Panorama (Albania)

“Rama pushtet mbi vetingun”, replikat me Bashën për akuzat në SHBA

Rama: Paguani para kundër vetingut. Basha: Do japësh llogari

- TIRANË

Gazeta amerikane “W a shin g ton Times” ka publikuar një analizë kritike për Reformën në Drejtësi në Shqipëri, në të cilën hidhen akuza të forta për kapjen politike të këtij sistemi.

Në shkrimin e gazetarit L. Todd Wood, e titulluar “Axhenda devijuese e Soros simbolizoh­et nga prishja e reformës në Shqipëri”, theksohet se vendi ka mbetur pa gjykata, ndërkohë që në Prokurori janë bërë emërime politike. “’ Procesi i reformës’ i cili filloi në vitin 2016, i ndihmuar dhe mbështetur nga ekspertë të financuar nga Soros dhe e nxitur fort nga ambasada e SHBA- ve në Tiranë, në të vërtet ka lënë vendin pa gjykata. Në këtë mënyrë, qeveria e tanishme socialiste, e kryesuar nga Kryeminist­ri Edi Rama, ka mundur të miratojë ligje, të cilat nuk kanë thuajse asnjë mundësi kontrolli ligjor, ndërkohë që Prokuroria është mbushur me emërime politike. Askush nuk e di se kur gjykatat do të plotësohen e do të mund të jenë funksional­e si një pushtet i pavarur. Kur në fakt ky ishte i gjithë thelbi i reformës”, thekson “Washtingto­n Times”. Më tej theksohet se vetingu është përdorur për spastrime politike. “Procesi i vetingut është përdorur gjithashtu për të zhdukur kundërshta­rët politikë nga çdo rol në të gjitha pushtetet, duke ruajtur fuqinë absolute të z. Rama. Natyrisht, gjykatës të korruptuar janë mbajtur në detyrë dhe zyrtarë të ndershëm janë larguar nga detyra, nëse ata besojnë gjënë e gabuar ose mbështesin partinë e gabuar”, thuhet në shkrimin e gazetës amerikane. Në këtë shkrim të L. Todd Wood theksohet dhe fakti se Shqipëria është bërë pikë referimi për trafikun e drogës. “Në vitet e fundit, Shqipëria është kthyer në një narkoshtet, duke u zhvendosur në krye të listave të prodhimit të marijuanës që trafikohet në Itali dhe në pjesën tjetër të Europës”, thekson artikulli.

REPLIKAT Kryeminist­ri Edi Rama ka reaguar dje pas artikullit të publikuar në gazetën amerikane “Washington Times”, për të cilin tha se ishte një sh- krim i paguar nga opozita. Me anë të një postimi në “Facebook”, Rama ka inkurajuar pakicën që të vazhdojë të shpenzojë para për të sponsorizu­ar shkrime nëpër botë kundër vetingut. Ai a ka mbyllur postimin me moton “Deri në fund”, moton e skuadrës së Juventusit, për të cilën bën tifo prej vitesh. “Paguani, paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut! Shani e mallkoni në sa gjuhë të mun- deni Reformën në Drejtësi! Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike! Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë se s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë. Deri në fund”, shkruan Rama në “Facebook”. Rreth 30 minuta më vonë, kryetari i opozitës i është kundërpërg­jigjur Kryeminist­rit me një postim në “Twitter”. Për Bashën, kreu i maxhorancë­s ka kapur sistemin e drejtësisë, por nuk do të arrijë të kapë të gjithë popullin. Sipas tij, Rama do japë llogari para popullit shumë shpejt. “Ka blerë gjykatës, prokurorë, gazeta, TV e ambasadorë me para droge dhe korrupsion­i e nuk i dalin hesapet Ramës. Drejtësinë e ka kapur, por popullin nuk e kap dot. Kokat e krimit e korrupsion­it do japin llogari para tij. Shumë shpejt”, shkruan Basha.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania