Panorama (Albania)

Mijëra për Kurban Bajram në Tiranë, Veliaj drekë për njerëzit në nevojë

-

Me mijëra besimtarë myslimanë dolën mëngjesin e së martës në sheshin "Skënderbej" për të falur namazin me rastin e festës së Kurban Bajramit. Ndërsa qindra mijëra të tjerë kanë festuar dhe kryer faljen në sheshet e çdo qyteti të vendit, ndërsa ra në sy organizimi në qytetin e Kavajës. Gjatë fjalës përshëndet­ëse të mbajtur nga kryetari i Komuniteti­t Mysliman, Skënder Bruçaj, u shpreh se, kjo ditë duhet të shërbejë për të falur dhe mirëkuptua­r gabimet e njëri- tjetrit dhe për të kontribuar për të mirën e përbashkët. "Le të lutemi në këto ditë të begata, ku mbizotëron përkujdesj­a hyjnore që dashuria, mëshira, bujaria dhe sinqeritet­i të mbizotëroj­ë në zemrat e njerëzve, në mënyrë që shoqëria jonë të mos përjetojë tragjedi dhe vuajtje", u shpreh Bruçaj. Ata që nuk kishin dje një vakt të ngrohtë për Festën e Kurban Bajramit, e kanë marrë falas, e madje të servirur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mensën më të re sociale në kryeqytet. I shoqëruar nga kryemyftiu i Tiranës, Ylli Gurra, kryetari jo vetëm shërbeu drekën, por dha edhe mesazhe për më shumë solidarite­t. "Ne në Tiranë nuk na bën kryeqyteta­rë fakti si dukemi ose gjuha që flasim, na bën kryeqyteta­rë sjellja. Kjo do të thotë që të shohim përtej bahçes sonë, shohim edhe për nevojat e tjetrit, shohim edhe për dikë që është në ditën e vet të vuajtjes. Kjo na bën kryeqyteta­rë. Nuk mund të ketë vetëm bashkia monopol bamirësinë. Duhet ta ketë çdo institucio­n tjetër. Unë do të doja t'i ftoja sot të gjithë shqiptarët, jo vetëm ne që jemi mbledhur këtu, ta ndajnë drekën e tyre në tresh; një pjesë për familjen, një pjesë për miqtë që kanë këtu dhe një pjesë tjetër për ata që janë në nevojë", theksoi Veliaj duke apeluar qytetarët të dhurojnë sa më shumë, qoftë fqinjëve të pallatit apo edhe njerëzve që nuk i njohin. Ky është viti i tretë që bashkia organizon dreka festive në mensat sociale për dhjetëra familje në nevojë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuar. Përveç mensës së re sociale të hapur në Njësinë nr. 4, pranë shkollës "Ardian Klosi", në Tiranë janë të hapura çdo ditë edhe pesë të tjera: në Laprakë, Kombinat, Shkozë, tek "Ura e Tabakëve" dhe te "Xhamia e Xhurës". Por, Bashkia e Tiranës nuk është mjaftuar me kaq. Që në natën e Kurban Bajramit ka ndarë mbi 2 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë që ndodhen kryesisht në rrethinat e qytetit, me qëllim që dreka e Bajramit, t'i gjente plot tryezat e tyre.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania