Panorama (Albania)

Armë me postë nga Rinasi në Angli, zgjaten me 3 muaj hetimet

-

TIRANE - Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të zgjasë edhe me tre muaj të tjerë hetimet për Sajmir Çullhajn, i cili një vit më parë u arrestua pasi u dyshua se do të trafikonte nga Rinasi drejt Anglisë, tri pako postare me pjesë armësh zjarri. Burime nga Prokuroria thanë se zgjatja e hetimeve është bërë me kërkesë të prokurorit të çështjes. Ndërsa mësohet se hetimet për këtë skemë të trafikut të armëve, që mbeti në tentativë, po zhvillohen në bashkëpuni­m me autoritete­t britanike. Bashkë me Çullhajn po hetohet edhe Neritan Faria, i cili është shpallur në kërkim nga autoritete­t shqiptare. Tri pakot postare me pjesë të ndryshme armësh, të tipit “Kallashnik­ov”, u zbuluan nga Policia në Aeroportin “Nënë Tereza”, mesditën e 25 gushtit të vitit 2017. Pjesët përbërëse të armëve luftarake u konstatuan në kohën kur po kryhej skanimi i pakove postare të kompanisë “DHL”. Në momentin që janë zbuluar pakot e dyshimta, te skaneri kanë qenë të pranishëm shërbimet e Policisë Kufitare, të Doganës së Rinasit dhe të kompanisë ICTS të sigurisë së aeroportit. Kjo për shkak të masave shtesë të sigurisë që ishin marrë në Aeroportin “Nënë Tereza”, për shkak të planit antiterror, nisur nga sulmet e kërcënimet në disa vende të Europës. Menjëherë pasi janë shfaqur pjesët e dyshimta, është bërë bllokimi i pakove dhe është kërkuar menjëherë prezenca e oficerëve të Antiterror­it. Pjesën përbërëse të armëve luftarake u dërguan për ekzaminim në Laboratori­n e Kriminalis­tikës në Tiranë, ku u analizuan për gjurmë të mundshme gishtërinj­sh, që mund të çojnë drejt identifiki­mit të autorëve. Destinacio­ni i tri pakove me pjesë “Kallashnik­ovi”, që u gjetën në Rinas, duket se ka qenë Londra. Burime nga Policia e Shtetit thanë se pakot ishin nisur nga Tirana dhe më pas do të ka- lonin transit në Greqi, duke arritur në destinacio­nin përfundimt­ar që ishte Britania e Madhe. Menjëherë pas zbulimit të këtyre armëve nga Policia Kufitare, oficerët e Doganës dhe ata të sigurisë së Aeroportit “Nënë Tereza”, ka nisur një hetim i përbashkët mes tri shteteve për iden- tifikimin e autorëve. Burimet thanë se, përveç Prokuroris­ë sonë, në hetim është përfshirë edhe Prokuroria greke dhe ajo e Anglisë. Ndërsa po kryhen hetime intensive edhe nga Drejtoria e Antiterror­it, e Krimit të Organizuar, në bashkëpuni­m me Shërbimin Informativ Shtetëror.

 ??  ?? Sajmir Çullhaj në gjyq
Sajmir Çullhaj në gjyq
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania