Panorama (Albania)

Gjykata italiane liron nga burgu “financieri­n” e Habilajve, dyshime për pakt

Gjykata e Katanias pranoi pjesërisht kërkesën e Nezar Seitit

-

Tashmë Seiti do të qëndrojë në “arrest shtëpie”, pasi Gjykata pranoi pjesërisht kërkesën e tij për lirim. Ende nuk ka detaje se çfarë ka ndryshuar në pozitën procedural­e të Seitit, i cili është liruar në arrest shtëpiak, në pritje të gjykimit. Nezar Seiti u ekstradua drejt Italisë nga Shqipëria në janar të këtij viti ndonëse vendimet e gjykatave, të Shkallës së Parë dhe Apelit të Krimeve të Rënda, si dhe një vendim i Gjykatës së Lartë, e kishin lënë në “arrest me burg”. Emri i Seitit ishte shënuar në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda në të njëjtin procedim me ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për lidhje të mundshme me grupin e Habilajve, në kultivimin dhe trafikimin e narkotikëv­e. Nga përgjimet e kryera dyshohet se Seiti ka qenë financier i grupit që merrej me shpërblime­t dhe pagesat qe kryheshin për të realizuar trafikun e narkotikëv­e.

EKSTRADIMI Nezar Seiti, i njohur si “financieri” i grupit Habilaj, u ekstradua në Itali mesditën e datës 25 janar të këtij viti. Policia e Shtetit njoftoi se 41vjeçari nga Gjormi i Vlorës iu dorëzua autoritete­ve italiane, në orën 11: 40, nga oficerët e Interpol Tiranës. Në njoftimin zyrtar, Policia thek- soi se Ministria e Drejtësisë kishte urdhëruar dorëzimin e Nezar Seitit tek autoritete­t italiane, brenda datës 30 janar 2018. Nisur nga polemikat që shoqëruan lajmin e ekstradimi­t të Seitit, në një kohë kur ndaj tij ka një masë “arrest me burg” nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pati një reagim edhe nga Ministria e Drejtësisë. Sipas Ministrisë, vendimi ishte marrë në përputhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës, që i hapi rrugë ekstradimi­t të tij, më datë 29 dhjetor të vitit të kaluar. Ndërsa në arsyetimin e vendimit të Gjykatës thuhej se nga ana e Prokuroris­ë është argumentua­r se nuk ekziston asnjë nga pengesat ligjore të parashikua­ra nga neni 491 i Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon rastet kur nuk mund të jepet ekstradimi. Në një deklaratë lidhur me ekstradimi­n drejt Italisë të Nezar Seitit, Ministria e Drejtësisë tha se ishin ndjekur me përpikëri të gjitha procedurat ligjore të parashikua­ra në Kodin e Procedurës Penale, Konventës Europiane të Ekstradimi­t, Marrëveshj­en ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë dhe Konventës Europiane për ndihmë juridike dhe çështje penale.

 ??  ?? Nezar Seiti në gjyq
Nezar Seiti në gjyq
 ??  ?? Nezar Seiti në gjyq në Tiranë
Nezar Seiti në gjyq në Tiranë
 ??  ?? Moisi Habilaj
Moisi Habilaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania