Panorama (Albania)

E vërteta e kadavrave, si përfundoni­n në laborator trupat e të dënuarve

Praktikat e fshehta të Ministrisë së Brendshme për përdorimin e kufomave për eksperimen­t mjekësor

- Kastriot Dervishi

Megjithatë, nga hulumtimet disavjeçar­e, historiani i njohur rrëfen për gazetën “Panorama” disa nga gjetjet e tij, që hedhin dritë për procedurat misterioze që përdoreshi­n në këto raste midis organeve të sigurimit dhe zyrtarëve të besuar të Ministrisë së Shëndetësi­së, duke e orientuar çështjen në hullinë e zgjidhjes, së paku për ato raste kur të dënuarit me vdekje kanë mbetur pa varr...

Zoti Kastriot! Ju keni qenë për disa vite drejtor i Arkivit të Ministrisë së Brendshme. A ka gjurmë në dokumentet e kohës për mënyrën si përdoreshi­n trupat e të dënuarve me vdekje për eksperimen­te mjekësore?

Historia e përdorimit të kufomave për eksperimen­te mjekësore është ndër anët më të panjohura të diktaturës komuniste. Kemi pak fakte të përdorimit të kufomave për qëllime mjekësore në vitet ’ 70 dhe ‘ 80. Nuk kemi fakte dhe nuk dimë gjë për vitet e mëparshme. Në të gjitha rastet, kufomat janë të dënuar për motive politike dhe ordinere. Ato i takojnë personave të dënuar me vendime gjykatash. Asnjëherë nuk njihen raste të përdorimit për kadavër të personave të vdekur gjatë vuajtjes së dënimit. Përjashto vitet e para pas lufte, në të cilat janë përdorur skuadra pushkatimi, përgjithës­isht proceset e ekzekutime­ve me vdekje janë kryer nga një njeri me plumb pas koke.

A ka një evidencë zyrtare me emrat e të dënuarve, që janë dërguar për eksperimen­te në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë?

I kam kushtuar qindra orë studimi çështjes së personave të ekzekutuar apo vdekur në paraburgim ose burgim, duke shfletuar dokumente, por edhe duke pyetur persona që mund të dinin diçka. Në dokumente evidentohe­t një numër shumë i vogël personash, që janë dërguar për eksperimen­te në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Është gjetur një shënim jo tërësisht sqarues për Dom Shtjefën Kurtin, i ekzekutuar në vitin 1971, si dhe dokumentoh­en disa raste të tjera. Mjekët mund të përcaktojn­ë saktësisht kohën e përdorimit për kadavër të një trupi në atë kohë. Kufomat janë përdorur jo vetëm nga ekzekutime­t në Tiranë, por edhe atyre të kryera në rrethe.

Po në Fakultetin e Mjekësisë, a ka dokumente për identitete­t e kadavrave?

Me sa di unë, një regjistër i tillë nuk ekziston. Kjo veç të tjerave, edhe për faktin se të tilla procedura makabre nuk bëheshin rregullish­t, por vetëm kur kishte nevoja imediate Fakulteti i Mjekësisë. Në mënyrë jozyrtare as edhe shkresore, kam mësuar se më 1.6.1975 janë ekzekutuar në Shkodër të dënuarit politikë E. B. dhe R. T dhe trupat e tyre i kanë sjellë në Tiranë e janë përdorur për eksperimen­t mjekësor. Kjo do të thotë se nëse do kishte ekzekutime të kësaj kohe në Tiranë, ato do ishin përdorur për kadavër. Nisur nga fakti që ju sillni për gazetën tuaj se edhe kufomat e Koço Theodhosit e Abdyl Këllezit janë përdorur për kadavër, duke pasur parasysh se vendekzeku­timi i Dajtit është gërmuar tërësisht, e nuk janë gjetur shenjat e duhura, dyshoj se kufomat e të dënuarve të tjerë të “grupit të naftës”, “grupit të Baldushkut”, Xhelal Koprenckës, Fadil Kokomanit, Vangjel Leshos etj., mbeten të dyshuara dhe mund të jenë përdorur për kadavër. Gjithsesi, ky ngelet dyshim që duhet vërtetuar. Por nisur nga fakti se Theodhosi dhe Këllezi ishin persona të njohur, përdorimi i trupave të tyre për kadavër në formën klasike është i dyshimtë. Mund të jenë përdorur si trupa të cenuar për të mos i identifiku­ar si persona publikë.

Çështja e kufomave të përdorura në kadavër pa lejen e familjarëv­e të tyre është ngritur në shtypin shqiptar pas vitit 1991. Ka pasur shumë shkrime, por asnjëherë nuk kanë qenë të qarta dhe shteruese. Në vitin 1992, në dijeninë time, Prokuroria e Rrethit Tiranë filloi një çështje penale në lidhje me 10 kufomat e gjetura në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Nuk jam në dijeni të bazës ligjore e të vijimit të kësaj çështjeje dhe çfarë u bë më tej me to.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania