë vajza 7 vjeçe

Majlinda Troka, në muajin e 6 të shtatzënis­ë, mbeti e vdekur në vend. Në gjendje kritike për jetën, vajza e saj 7 vjeçe

- FIER/

Një parakalim i gabuar i merr jetën nënës 6muajshe shtatzënë, në gjendje të rëndë vajza e saj 7 vjeçe.

Një aksident i rëndë automobili­stik i ndodhur në orët e paradites në aksin rrugor FierLevan, ka shkaktuar vdekjen e një 26- vjeçareje. Në aksident u përfshinë dy automjete, një makinë tip “Benz” dhe një tjetër “Audi”. Majlinda Troka, 26 vjeçe, mbeti e vdekur, ndërsa e plagosur në gjendje të rëndë mbeti vajza e saj vetëm 7 vjeçe. Kurse tre persona të tjerë, Klaudia Troka, 44 vjeç, Astrit Troka, 58 vjeç dhe Laurent Troka, 31 vjeç, morën dëmtime të lehta. Nga informacio­net që jep Policia, dy automjetet janë përplasur në vendin e quajtur “Liqeni”. Në bazë të hetimeve paraprake, rezulton se automjeti tip “Benz” që vinte nga Fieri dhe po udhëtonte drejt Vlorës ka hyrë në parakalim të gabuar, duke përplasur mjetin tip “Audi” që drejtohej nga vjehrri viktimës, Astrit Troka. Edhe pse ky i fundit ka ulur shpejtësin­ë, përplasja ka qenë fatale duke i marrë jetën gruas shtatzënë 6muajshe si dhe plagosur rëndë vajzën e saj. Ndërsa tre të plagosurit e tjerë paraqiten jashtë rrezikut për jetën, kurse mjekët thonë se në gjendje të rëndë vijon të jetë vajza 7 vjeçe. Vajza, pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Fierit, është dërguar për ndihmë më të specializu­ar drejt Tiranës. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë për sqarimin e plotë të rrethanave. Burimet tregojnë se Astrit Troka po shoqëronte nusen e djalit dhe fëmijën e saj drejt qytetit të Fierit, në momentin kur ka ndodhur edhe aksidenti. Në automjetin tip “Audi”, përveç Majlindës, Astritit dhe vajzës së mitur ndodhej dhe Klodiana Troka, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje nga fshati Martinë i Fierit. Sipas disa burimeve, familja Troka po udhëtonte nga fshati i tyre në drejtim të qytetit të Fierit. Ata kishin planifikua­r të bënin pazar, e pastaj të ktheheshin në shtëpinë e tyre në fshatin Martinë. Burime nga spitali i Fierit bëjnë me dije se në spital u paraqitën tetë persona, por disa kishin plagë më të lehta dhe pasi morën ndihmën mjekësore u larguan. Mes të plagosurve i shtruar në spital është edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, Laurent Troka, nga fshati Nuselalë i Fierit. Në automjetin tip “Benz” kanë qenë edhe katër anëtarë të familjes së Laurentit, të cilët kanë shpëtuar me gërvishtje të lehta. “Në datën 21.08.2018, ora 11: 30 në aksin rrugor FierLevan, në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A. T., me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L. T. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja. M. T., e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, bëhet e ditur nga Policia.

 ??  ?? Makina tip “Benz” që u përfshi në aksident
Makina tip “Benz” që u përfshi në aksident
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania