Panorama (Albania)

Çmimi për një marrëveshj­e të panevojshm­e

- AGIM NESHO

Procesi i negociatav­e SerbiKosov­ë, i ndërmjetës­uar nga Brukseli, lëvizi së...

fundmi drejt një drejtimi të ri, provokativ dhe me pasoja për paqen dhe stabilitet­in ballkanik. Të dy negociator­ët kryesorë, përkatësis­ht Presidenti i Serbisë Vuçiç dhe së fundmi edhe Presidenti i Kosovës Thaçi, kanë hedhur në tavolinë skenarin e përbashkët të “korrigjimi­t të kufijve” për të arritur një marrëveshj­e të qëndrueshm­e. Opsioni i përbashkët mbështetet në dy argumente të ndryshme. Pala Serbe që të shmangë pengesën për anëtarësim­in në Bashkimin Europian, ndërsa presidenti kosovar që ky opsion do të sigurojë njohjen e Kosovës nga Serbia, si rezultat i së cilës do të sigurohet anëtarësim­i i Kosovës në Organizatë­n e Kombeve të Bashkuara. Të dy presidentë­t kanë deklaruar që marrëveshj­a do të jetë e dhimbshme, por në interes të paqes dhe prosperite­tit të brezave të rinj.

Dalja e këtij skenari të ri me pasoja destabiliz­uese për rajonin, por edhe më gjerë, guximi për të prekur tema tabu që tejkalon veprimin e dy udhëheqësv­e ballkanikë, ngre pyetje të shumta dhe rihap një kapitull që për perëndimin quhej i përfunduar. Kush dhe përse kërkon të hapë çështjen e Kosovës, çfarë përfitohet nga precedenti i ndryshimit apo korrigjimi­t të kufijve, çfarë përfitojnë palët në proces, a po kërkohet një rindarje e Ballkanit në linja të pastra etnike, a përfitojnë nga ky proces fuqitë e tjera rajonale që po kërkojnë rritjen e zonave të tyre të influencës në Ballkan, si Rusia, Turqia dhe Kina? Këto dhe shumë pyetje të tjera dolën në pah menjëherë nga ata që, për mëse tetë vjet e kishin të vështirë të ndryshonin një presje në zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe nervozohes­hin kur i jepnin dorën njëri- tjetrit.

Për serbët dhe Presidenti­n Vuçiç, sigurisht që kjo marrëveshj­e përbën një fitore, sepse rihap një kapitull të mbyllur historik. “Ai shtyn dhe fiton nga asgjëja”,- thotë Ivan Vojvoda dhe shtyn axhendën e tij për ta bërë Serbinë një fuqi ballkanike. Ringre shkëmbimin e territorev­e për të fituar edhe atëherë kur Serbia duhet të pranojë realitetet e reja dhe të reflektojë ndaj të shkuarës. Çdo negociatë e re e vë në një status më të favorshëm Serbinë, e cila po bëhet gjithmonë e më shumë një lojtar atraktiv për komuniteti­n ndërkombët­ar. Duke gjetur liderin shqiptar të Kosovës, që bëhet protagonis­t në shkeljen e temave tabu dhe potenciali­sht provokon me hapjen e ‘ kutisë së Pandorës’, ai përgatitet për çdo skenar të ri që do t’i mundësojë zgjerimin dhe fuqizimin e Serbisë së Madhe. Veriu i Kosovës është shkaku, pasojat janë në Bosnjë- Hercegovin­ë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Palët negociuese pretendojn­ë shkëmbimin e territorev­e apo korrigjimi­n e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, që mund të kenë qenë opsione të hedhura krahas bisedimeve, por e vërteta qëndron që asnjëherë nuk janë pranuar nga komuniteti ndërkombët­ar si zgjidhje. Asnjëherë nuk janë parë kufijtë midis dy vendeve nga fuqitë e mëdha, garantuese të procesit, si një qëllim për përcaktimi­n e shteteve të reja, përfshirë edhe Republikën e Kosovës. Prioritet i tyre ka qenë paqja dhe stabilitet­i i qëndrueshë­m në rajon. Ky ishte edhe mesazhi i Grupit të kontaktit, që në janar 2006 përcaktoi parimet për zgjidhjen e çështjes dhe statusit të Kosovës nga fuqitë botërore: jo ndarje të Kosovës, jo bashkim me një shtet tjetër apo pjesë të tij. Këto parime iu paraqitën Këshillit të Sigurimit dhe çuan në përgatitje­n e planit Ahtisaari, baza e të cilit është edhe rendi kushtetues në Kosovë. Për t’u bërë sa më i pranueshëm nga të dy palët, u gjet multietnic­iteti si faktor kompromisi për palën serbe. Garantimi i të drejtave të minoriteti­t mbi një bazë të avantazhua­r kushtetues­e: më pak se 4 %, por me 20 vende të garantuara në Parlamenti­n me 120 anëtarë, bashkëqeve­risje, pjesëmarrj­e e detyrueshm­e në institucio­net kryesore të vendit dhe veto për çështje të rëndësishm­e si ushtria etj.

Në gjithë këtë skemë të qartë, lind pyetja pse Serbia kërkon diçka më tepër si shkëmbimi i kufijve për të njohur një realitet të pakthyeshë­m? A mendon Serbia dhe Presidenti Vuçiç që liderët shqiptarë mund të parapëlqej­në precedentë të tillë për qëllimet e tyre nacionalis­te dhe pushtet personal?

Duke respektuar rregullat e lojës, marrëveshj­a e ndërmjetës­uar nga Brukseli kërkon që Serbia të njohë Kosovën si kusht të hyrjes së saj në Bashkimin Europian. Ky është detyrimi i Serbisë, e cila kërkon të bëhet pjesë e një familjeje evropiane, në bazë të së cilës qëndrojnë vlerat dhe parimet e shoqërisë së lirë, demokratik­e dhe multietnik­e. Ata kërkojnë zgjidhje të reja për arsye të frymës nacionalis­te që mbizotëron në vend dhe projekteve për të qenë elementë dominues në Ballkan. Në qoftë se zgjidhjen e problemit e shikojnë me skema të fuqisë dhe ndarjes së territorit si në shekullin e XIX, ky është problemi i tyre dhe sfida për të qenë pjesë e një shoqërie moderne europiane.

Kjo përbën edhe enigmën më të madhe në këtë skemë. Opozita në Kosovë akuzon Presidenti­n që qëllimet e tij justifikoh­en me fuqizimin e pushtetit personal, shumica e klasës politike në Kosovë e Shqipëri si veprim të papranuesh­ëm dhe në dëm të interesave të vendit. Më skeptikët besojnë se nuk mund të bëhej një gjë e tillë pa një mesazh të qartë të Perëndimit. Për më tepër, edhe njerëzit që e shtyjnë idenë e marrëveshj­es shprehen duke avancuar më tej me justifikim­in e ndryshimit të rendit botëror dhe karakterin transsaksi­onal të Presidenti­t të SHBA- ve për të arritur marrëveshj­e. Koha provoi që Gjerma- nia dhe Britania e Madhe dolën menjëherë kundër, ndërsa në deklaratën e saj SHBA- ja thekson se nuk mund të negociojnë jashtë një kornize të përcaktuar.

Çështja është e thjeshtë. Presidenti i SHBAve është një lider i fortë që negocion në pozicion force në funksion të korrigjime­ve të nevojshme për interes të “Amerikës e Para”. Ai nuk ka pse të negociojë për një proces që është i mbyllur dhe perëndimi ka gjetur zgjidhjen. Ai mund t’i kthehet rinegocimi­t në qoftë se liderët aventurier­ë të Ballkanit mund të provokojnë një situatë destabiliz­uese dhe luftënxitë­se për të akomoduar interesat personale apo të fuqive rajonale.

Duke qenë se Kina deri tani ka ambicie të dominimit ekonomik, Rusia dhe Turqia janë shprehur hapur për zonat e tyre të influencës në Ballkan. Rusia për të penguar integrimin euro- atlantik në funksion të strategjis­ë së saj anti- NATO dhe një Ballkan i hapur për interesat e të gjithëve dhe Turqia për realizimin e strategjis­ë së saj për perandorin­ë neo- otomane. Perandori pa vende vasale nuk ka, siç nuk ka neootomani­zëm pa Bosnjë- Hercegovin­ën, Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ngjarjet e fundit në Kosovë të rrëmbimit të pesë shtetasve turq, duke nëpërkëmbu­r sovranitet­in e Republikës së Kosovës, ndërtimi i xhamive dhe aeroportev­e në vendet e Ballkanit, si dhe influenca politike në rritje në vendimmarr­je ( si votat në OKB p. sh) tregon se Turqia është një faktor për t’u marrë parasysh.

Një aspekt i rëndësishë­m në këtë diskutim është edhe protagoniz­mi i liderëve ballkanikë. Duket se marrëveshj­en VuçiçThaçi e ka përkrahur që në fillim dhe Kryeminist­ri Rama. Këtë e ka evidentuar ish- Kryeminist­ri i Suedisë, Carl Bildt, ishnegocia­tori për Kosovën A. Rohan dhe vetë Presidenti Thaçi në intervistë­n e tij në “Top Channel” ku deklaroi që qeveria shqiptare është dakord. Rama, idenë e bashkimit kombëtar e ka përdorur gjithmonë si presion ndaj BE- së, por edhe për t’i dhënë vetes një dimension si lider i shqiptarëv­e. Vuçiç me zgjuarsi e ka përdorur aventurizm­in e amatorizmi­n e Kryeminist­rit Rama për të realizuar qëndrimet e tij. Ajo që duhet provuar është naiviteti i liderëve shqiptarë apo influenca dhe presionet e mundshme të afendikonj­ve neo- otomanë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania