Panorama (Albania)

Aksidenti në Fier, përplasen për vdekje dy këmbësorë

Ngjarja në fshatin Arapaj, drejtuesi i makinës tentoi të fshihej

- FIER/

Përplasi për vdekje dy të rinjtë, shoferi braktis makinën. Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në fshatin Arapaj në Fier, u ka marrë jetën dy personave.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20: 45, kur dy kushërinjt­ë Amarildo dhe Festim Dogani ishin duke ecur në anë të rrugës në këmbë, kur u përplasën nga një makinë tip "Golf". Makina drejtohej nga Amarildo Çalamani, i cili nuk i ka parë dy të rinjtë, djem xhaxhallar­ësh me njëritjetr­in, që po ecnin anës rrugës, duke i marrë përpara me automjetin e tij. Pasi i ka përplasur, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ndërsa Çalamani më pas ka braktisur makinën dhe është larguar. Pak pas aksidentit, dy të rinjtë, Amarildo Dogani 24 vjeç dhe Festim Dogani 21 vjeç, u dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, por nuk mundën t'u mbijetojnë plagëve të rënda. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes vetëm pas njoftimit të marrë nga spitali. Nga konstatime­t e para mësohet se, sipas grupit hetimor, shkak i aksidentit të rëndë ka qenë shpejtësia me të cilën po lëvizte makina dhe mungesa e ndriçimit në rrugë. "Në datën 26.08.2018, në orën 20: 40, në urgjencën e Spitalit Fier janë sjellë në gjendje të rëndë shëndetëso­re e më pas kanë ndërruar jetë shtetasit A. D., 24 vjeç dhe F. D., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Arapaj, Roskovec. Nga të dhënat paraprake, të dy shtetasit janë aksidentua­r në fshatin Arapaj, nga një mjet që drejtohej nga shtetasi A. Ç., banues në fshatin Arapaj. Dy viktimat kanë qenë këmbësorë, ndërsa mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Grupi hetimor ka shkuar drejt vendngjarj­es dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti", bëhet e ditur nga Policia. Tentativa e drejtuesit të automjetit për t'i shpëtuar arrestimit nga Policia, ka zgjatur vetëm pak. "Drejtuesi i mjetit, Amarildo Çalamani, duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen", pasi aksidentoi 2 shtetasit A. D. dhe F. D., ka rënë në kanalin anësor të rrugës dhe më pas është larguar. Shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen e tij dhe po e sho- qërojnë në Komisariat­in e Policisë Fier për të kryer veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes", bëhet e ditur nga Policia. Përveç fatkeqësis­ë së madhe të humbjes së jetës nga dy të rinjtë, aksidenti kthehet dhe në përmasat e një tragjedie akoma edhe më prekëse, për faktin se të dy ishin djemtë e vetëm të familjeve përkatëse. Amarildo Dogani mësohet se ishte djali i vetëm i familjes së Agron dhe Floresha Doganit nga fshati Arapaj, të cilët kanë dhe tri vajza. Po ashtu, dhe 21vjeçari Festim Dogani është djali i vetëm i çiftit Iljas dhe Feçorrke Dogani.

 ??  ?? Policia në vendin e aksidentit
Policia në vendin e aksidentit
 ??  ?? Makina që përplasi dy të rinjtë
Makina që përplasi dy të rinjtë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania