Panorama (Albania)

PD- LSI, sulm Kryeminist­rit për drogën: Gëzon për kokainën

Vasili: Shqipëria e para për kokainën, e para për Kryeminist­rin e çmendur

- Petrit Vasili Tritan Shehu

TIRANE Partia Demokratik­e dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë sulmuar dje kreun e qeverisë për raportin e publikuar nga “The Economist”, në të cilin ngrihet alarmi për shtimin e përdoruesv­e të drogës në Shqipëri.

Nënkryetar­i i Komisionit të Jashtëm, Tritan Shehu, ka kërkuar që Kryeminist­ri të reagojë për këtë raport, pasi sipas tij, pasojat e asaj që po ndodhin janë monstruoze. Sipas Shehut, raportet ndërkombët­are tregojnë se Shqipëria është kthyer në “autostradë­n” e heroinës dhe kokainës, ndërkohë që “The Economist” deklaron se 2,5 e popullsisë është përdoruese e kokainës. “Ku është “futur” Kryeminist­ri i ynë ndërsa “The Economist” jep alarmin për përdorimin e drogës në Shqipëri. Dhe Kryeminist­ri është me ligj kryetar i ‘ Komitetit Kombëtar kundër Drogës e Trafiqeve’!!! Kjo që po ndodh në vendin tonë është monstruoze e me pasoja shkatërrue­se afatgjate. Shqipëria është kthyer jo vetëm në “hambarin” e kanabisit për Europën e “autostradë” e trafikut të heroinës e kokainës, por dhe në një përdoruese shumë të lartë të tyre nga ana e popullsisë. ‘ The Economist’ deklaron se 2,5% e popullsisë rezulton si përdoruese e kokainës! Kjo është vetëm një pjesë e zezë e realitetit tonë”, shkruan Shehi. Ai ka ngritur alarmin dhe për rritjen e përdorimit të kanabisit te moshat e reja.

AKUZAT Edhe kreu i Grupit të LSI- së, Petrit Vasili, ka sulmuar ashpër Kryeminist­rin Rama. Me tone të ashpra, kreu i Grupit të LSIsë e ka quajtur Ramën si “të çmendur”. “Shqipëria e para për kokainën, e para për kapjen e drejtësisë dhe e para për Kryeminist­rin e çmendur. Shqipëria është e para për kokainën, ‘ The Economist’ e thotë qartë. Kryeminist­ri nuk mërzitet për këtë, bile gëzon shumë se kokainën që shet ai e përdorin shqiptarët. Prandaj nuk e konteston artikullin. Shqipëria është e para edhe për kapjen e drejtësisë fillim e mbarim nga Kryeminist­ri dhe ‘ Washington Times’, por jo vetëm ajo, e thonë shqeto. Këtë e konteston Kryeminist­ri se këtu ka hallin e madh se e di mirë që drejtësia vonon, por nuk harron... dhe nuk do të harrojë çfarëdo që të bëjë ai. Shqipëria është e para edhe për pasjen e një Kryeminist­ri të çmendur”, shkruan Vasili. Ai ka vijuar më tej sulmet ndaj Kryeminist­rit, duke thënë se: “I çmendur, se i duket sikur udhëheq botën, i çmendur se tallet me urinë e shqiptarëv­e, i çmendur se qesh kur i thonë që 60% e të rinjve duan të largohen nga ky vend, i çmendur kur zgërdhihet se 53% e shqiptarëv­e duan të ikin, i çmendur se duartroket kur kriminelët rrëmbejnë paratë publike dhe zaptojnë zyrat e shtetit, i çmendur se është gati të shesë edhe Shqipërinë, edhe Kosovën”.

 ??  ?? TAHIRI NE KOMISIONIN E MANDATEVE
TAHIRI NE KOMISIONIN E MANDATEVE
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania