Panorama (Albania)

Gruaja e viktimës: Më pyeti për ca para

-

Një 34- vjeçar shqiptar, i cili nga Policia e Shtetit po kërkohet prej 3 vitesh, i akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij, së fundmi është shpallur në kërkim edhe nga autoritete­t policore të Britanisë së Madhe.

Bëhet fjalë për Granit Shehun, i njohur edhe me emrin Giuliano, i cili në shtator të vitit 2015, ka qëlluar 12 herë me thikë djalin e xhaxhait të tij, Milazim Shehu, 42 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja ndodhi pranë banesave të dy kushërinjv­e në Bathore të Tiranës. E megjithatë, ai mundi të largohej dhe nuk u arrestua asnjëherë nga Policia e kryeqyteti­t. Sipas dosjes së Prokuroris­ë, gjithçka kishte ndodhur pasi autori akuzonte vajzën e viktimës për vjedhjen e 12 mijë lekëve të rinj, dyshim që nuk u arrit të provohej asnjëherë. Emri Granit Shehut doli sërish në skenë dje, pasi autoritete­t britanike publikuan të dhënat e tij, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta ndaluar. Autoritete­t angleze dyshojnë se pas vrasjes që ka kryer në Shqipëri, 34- vjeçari është fshehur në vendin e tyre. “Ai njihet për lidhjet në qytete si Londra, Eastbourne­in, Leedonin dhe Midlandsin Perëndimor, por nuk dihet me saktësi se ku fshihet”, thekson Policia britanike. Për shkak të krimit të rëndë, për të cilin akuzohet, Policia atje ka njoftuar që qytetarët britanikë të raportojnë nëse e shohin, madje t’i qëndrojnë sa më larg nëse kanë lidhje me të.

NGJARJA Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për të pandehurin Granit ( Giuliano) Shehu, i akuzuar për “vrasje me paramendim”, pasi akuzohet se, më datë 17.09.2015 ka vrarë shtetasin Milazim Shehu ( djali i xhaxhait të tij). I akuzuari është hetuar dhe gjykuar në mungesë. Në bazë

Bashkëshor­tja e viktimës është ripyetur nga prokurori i çështjes dhe ka treguar bisedën e fundit me të shoqin, Milazimin. “... rreth orës 17: 00, kur Graniti është kthyer nga guida që po i bënte së shoqes, kam vënë re që i ka folur Milazimit dhe të dy kanë qëndruar afër portës së oborrit të shtëpisë se Granitit. Më pas më ka thirrur Milazimi dhe jam afruar tek ai. Kur u afrova, më ka pyetur nëse dija gjë se vajza ka marrë 12 mijë lekë te shtëpia e Granitit. Ndërsa unë i kam thënë se nuk kishte mundësi, pasi vajza jonë nuk di as të numërojë paratë, pasi ajo ishte vetëm 8 vjeçe. Në këtë kohë ka ndërhyrë Graniti dhe na ka thënë se e ka pyetur vajzën dy javë më parë dhe i kishte thënë se i kishte marrë...” të materialit hetimor të Prokuroris­ë së Tiranës, rezulton se: Më datë 17.09.2015, rreth orës 01: 00, Policia e Shtetit është njoftuar nëpërmjet sallës operative të Drejtorisë së Policisë Tiranë se ne spitalin “xxxx” gjendet i vdekur shtetasi Milazim Shehu. Menjëherë pas marrjes së njoftimit është krijuar grupi hetimor dhe nga të dhënat paraprake rezulton se më datë 16.09.2015, rreth orës 18: 00, në rrugën “Horizonti” të Bashkisë Kamzë, shtetasi Milazim Shehu është goditur nga shtetasi Granit Shehu ( djali i xhaxhait të tij). Ky fun- dit e ka goditur disa herë me mjete të forta dhe prerëse shtetasin Milazim Shehu duke i shkaktuar atij plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit. Kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën ndërmjet dy portave të shtëpive të këtyre shtetasve dhe më pas shtetasi Milazim Shehu është transportu­ar nga familjaret e tij për në Spitalin “xxxxx”, ndërsa shtetasi Granit Shehu është larguar duke iu shmangur hetimeve.

DEKLARIMET Nga deklarimi i shtetasit Xhevahir Shehu ( vëllai i të ndjerit), ndër të tjera, shpre- het se: “... rreth orës 19: 00 ka qenë në Kukës së bashku me familjen e tij dhe e kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë se Milazimi është konfliktua­r me Granit Shehun, me të cilin janë kushërinj dhe komshinj dhe ndodhet i shtruar ne spitalin “Xxxx”. Menjëherë kam marrë në telefon vëllain tjetër, Fatosin, duke i thënë se janë konfliktua­r Milazimi me Granit Shehun”. Është pyetur shtetasi Kujtim Shehu, i cili ndër të tjera thotë se: “... kam kaluar përpara shtëpisë së Milazimit dhe përpara kam parë makinën e tij të ndezur dhe brenda në timon ( shofer) ka qenë shtetasi Koradi, i cili është vëllai i nuses së Granit Shehut, mbrapa ishte i shtrirë Milazimi, i cili ishte i gjakosur dhe bashkë me të ishte dhe gruaja, Vilma, dhe vajza, të cilat u nisën për në spital. Pasi kam pyetur se çfarë ka ndodhur, Vilma më ka thënë se është punë qeni. Më pas kam pyetur në spital dhe më kanë thënë se rreth orës 01: 00, Milazimi vdiq”. Është pyetur shtetasi Elvin Luzi, i cili ndër të tjera deklaron se: “... rreth orës 04: 00 është njoftuar nga vajza e xhaxhait të tij, Denada Luzi, e cila i ka thënë se Milazimi ka pasur një konflikt me djalin e xhaxhait të tij, pasi ky i fundit dyshonte se vajza e Milazimit i kishte vjedhur 12 mijë lekë dhe për këtë janë përleshur me njeri- tjetrin e për pasojë të dëmtimeve të shumta Milazimi ka vdekur”. Shtetasi Elvin Luzi nuk e njeh se cili konkretish­t ka qenë personi që është konfliktua­r me Milazimin, por sqaron se babai i këtij personi është konfliktua­r dhe është vrarë në Durrës, por emrin nuk ia di. Është pyetur shtetasi Xhevahir Bilali, i cili ndër të tjera thotë se: “... Milazim Shehu është shok që fëmijë dhe është mik i tij ( djali i hallës së tij është kushëri me babanë e Granit Shehut). Më datë 16.09.2015, rreth orës 19: 00, ka shkuar për të marrë djalin e hallës që ka shtëpinë ngjitur me Milazim dhe Granit Shehu dhe aty ka parë Mbarime Bilalin, e cila i ka thënë se këtu nuk ka asnjë njeri pasi kanë shkuar të gjithë në spital, se Milazimi është rëndë. Menjëherë ka shkuar te spitali dhe aty ka gjetur shtetasit Sokol Bilali, Armand Bilali, Kujtim Shehu, Vilma Shehu, së bashku me djalin Denis Shehu, të cilët i kanë thënë se Milazimi është në dorë të Zotit dhe të gjithë po qanin”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania