Panorama (Albania)

I djegin makinën, nënkryetar­i i Bashkisë: Tentuan të më asgjësonin

Akuza e PD, reagon Policia

- FIER

Nënkryetar­it të Bashkisë Mallakastë­r i djegin makinën, Policia e konsideron aksident. Hajredin Serjanaj ka denoncuar me pamje një ngjarje të ndodhur të premten në mesnatë.

Pas denoncimit të bërë, ku automjeti i tij ishte parkuar para banesës dhe kryerjes së hetimeve paraprake, në reagimin zyrtar të Policisë së Mallakastr­ës thuhet se e gjitha mund të ketë qenë aksidental­e. Pas kësaj, vetë Serjanaj është befasuar nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë së një banese pranë shtëpisë së tij. Nga pamjet, Serjanaj që mban dhe postin e nënkryetar­it të Partisë Demokratik­e për degën Mallakastë­r, vërejti se në fakt makina ishte djegur nga dy persona. Siç edhe shihet në pamje, gjithçka ka ndodhur rreth orës 01: 45 të datës 24 gusht. "Duket qartë se është një zjarrvënie e qëllimshme. Kjo duket qartë sepse ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së një banese pranë shtëpisë sime", shprehet 36- vjeçari. Serjanaj ngre dyshime se Policia ka pasur për qëllim të fshehë apo mbulojë ngjarjen kriminale. "Rreth 10 orë pas ngjarjes kam shkuar në Polici për të dhënë deklarimet. Kur janë shuar flakët ka qenë i pranishëm edhe shefi i Krimeve të Komisariat­it të Policisë Mallakastë­r dhe ai më ka thënë se është më mirë ta nxjerrim aksidental­e, se është më mirë dhe për ju, edhe për ne. Unë i thashë se dua të dalë e vërteta. Më pas ka ardhur nëndrejtor­i i Policisë së Qarkut Fier, pa u kryer ende takimet e kortezisë, ka ndërhyrë shefi i Krimeve dhe i ka thënë se ishte aksidental­e, se kishin parë edhe videot e kamerave të sigurisë dhe ngjarja ishte aksidental­e. Në 06: 00 të mëngjesit, Policia dhe media e kanë raportuar ngjarjen se dyshohej se ishte aksidental­e, pa u kryer ende ekspertiza", shprehet Serjanaj, duke ngritur dyshime se Policia ka pasur për qëllim të fshehë të vërtetën e kësaj ngjarjeje. Sipas tij, ngjar- ja nuk është thjesht një zjarrvënie, por tentativë për asgjësimin e tij. "Dhoma e gjumit ndodhet vetëm 2 metra larg vendit ku ishte parkuar makina, mdaj kjo nuk është një tentativë vetëm për djegien e makinës, por edhe për asgjësimin tim", thekson 36- vjeçari. Nënkryetar­i i PD- së shton se nuk e di se cilët mund të jenë autorët apo porositësi i zjarrvënie­s së qëllimshme që sh- kaktoi djegien e automjetit të tij, por, sipas tij, gjithçka mund të lidhet me detyrën. "Nuk kam konflikte personale, por për shkak të detyrës mund të jenë krijuar konflikte. Kjo, pasi kanë qenë të shumta rastet e konfliktev­e gjatë ushtrimit të detyrës, lidhur me ndërtimet pa leje, lirimin e hapësirave publike, lirimin e rrugëve, etj.", nënvizon zv. kryetari i Bashkisë Mallakastë­r.

 ??  ??
 ??  ?? Pamje nga kamerat e sigurisë
Pamje nga kamerat e sigurisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania