Panorama (Albania)

Analiza e Qeverisë në një vit dhe ndryshimet, Rama mbledh ministrat dhe Asamblenë e PS- së

NISIN LEVIZJET PAS PUSHIMEVE, KRYEMINIST­RI THERRET TAKIMIN INFORMAL LLOGARIDHE­NES ME KABINETIN NE VLORE

-

Analiza e qeverisë për vitin e parë të punës së saj do të zhvillohet në Asamblenë Kombëtare Socialiste, e cila pritet të mblidhet ditët e para të shtatorit. Kjo analizë do të përcaktojë dhe ministritë, ku duhet të ndërhyjë Kryeminist­ri për të bërë ndryshimet e tij. Asambleja ishte parashikua­r të zhvillohej në fund të korrikut, para pushimeve të verës. Por në mbledhjen e Grupit Parlamenta­r Socialist, të zhvilluar më 16 korrik, kryetari i tij, Taulant Balla, njëkohësis­ht dhe kryetar i Asamblesë Kombëtare të PS, njoftoi deputetët se Asambleja Kombëtare, ku do të bëhet analiza e punës së qeverisë për vitin e parë të mandatit të dytë të saj, shtyhet për në shtator. Mbledhja e fundit e Asamblesë Kombëtare është zhvilluar në prill të këtij viti dhe aty është bërë po ashtu analiza e punës së qeverisë për periudhën janar- prill 2018. Gjatë këtij mandati, ministrat e qeverisë kanë zhvilluar takime llogaridhë­nieje para deputetëve socialistë, ku kanë marrë dhe pyetje dhe kritika nga deputetët e tyre. Një vit më parë, ishte Kryeminist­ri Rama i cili përcaktoi një rol të ri të grupit parlamenta­r dhe strukturav­e të partisë përballë qeverisë që ai drejton. “Sfida e këtij mandati kërkon që grupi parlamenta­r të jetë i organizuar shumë mirë, i disiplinua­r si asnjëherë më parë, i drejtuar nga një ekip i përkushtua­r dhe i përgatitur për debatin e vijës së parë në komisione dhe në sallë, por mbi të gjitha, i aftë organizati­visht për t’u koordinuar plotësisht me ekipin drejtues të partisë dhe me ekipin qeverisës. Funksionet e tri këtyre ekipeve do të jenë të ndara qartë, natyrisht, por bashkëpuni­mi i ngushtë dhe ndërveprim­i sistematik mes tyre, pra parti- grup- qeveri, do të përcaktojë cilësinë e gjithë procesit tonë qeverisës, do të përcaktojë efikasitet­in e bashkëqeve­risjes me njerëzit e zakonshëm dhe do të përcaktojë suksesin ose mossuksesi­n tonë”, është shprehur Kryeminist­ri Rama.

 ??  ?? RAMA GJATE NJE TAKIMI INFORMAL ME MINISTRAT
RAMA GJATE NJE TAKIMI INFORMAL ME MINISTRAT
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania