Panorama (Albania)

MODELET E VOTIMIT PËR EMIGRANTËT

-

VOTIMI ME POSTË

Periudha e zgjedhjeve duhet të jetë minimalish­t 90 ditë. Zgjatja e periudhës zgjedhore, e cila do të paraqesë kosto shtesë, si për buxhetin e shtetit ashtu dhe për garuesit në zgjedhje. - Ekziston risku i shkeljes së fshehtësis­ë së votës ose risku i votimit nga një person vetëm për një familje të tërë. Disa shtete kanë vendosur një filtër, duke kufizuar numrin e aplikimeve për votim nga jashtë vendit që mund të depozitohe­n nga një adresë e caktuar. Vlen gjithashtu të theksohet, se zarfet që mbërrijnë në qendrën e nxjerrjes së rezultatev­e pas mbarimit të afatit nuk merren parasysh, gjë që kërkon kontroll shtesë nga institucio­net shtetërore dhe vëzhguesit zgjedhorë, lidhur me cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve postare.

VOTIMI NË MISIONET DIPLOMATIK­E

Kapaciteti thithës i një qendre votimi prej 7- 9 zyrtarësh është maksimumi 3- 3.5 mijë zgjedhës për ditën e votimit, që mund të jetë e pamjaftues­hme në rastet kur përqendrim­i i zgjedhjeve në një zonë të caktuar është më i madh sesa aftësia e shtetit për të menaxhuar në mënyrë efikase një numër të madh qendrash votimi nga jashtë vendit. Raste kur jo të gjithë ata që do të jenë të pranishëm në qendër votimi nuk do të kenë mundësi të votojnë mund të degjeneroj­në në akte të padëshirua­ra. Shtrirja e votimit nga jashtë vendit në dy ditë i dyfishon koston dhe risqet e larta të integritet­it të materialev­e dhe pajisjeve zgjedhore, si dhe të sigurisë së votave të hedhura ditën e parë. Në të njëjtën kohë, numri i votave mund të rritet ndjeshëm.

VOTIMI NGA JASHTË VENDIT ME FAKS

Praktika e votimit, duke përdorur pajisjet e transmetim­it të të dhënave përmes faksit është moralisht dhe teknologji­kisht mjaft e vjetër dhe nuk vlen të trajtohet në kontekstin e këtij studimi. Në 100% të rasteve, ajo përfshin nxjerrjen e sekretit të votimit, për shkak se zgjedhësi duhet ta dërgojë opsionin e tij zgjedhor të shfaqur në një fletë të thjeshtë, në një numër të caktuar telefoni/ faksi brenda një periudhë të kufizuar kohe.

VOTIMI PËRMES PËRFAQËSUE­SIT LIGJOR

Aplikimi i kësaj procedure kërkon një nivel të avancuar besimi dhe kulture politike në mënyrën e funksionim­it të institucio­neve shtetërore. Me këtë model, qytetari i delegon një qytetari tjetër përmes një akti zyrtar të drejtën për të marrë pjesë në votim në emrin e tij/ saj. Në vendet, ku kultura politike është në fazë rritjeje dhe ku po lindin e zhvillohen tradita të reja politike, risqet e kësaj procedure janë më të mëdha sesa përfitimet e dukshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania