Panorama (Albania)

Shënimet e Dritëroit: Jam pa perëndi. E kam gjoksin e zbrazur

“Thagmat e komunizmit” në fletoret e shkrimtari­t, mbajtur mes viteve 1988- 1990, nga kultura te gjendja në fshat

-

Viteve ’ 90 po u vinte fundi dhe një tjetër fund ndihej në ajër. Diktatura, si një kafshë e plagosur, shkaktonte viktimat e fundit...

Por kishte jetuar gjatë dhe pasojat dhe varret që kishte hapur ishin të thella, ndoshta të pashëruesh­me. Varfëria e njerëzve nuk mund të mbulohej dot më. Por po aq e dhimbshme ishte edhe varfëria shpirtëror­e. Ndalimi i besimit fetar qysh në vitin 1967, u kishte mohuar shqiptarëv­e të kishin shpresë, të besonin përtej së prekshmes. E ndonëse Dritëro Agolli besonte te letërsia, dukej se e vuante mungesën e besimit në Zot. Kështu shkruan ai në shënimet e mbajtura mes viteve 1988- 1990. “Unë jam pa perëndi. E kam gjoksin e zbrazur”. Asokohe e kishte të ndaluar ta thoshte hapur këtë, ndaj e mbajti ndryrë në shënimet e tij, të publikuara nga e bija, Elona.

SHËNIMET Ai e kishte vështrimin e mprehtë. Gazetaria ishte profesioni i tij, por syri i gazetarit e ndihmonte edhe në shkrimtari, në ndërtimin e ngjarjeve, vizatimin e karakterev­e... Ishin detajet ato që e bënin diferencën. Dhe prej këtij vrojtimi dhe ndjeshmëri­e, veprat e Dritëro Agollit janë aq të pasura, me ngjyra të gjalla, si të shikoje vetë jetën. Dritëro Agolli pati mundësi të botonte shumë në gjallje dhe ta thoshte të vetën nëpër biseda e faqe të shtypit, por duket se s’kanë të sosur shënimet e Dritëroit. E bija, Elona, teksa vazhdon të rrënojë nëpër shënimet e të atit, herë pas here ndesh nëpër blloqe e fletore, gjëra të atilla dhe nuk i reziston dot tundimit që t’i ndajë me të tjerët. Thuajse çdo ditë, ajo boton poezi e faksimile të shënimeve të Dritëroit, aq sa duket sikur ai është i pranishëm më shumë se kurrë. Dje, ajo ka publikuar disa copëza shkrimesh, që datojnë përpara rënies së komunizmit. Ndonëse ishte i majtë në bindje, madje për shumë vite kishte drejtuar Lidhjen e Shkrimtarë­ve dhe Artistëve, një organ me shumë autoritet përpara viteve ’ 90, ai nuk e kishte të vështirë të shquante problemati­kat. Ato i haste kudo ku shkonte me bllokun e gazetarit dhe mbante shënime nga ato që shihte apo ia tregonin. Elona i ka quajtur “thagma të komunizmit”, sepse të atilla ishin në atë kohë dhe vazhdojnë të mbeten. Madje, sot, marrin edhe më tepër një kar- akter qesharak dhe të pabesueshë­m. “Thagmat e komunizmit në shënimet e Dritëroit. Blloku shënjon në faqen e parë ‘ Shënime, 19881990’. I ruajtur së bashku me blloqe të tjera të vogla: shënimet e gazetarit, shënime udhëtimesh, ngjarje për tregime, aforizma e thënie ( syresh mjaft të guximshme për t’u shkruar e ruajtur) shënime me kuriozitet­e nga shtypi ndërkombët­ar apo lajmet e ATSH, etj”, shkruan Elona Agolli. Përmes këtyre shënimeve shprehet shqetësimi i Dritëroit për gjithfarël­loj temash, që kishin të bënin me jetën në fshat, me kulturën, vëzhgime që lidheshin me përditshmë­rinë e shqiptarëv­e, me mungesën e kulturës shëndetëso­re... “Në vendin tonë shpenzohen një milion e gjysmë tubeta dhëmbësh në vit. D. m. th, gjysmë tubete në vit për frymë. Aq pak sa s’bëhet!”, shkruan në fletoret e tij Dritëroi. “THAGMAT E KOMUNIZMIT” Si një devolli, bir fshatari, që nuk e mohoi asnjëherë lidhjen me vendlindje­n dhe me tokën, Dritëro Agolli duket se ishte i shqetësuar për atë që ndodhte në fshat. Edhe për atë ishte e pakuptuesh­me se si fshatarit t’i hiqej e drejta mbi tokën, të prodhonte, të mbillte e të korrte, të rriste shpezë në oborr. Këtë dëshmojnë edhe shënimet në fletoret e tij, të shkruara mes humorit dhe keqardhjes. Ndërsa e vlerësonte shumë punën që pa gdhirë, mirënjohje që e shpreh përmes këtë aforizëm: “Zgjohet dielli mbi pikën e parë të djersës”, shkruante ai.

“PULA E DETIT” Ishte ndaluar të mbaje në fshat pula e gjela deti. Njëri e mbante fshehurazi. E mori vesh kryetari i këshillit dhe shkuan me dy- tre veta për t’ia hequr.

- Është klloçkë. Është mbi vezë!,- tha i zoti i shtëpisë. - There! S’duhet ta mbash. Donte, s’donte, e theri në sy të tyre dhe e hodhi, pasi klloçka nuk hahet. ( Gegë Gjoka - Troshan, Lezhë)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania