Panorama (Albania)

Daçiç në krah të Lavrov: Duan Shqipërinë e Madhe

"Shqiptarët synojnë territor deri në Nish e Veri të Greqisë"

-

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, u takua të martën në Soçi të Rusisë me kryediplom­atin rus, Sergei Lavrov, duke pasur në fokus Kosovën.

Takimi mbahet para bisedimeve intensive që do të mbahen mes dy ekipeve negociator­e të nivelit të lartë të Kosovës dhe Serbinë në Bruksel, duke nisur që nga shtatori, me një parashikim për arritjen e një marrëveshj­eje në fillim të nëntorit. Daçiç dhe Lavrov janë përpjekur të krijojnë panoramën e një trajtimi të padrejtë të serbëve në Kosovë, duke u bërë shpesh thirrje gjatë konferencë­s së tyre, qoftë KFORit, EULEX- it apo BE- së që mbrojnë serbët, që të ndalojnë shqiptarët nga dhuna ndaj serbëve dhe të mos lejojnë shqiptarët të bëjnë trazira në Ballkan për territore, a thua se luftërat në Ballkan kanë nisur nga shqiptarët. Lavrov i ka paraqitur serbët në Kosovë si të rrezikuar. Sipas tij, KFOR- i dhe EULEX- i duhet të parandaloj­në plotësisht çdo përpjekje për dhunën dhe vandalizmi­n në Kosovë drejtuar kundër serbëve dhe vendeve fetare. Por realiteti në terren është se serbët jo vetëm që nuk janë të rrezikuar në Kosovë, por askush nuk i pengon të lëvizin të lirë. "Ne ndajmë qëndrimin me Serbinë, se ekziston nevoja për të shmangur çdo veprim që mund të çojë në ndonjë linjë ndarjeje në Ballkan, që mund të mbështesë parimin ose me ne, ose kundër nesh", tha Lavrov pas takimit në Soçi me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç. Ai shtoi se është absolutish­t i sigurt se një e ardhme e qëndrueshm­e dhe e sigurt mund të sigurohet vetëm në kuadrin e bashkëpuni­mit të barabartë e të ndërsjellë, që përkrah Rusia dhe Serbia. Lavrov akuzoi Kosovën se ka dështuar që të zba- tojë marrëveshj­et e arritura në Bruksel me Serbinë. Ai i ka kërkuar Bashkimit Europian që të bëjë presion te shqiptarët e Kosovës që këto marrëveshj­e të funksional­izohen. "E shohim qëndrimin konstrukti­v të Beogradit në bisedimet me Prishtinën të ndërmjetës­uar nga BE- ja, por nuk mund të themi të njëjtën për qëndrimin e shqiptarëv­e të Kosovës, pasi ata s'po zbatojnë marrëveshj­et e arritura shumë vite më parë", ka thënë Lavrov. Derisa ka folur për çështjen Kosovë- Serbi, Lavrov ka theksuar se marrëdhëni­et Rusi- Serbi janë për t'u vlerësuar.

Ndërsa Daçiç, duke marrë shkas nga deklarata e Presidenti­t të Kosovës, Hashim Thaçi, për të përfshirë në hartën e Kosovës edhe Luginën e Preshevës, ka akuzuar shqiptarët se synojnë marrje territores­h nga fqinjët. "Sh- qiptarët nuk e kuptojnë se situata dhe bota ka ndryshuar", tha në Soçi zëvendëskr­yeministri i parë dhe ministri i Jashtëm serb, Daçiç. Sipas tij, kërkesat e shqiptarëv­e janë dëshmi e mungesës së gatishmëri­së për kompromis. "Të gjithë duan projektin e Shqipërisë së Madhe dhe për ata e gjithë kjo është pak, duan të vijnë në Nish. Ata do të merrnin gjysmën e Malit të Zi, gjysmën e Maqedonisë deri në Veri të Greqisë", aludoi Daçiç.

 ??  ?? Daçiç dhe Lavrov gjatë konferencë­s për shtyp
Daçiç dhe Lavrov gjatë konferencë­s për shtyp

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania