Panorama (Albania)

Erdogan padit SHBA në OBT: S’ulemi në gjunjë

Ministri turk: Politika e SHBA me Turqinë, vetëhumbës­e

-

Tensionet mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara vazhdojnë të rriten, ndërkohë që Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka thënë se nuk do t'i japë asnjë koncesion Turqisë për lirimin e pastorit amerikan, që po mbahet atje prej dy vitesh. Ndërsa ministri i Jashtëm turk ka deklaruar se politika që po bën SHBA- ja me Turqinë është vetëhumbës­e. Në një intervistë me "Reuters", Trump ka kritikuar Turqinë që nuk e ka liruar pastorin Andrew Bronson. Ai tha se pasi ndihmoi të bindte Izraelin që të lironte një qytetare të arrestuar turke, ai mendoi se Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, më pas do të lironte Bronson. "Mendoj se ata po bëjnë një gabim të tmerrshëm. Nuk do të ketë koncesione", tha Trump për "Reuters". Lira turke është dobësuar shumë për shkak të sanksionev­e që ka vendosur Trump për të ndëshkuar Turqinë që nuk e liroi pastorin amerikan. Erdogan gjatë lutjeve të tij fetare u ka bërë apel turqve për ndjenjat e tyre besimtare dhe patriotike, duke iu premtuar se nuk do të ulen në gjunjë nga kriza ekonomike. Turqia ka paditur SHBA- në në Organizatë­n Botërore të Tregtisë, pasi kjo e fundit rriti tarifat e importit të aluminit dhe të çelikut.

Sipas Turqisë, veprimet e Shtëpisë së Bardhë nuk janë në përputhje me një numër dispozitas­h të Marrëveshj­es së OBT- së mbi Masat Mbrojtëse dhe Marrëveshj­en e Përgjithsh­me mbi Tarifat dhe Tregtinë ( GATT) 1994, shkruan "Reuters". Rregullat kërkojnë që Turqia dhe SHBA të arrijnë një marrëveshj­e brenda 60 ditësh pas ankesës që Ankaraja bëri në OBT, përndryshe çështja do të zgjidhet nga ky organizëm. Më 10 gusht Presidenti Donald Trump autorizoi dyfishimin e tarifave për çelikun dhe aluminin, respektivi­sht me 50% dhe 20%. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, e quajti politikën e Trump- it vetëhumbës­e, duke kujtuar rolin kritik të bazës Ajrore Incirlik në Turqi.

 ??  ?? Donald Trump dhe Recep Tayyip Erdogan para fillimit të samitit të NATO në Bruksel, më 16 korrik 2018
Donald Trump dhe Recep Tayyip Erdogan para fillimit të samitit të NATO në Bruksel, më 16 korrik 2018

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania