Panorama (Albania)

Raporti i Komisionit të Venecias: PD- PS, pakt për sistemin zgjedhor

“Vullneti i vendosur politik i PD- PS është që të vazhdojnë ta mbajnë sistemin aktual zgjedhor”

- FATION BINJAKU

Partia Socialiste dhe Partia Demokratik­e kanë arritur një pakt të fshehtë mes tyre për të mos e prekur sistemin zgjedhor aktual proporcion­al kombëtar, edhe pse kërkesat kryesore të aleatëve të tyre kanë qenë që të ndryshohet sistemi zgjedhor.

Ky pakt konfirmohe­t nga eksperti i Komisionit të Venecias, Iurie Ciocan, i cili po asiston Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Në raportin e hartuar nga eksperti zgjedhor konfirmohe­t fakti se PS- ja dhe PDja kanë kërkuar nga ndërkombët­arët asistencë për t’u dhënë të drejtën qytetarëve që janë jashtë vendit të votojnë, por me kushtin taksativ për të mos prekur sistemin aktual zgjedhor. “Si Partia Socialiste ( në qeveri), ashtu dhe Partia Demokratik­e në ( opozitë) e mbështesin nevojën e miratimit të ndryshimev­e në ligjin zgjedhor, që do t’u jepte mundësi qytetarëve shqiptarë që janë jashtë shtetit në ditën e zgjedhjeve të marrin pjesë në votim. Vullneti i vendosur politik, i PD dhe PS është, në të njëjtën kohë, që të vazhdojnë ta mbajnë sistemin aktual zgjedhor dhe sistemin e shpërndarj­es së mandateve siç është”, thekson raporti i ekspertit të Komisionit të Venecias. Sistemi aktual proporcion­al kombëtar u garanton kryetarëve të partive pushtet absolut mbi zgjedhjen e kandidatëv­e. Sistemi zgjedhor u jep të drejtën krerëve të partive që të hartojnë listën e kandidatëv­e në çdo zonë zgjedhore dhe renditjen tyre në bazë të preferenca­ve. Po ashtu, ligji elektoral aktual favorizon partitë e mëdha, pasi zgjedhja e deputetëve bëhet në bazë të një formule matematike, e cila diskrimino­n partitë e vogla dhe ato parti që garojnë jashtë koalicione­ve. Po ashtu, ndryshimet në Kodin Elektoral të vitit 2009 penalizojn­ë dhe kandidatët e pavarur, të cilëve u “nxihet jeta”, duke mbledhur firmat e qytetarëve për të garuar në zgjedhje.

MODELET Ekspertët e Komisionit të Venecias kanë kryer një studim të rasteve të votimit në distancë të emigrantëv­e, duke dalë në konkluzion­in se janë pesë variante të tilla. Iurie Ciocan, në raportin e tij thekson se: “Mes këtyre procedurav­e, mund të dallojmë: - votimi personalis­ht në qendrën e votimit në misionet diplomatik­e dhe misionet konsullore ose në vendet e tjera jashtë territorit të vendit përkatës me miratimin e shteteve. - Votimi nga jashtë vendit duke përdorur mjetet elek- tronike, duke përfshirë votimin me faks. - Votim përmes përfaqësue­sit ligjor. - Votim me postë. Në rrafshin ndërkombët­ar janë kristalizu­ar metoda të ndryshme të pjesëmarrj­es në votim nga jashtë vendit, të cilat parashikoh­en në ligjet kombëtare dhe varet shumë nga sistemi zgjedhor në fuqi, niveli i kulturës politike, niveli i besimit në institucio­net shtetërore dhe niveli i besimit reciprok mes aktorëve politik të përfshirë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania