Panorama (Albania)

Qendër estetike për prostituci­on, Gjykata dënon pronaren tutore

-

Pronarja e një qendre estetike në Tiranë, e arrestuar vitin e kaluar për shfrytëzim prostituci­oni, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 vjet e 8 muaj burgim. Megjithatë, ajo nuk do të qëndrojë në qeli, pasi Gjykata e konvertoi dënimin me shërbim prove për 5 vjet. Në vendimin e gjykatës shpjegohet mënyra se si rekrutohes­hin vajzat që ofronin shërbime erotike, si dhe janë të zbardhura disa nga mesazhet që shkëmbente tutorja me klientët. Baza e prostituci­onit që u zbulua në shkurt të vitit të kaluar nga oficerët e Antitrafik­ëve, ishte një aktivitet tregtar, si qendër estetike, në rrugën “Jusuf Vrioni”, pranë bllokut “Vasil Shanto”, në Tiranë. Sipas vendimit të Gjykatës, klientët e kësaj qendre, kundrejt pagesave që varionin nga 3 mijë lekë të rinj deri në 50 euro, merrnin në këmbim masazhet erotike, por edhe kryenin marrëdhëni­e seksuale. Gjykata e Tiranës ka përfunduar procesin gjyqësor ndaj pronares 38- vjeçare të qendrës, shtetases Enkeleda I., e cila është shpallur fajtore për “shfrytëzim të prostituci­onit” dhe “mbajtjes së lokaleve për prostituci­on”, duke u dënuar përfundimi­sht me shërbim prove për një afat 5vjeçar. Gjatë gjykimit ajo ka pranuar akuzën, duke rrëfyer detajet e aktiviteti­t të jashtëligj­shëm, madje edhe faktin se një nga vajzat e qendrës ishte e mitur. Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, pronarja e qendrës kishte punësuar 5 vajza si masazhator­e, disa prej të cilave ofronin shërbimet që janë konsiderua­r prostituci­on. Referuar dëshmive të tyre, në takimin e parë ajo i informonte se në qendër kishte masazhe relaksi, terapi dhe shërbime erotike. Gjatë hetimit të këtij aktiviteti prostituci­oni të goditur në shkurt të vitit 2017, janë administru­ar edhe tekstet e disa sms- ve të mbërritura në telefonin e Enkeleda I. nga klientë të ndryshëm. “Kemi sot që të vij?”, “Kemi ndonjë gocë të re sot shefe”, ishin dy prej tyre të zbardhur në dosje. Në të njëjtin çështje u shpallën fajtore për akuzën e “prostituci­onit” dhe u gjo- bitën me nga 100 mijë lekë një nga vajzat masazhator­e dhe një klient i kapur në flagrancë nga Policia në momentin e ndërhyrjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania