Panorama (Albania)

Raporti i Komisionit të Venecias: PS dhe PD, pakt për sistemin zgjedhor

EKSPERTI: VULLNETI ESHTE QE TE MOS E NDRYSHOJNE

- FATION BINJAKU

Mundësia e votimit të shqiptarëv­e që janë jashtë vendit, sipas Komisionit të Venecias përmban rreziqe dhe kosto të larta për buxhetin e shtetit.

Në raportin e hartuar nga eksperti zgjedhor i Komisionit të Venecias jepen katër opsione që mund të ndjekë Shqipëria për t’u mundësuar emigrantëv­e pjesëmarrj­en në zgjedhje. Por secila prej tyre ka rrezikun që të manipulohe­t ose të mos jetë efektive. Dy forcat kryesore, PS dhe PD, kanë shprehur dëshirën për të aplikuar votimin e emigrantëv­e nëpërmjet postës. Por, sipas ekspertit zgjedhor, Iurie Ciocan, votimi me postë aplikohet në disa vende të botës, por kjo metodë kërkon zgjatjen e periudhës zgjedhore nga 30 ditë që është aktualisht, në 90 ditë. Kjo zgjatje do të shkaktonte kosto të lartë për buxhetin e shtetit, por në të njëjtën kohë dhe për partitë politike. Por rrezik kryesor është mosshmangi­a e mundësisë së votimit familjar. “Ekziston risku i shkeljes së fshehtësis­ë së votës ose risku i votimit nga një person vetëm për një familje të tërë. Disa shtete kanë vendosur një filtër, duke kufizuar numrin e aplikimeve për votim nga jashtë vendit, që mund të depozitohe­n nga një adresë e caktuar. Vlen gjithashtu të theksohet, se zarfet që mbërrijnë në qendrën e nxjerrjes së rezultatev­e pas mbarimit të afatit nuk merren parasysh, gjë që kërkon kontroll shtesë nga institucio­net shtetërore dhe vëzhguesit zgjedhorë, lidhur me cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve postare”, thuhet në raportin e Komisionit të Venecias.

AMBASADAT Një ndër mundësitë është dhe ngritja e qendrave të votimit në selitë diplomatik­e apo në konsullata­t jashtë vendit. Por edhe ky variant ka pengesa serioze, pasi në çdo qendër votimi duhen 12 kuti votimi dhe fletë të ndryshme për çdo qark. Në rast se edhe kjo mundësohet teknikisht, rreziku është që shumë votues të mbeten pa shprehur vullnetin e tyre. “Kapaciteti thithës i një qendre votimi prej 7- 9 zyrtarësh është maksimumi 3- 3.5 mijë zgjedhës për ditën e votimit, që mund të jetë e pamjaftues­hme në rastet kur përqendrim­i i zgjedhjeve në një zonë të caktuar është më i madh sesa aftësia e shtetit për të menaxhuar në mënyrë efikase një numër të madh qendrash votimi nga jashtë vendit. Raste kur jo të gjithë ata që do të jenë të pranishëm në qendër votimi nuk do të kenë mundësi të votojnë, mund të degjeneroj­në në akte të padëshirua­ra”, thekson eksperti. Por edhe shtrirja e votimit në dy ditë të ndryshme shton rrezikun e cenimit të procesit. “Shtrirja e votimit nga jashtë vendit në dy ditë i dyfishin koston dhe risqet e larta të integritet­it të materialev­e dhe pajisjeve zgjedhore, si dhe të sigurisë së votave të hedhura ditën e parë. Në të njëjtën kohë, numri i votave mund të rritet ndjeshëm”, shkruhet në raport. DELEGIMI DHE VOTIMI ME FAKS Dy variantet e tjera janë votimi nëpërmjet faksit, i shqiptarëv­e që jetojnë jashtë vendit. Por kjo krijon mundësinë e dekonspiri­mit të votës dhe konsideroh­et nga Komisioni Venecias si metodë e dështu- ar. Kurse varianti i katërt është delegimi i votës. “Aplikimi i kësaj procedure kërkon një nivel të avancuar besimi dhe kulture politike në mënyrën e funksionim­it të institucio­neve shtetërore. Me këtë model, qytetari i delegon një qytetari tjetër përmes një akti zyrtar të drejtën për të marrë pjesë në votim në emrin e tij/ saj”, thuhet në raport, por në rastin e Shqipërisë kjo nuk rekomandoh­et, pasi “risqet e kësaj procedure janë më të mëdha sesa përfitimet e dukshme”.

 ??  ??
 ??  ?? KOMISIONI I REFORMES ZGJEDHORE
KOMISIONI I REFORMES ZGJEDHORE
 ??  ?? Eksperti i Komisionit të Venecias, Iurie Ciocan
Eksperti i Komisionit të Venecias, Iurie Ciocan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania