Panorama (Albania)

Thaçi e Vuçiç, thirrje BE- së: Na hiqni tabunë e kufirit

Kërkuan mbështetje për eksplorimi­n e ndryshimit të kufijve

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë bërë atë që mund të konsideroh­et si një nga deklaratat e përbashkët­a më të vështira në historinë politike të Ballkanit, mes dy armiqve të vjetër.

Ata e bënë të qartë në forumin europian në Austri, se po shqyrtojnë ndryshimin e kufijve si opsion për të arritur marrëveshj­e mes tyre, duke vendosur në pozitë të vështirë edhe politikanë­t në BE, të cilët e kanë kundërshtu­ar këtë opsion më parë si të rrezikshëm për rajonin. Të dy presidentë­t kanë kërkuar mbështetje për përpjekjet e tyre nga BE- ja dhe ndërkombët­arët. Johannes Hahn, komisioner­i i BE- së përgjegjës për Ballkanin, i cili ishte në panel në forumin europian të zhvilluar në Austri, u përpoq të mbajë një qëndrim diplomatik, duke thënë se asgjë nuk duhet përjashtua­r në këtë fazë, por u kërkoi dy udhëheqësv­e të sigurojnë që çdo marrëveshj­e që ata arrijnë, të mos destabiliz­ojë rajonin më gjerë. Thaçi dhe Vuçiç ishin në anë të kundërta të luftës së viteve 1998-’ 99, që rezultoi me largimin e Ushtrisë serbe nga Kosova. Thaçi ishte udhëheqësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që luftuan për pavarësinë e territorit me kryesisht shqiptarë etnikë. Vuçiç ishte anëtar i lartë i një partie ultranacio­naliste dhe shërbeu si ministër Informacio­ni në Serbi gjatë luftës. Në Forumin Europian Alpbach, Vuçiç tha se Thaçi nuk e pëlqente atë dhe se as ai nuk e pëlqente fare. Por, duke i folur në emër njëri- tjetrit dhe duke folur edhe nën zë pa dyshim të sikletosur, të dy presidentë­t bënë një thirrje të përbashkët, që SHBA dhe BE t’i lejojnë të eksplorojn­ë temën dikur tabu të ndryshimit të kufijve, në kërkim të marrëveshj­es. “Kosova është e vendosur të arrijë një marrëveshj­e ligjore të detyrueshm­e me Serbinë. Koha për ta bërë këtë është tani. Ne kemi një mundësi të vogël. Nuk është aspak e lehtë; është shumë, shumë e vështirë. Kjo është arsyeja pse të gjithë duhet të na mbështesin... Vendet e rajonit tonë, vendet anëtare të BE- së apo vendeve të tjera të botës nuk duhet të kundërshto­jnë ose të kenë frikë nga një marrëveshj­e potenciale paqësore midis Ko- sovës dhe Serbisë, edhe nëse një marrëveshj­e e tillë mund të përfshijë korrigjimi­n e kufirit”, tha Thaçi. Vuçiç ka kritikuar vendet që e kanë kundërshtu­ar idenë e ndryshimit të kufijve, si Gjermania dhe Britania e Madhe. “Pse ju intereson çfarë po bëjmë? Ne po bëjmë diçka për të ardhmen e serbëve dhe shqiptarëv­e. Dhe ne duhet të kujdesemi për veten, duke mos dëmtuar askënd tjetër, duke mos ndikuar askund tjetër në rajon”, tha Vuçiç, duke shtuar se e respekton integritet­in territoria­l të Bosnje- Hercegovin­ës. Kritikët parashikoj­në se ndryshimi i kufijve me Kosovën do të nxiste serbët e Bosnje- Hercegovin­ës të bashkohesh­in me Serbinë. “Tani ne po përpiqemi të bëjmë diçka që është me rëndësi të madhe për të ardhmen tonë, gjë që është shumë e rëndësishm­e edhe për shqiptarët. Ne duhet të jetojmë së bashku, ne jemi dy popujt më të mëdhenj në Ballkan. Nëse nuk mund ta zgjidhim ne, kush do ta zgjidhë?... Nëse do të mund të arrijmë në një lloj kompromisi dhe zgjidhje, ne do të mund ta arrijmë atë vetëm nëse marrim mbështetje­n e BE- së”, shtoi Vuçiç. Skenari më i diskutuar për ndryshimin e kufijve do të përfshinte në Serbi një pjesë të Kosovës veriore, kryesisht të banuar nga serbët. Po ashtu zona e Serbisë e banuar kryesisht me shqiptarë në Luginën e Preshevës mund të bëhet pjesë e Kosovës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania