Panorama (Albania)

Rrëfimi i Ngjelës: Si tallej ‘ Brodueji’ me Enverin, fletërrufe­të për Vera Bekteshin

RIKTHEHET LIBRI I “UET PRESS”, “PERULJA DHE RENIA E TIRANISE SHQIPTARE”: SI U PERJETUA PRANVERA E PRAGES NE TIRANE

-

Erëra të mbara po frynin në Çekosllova­ki. Moti premtonte pranverë. Alexander Dubèek, i ardhur në pushtet, po ndërmerrte reforma që premtonin demokratiz­imin e vendit. Fatkeqësis­ht, kjo periudhë shprese zgjati veçse disa muaj, nga janari në 20 gusht të vitit 1968, kur vendi do të pushtohej nga Bashkimi Sovjetik dhe e ashtuquajt­ura “pranvera e Pragës” do të merrte fund. Por çfarë ndodhte ndërkohë në Shqipëri? Avokat Spartak Ngjela e përshkruan këtë periudhë në librin e tij “Përulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”, botuar nga “UET Press”. Përmes bisedave me të atin, Kiço Ngjela, bashkëmosh­atarë e bashkëvuaj­tës burgjesh, Ngjela tregon për megalomani­në e Enver Hoxhës dhe sfidën e tij për të krijuar një tjetër internacio­nale komuniste, një nismë, tek e cila nuk dihet nëse besonte vërtet apo donte t’u hidhte hi syve shqiptarëv­e, se Shqipëria nuk ishte e izoluar. “Ndërkohë, ne që jetonim pranë oborrit të Enver Hoxhës, konstatuam saktë se e gjithë garda e vjetër që jetonte përreth tij nuk ishte fare entuziaste për partitë marksistel­eniniste të Perëndimit. Nuk bindeshin dhe kishte ndodhur e kundërta: në vend që ta merrnin këtë si një shenjë të “madhështis­ë” së Enver Hoxhës si doktrinar, e kishin marrë si shenjë të dobësisë së tij për një vepër të dështuar. Këtë e vura re edhe tek im atë”, shkruan Ngjela. Ata që çoç kishin dëgjuar se ç’ndodhte në botë, e kuptonin atë që po ndodhte në Shqipëri. “Brodueji ziente nga barsoletat dhe nga humori kundër Enver Hoxhës. Por edhe Rinoceront­ët e kishin shtuar së tepërmi luftën e tyre me anë të fletërrufe­ve”, tregon ngjela, teksa ndalet për pak te një bisedë me Vera Bekteshin, një nga viktimat e dacibaove. Plot 50 vjet nga “Pranvera e Pragës”, vijnë ca kujtime edhe nga dimri që mbante në Shqipëri. al. mi për zemër... I pari që ia kapi këtë natyrë ishte Qemal Stafa. Ai e kuptoi dhe muajt e fundit donte t’i shmangej gjithmonë. Ka tepër mundësi që të kenë pasur ndonjë përplasje të ashpër me njëri- tjetrin, sepse në këtë kohë, ndoshta një muaj para se të vritej, Qemal Stafa më tha: ‘ Kiço, unë jam i vetmuar dhe që të gjithë jeni të rrezikuar’... Nuk e kuptova dot asnjëherë këtë bisedë të fundit me Qemal Stafën dhe, pas vrasjes së tij, asnjëherë nuk e largova nga mendja”.

Me paratë e Shqipërisë dhe sidomos të Kinës, Enver Hoxha nisi të krijonte shizmën e dytë të komunizmit, duke krijuar “partitë marksiste- leniniste të së vërtetës” nëpër të gjithë botën, por sidomos në Perëndim. Kuptohet se logjikisht kjo ndërmarrje e mbyllte krejt qarkun e veprës së tij, e cila kishte nisur me shkëputjen nga Bashkimi Sovjetik, ngaqë, sidomos, kjo i duhej për të treguar se, jo vetëm që nuk ishte një luftëtar i vetmuar, por ishte edhe një njeri i madh dhe i vetmi revolucion­ar në botë. Ishte natyra e tij e vjetër që e shtynte të mendonte se mund të drejtonte gjithë njerëzimin. Kjo natyrë e një deliri të tillë dallohej veçanërish­t gjatë bisedave të çdo mbrëmjeje, kur ai bënte në Klubin e Partisë me njerëzit e vet të Rrethit të Parë, të cilëve tani vetëm u fliste për fatet e botës e të komunizmit dhe nuk i linte më të thoshin asnjë fjalë. Por, me Shehun dhe me Kapon, tregohej disi më ndryshe, si të ishin tre muskëtjerë të një qëllimi të madh. “E pyeta Mehmetin, – mbaj mend që më tha Ladi atë kohë kur po lindnin partitë e Hoxhës – madje e pyeta disa herë, por ai nuk donte të përgjigjej”. Kështu, gjersa e ëma, Fiqreti, ia kishte bërë me shenjë për t’i thënë që ta linte atë muhabet. Kurse ne, në rrethin tonë, qeshnim duke e konsiderua­r këtë ndërmarrje të ethshme të Hoxhës si një marrëzi që e kishte ndërmarrë për të treguar qetësi ndaj vetes dhe një hakmarrje ndaj kundërshta­rit. Por idenë e perandoris­ë, në fakt ma analizoi Zef Mala, në kohën që rrinim dendur bashkë në Burgun e Ballshit.

Zefi e shihte tendencën e Hoxhës si një “propensite­t natyror” të tipit të tij megaloman dhe që mendonte se duke hyrë në Perëndim me partitë dhe me gazetat e tij, sikur e rriste tej mase territorin e vogël dhe popullsinë e vogël të shtetit që drejtonte. “I duhet për të realizuar disi delirin e tij, sepse dëshira për perandori është ende prezente në arketipat njerëzorë që ai përfaqëson”, theksonte Zef Mala atëherë, dhe tek e kujtoj edhe kohën, edhe të gjithë lëvizjen, jam i bindur se kjo gjendje psikike e ngarkuar nga inkoshient­i i perandorit, ishte natyrë qendrore e Hoxhës në ato vite, kur në një krah ushtronte të gjithë forcën politike dhe demagogjik­e për izolimin e Shqipërisë, dhe, nga ana tjetër, shtonte radhët e partive të vogla që nuk kishin asnjë vlerë për të ardhmen politike të vendeve të tyre. Hoxhës, në fakt, i dukej sikur po ndërtonte edhe ai një Internacio­nale Socialiste a Komuniste, ashtu siç kishte bërë Marksi me Leninin, por në të njëjtën kohë, gjente edhe alibinë e shëmtuar duke dhënë një “provë” se nuk ishte i izoluar, por përkundraz­i, kishte miq të shumtë në të tërë botën dhe bota e kishte vështrimin nga ai. Çështjen e izolimit të Shqipërisë, ai e ndiente që ishte një veprim ahistorik dhe kthim në otomanizëm dhe prandaj e paraqiste lëvizjen marksiste- leniniste si një lloj europianiz­mi të ri. Ai ishte diabolik deri në fund sepse kërkonte ta shkallmont­e përfundimi­sht kulturën europiane të shqiptarëv­e, duke intriguar me faktin e ri të revolucion­it proletar.

Këtë gjë, më parë, e kishte ndërmarrë Lenini, kur u shkëput nga Internacio­nalja e Dytë Socialiste dhe krijoi Kominterni­n, i cili s’ishte gjë tjetër veçse një Internacio­nale e Tretë. Por edhe Trocki, pasi u dëbua nga Rusia, krijoi internacio­nalen e tij

komuniste për t’iu kundërvënë Kominterni­t dhe partisë së Stalinit, por Hoxha, kam përshtypje­n, se nuk e dinte fare këtë fakt. Të gjithëve ne, kjo vepër e re e Hoxhës na u duk si një marrëzi shqiptare, kurse vetë Enver Hoxha na ngjasonte me një mashtrues që tallej me viktimat e tij. Në Broduej talleshin hapur me të gjitha lajmet e “Radio Tiranës” e të gazetës “Zëri i Popullit”, kur bëhej fjalë për krijimin dhe aktiviteti­n e partive marksistel­eniniste në Perëndim. Befas, madje, filluan të dilnin e të propagando­heshin si figura, edhe emra si Zhak Gripa, kryetari i Partisë Marksiste- Leniniste në Belgjikë, Reixh Bërxh në Angli, Uillkoks në Australi, Frans Strobël në Austri, Fosko di Nuci në Itali e turlifarël­loj emrash; të gjithë aventurier­ë që vinin këtu të merrnin ndonjë dollar, por Hoxhës aq i bënte, sepse i duheshin për qëllimin që folëm. Enver Hoxhës, perandoria i duhej mbi të gjitha, për të ushtruar propagandë­n e tij në popull, e sidomos me ata të rinjtë që kishte marrë nga puna e rëndomtë e po i ngjiste në udhëheqjen e Partisë dhe të cilët ende nuk dinin përse kishin ardhur, pse i kishin thirrur dhe çfarë duhej të bënin.

Ndërkohë, ne që jetonim pranë oborrit të Enver Hoxhës, konstatuam saktë se e gjithë garda e vjetër që jetonte përreth tij nuk ishte fare entuziaste për partitë marksiste- leniniste të Perëndimit. Nuk bindeshin dhe kishte ndodhur e kundërta: në vend që ta merrnin këtë si një shenjë të “madhështis­ë” së Enver Hoxhës si doktrinar, e kishin marrë si shenjë të dobësisë së tij për një vepër të dështuar. Këtë e vura re edhe tek im atë. Kiçoja nuk kishte fare qejf të fliste për to dhe unë e kuptoja se i dukeshin qesharake. Këtë e pashë vetë, sidomos kur nuk kishte qejf fare të rrinte me belgun Zhak Gripa, ndërsa ai pushonte familjaris­ht, si edhe ne, në Dhërmi të Himarës. E shihja që nuk e përfillte fare dhe i shmangej takimit me të. “Ç’është ky? Çfarë përfaqëson”, e pyeti Vera Kiçon për Zhak Gripën, një natë kur ishim duke luajtur me letra, por Kiçoja iu shmang në fillim duke ngritur vetëm supet. Ndërsa Vera nuk ndaloi dhe mandej i tha: “Ti ke ndenjur shpesh me të, prandaj dhe të pyes”. Atëherë, Kiçoja u përgjigj duke psherëtirë: “E ç’më pyet, moj Verë, nuk e ke parë që nuk di asgjë, ai nuk di as sa anëtarë ka partia e tij”.

Kjo ishte e gjitha, pra, brezi i Kiços nuk ia pranonte fare Hoxhës këtë nismë, por ai as që çante kokën, sepse kishte krijuar grupin e Ramiz Alisë dhe paguante e paguante për të krijuar një si internacio­nale komuniste, por pa e quajtur të tillë. Kjo pra ishte perandoria e tij qesharake, por ai e donte. Madje, nëse nuk ka qenë një lojë demagogjik­e, dhe e ka besuar vërtet, atëherë sëmundja e tij ka qenë tepër e rëndë. Kam

Brezi i Kiços nuk ia pranonte fare Hoxhës këtë nismë, por ai as që çante kokën, sepse kishte krijuar grupin e Ramiz Alisë dhe paguante e paguante për të krijuar një si internacio­nale komuniste, por pa e quajtur të tillë. Kjo pra ishte perandoria e tij qesharake, por ai e donte. Madje, nëse nuk ka qenë një lojë demagogjik­e...

 ??  ?? SPARTAK NGJELA NE DASMEN E DJALIT TE MEHMET SHEHUT, VLADIMIRIT
SPARTAK NGJELA NE DASMEN E DJALIT TE MEHMET SHEHUT, VLADIMIRIT
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania