Panorama (Albania)

Pranimi i emigrantëv­e, Bushati: Po i kthejmë mikpritjen Italisë

“Dhamë mesazh, nuk mund të ofrojmë më shumë se ç’mundemi”

-

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaron se me vendimin e qeverisë për të marrë 20 emigrantë, shqiptarët po i kthejnë të mirën e viteve më parë Italisë.

Në një prononcim të dhënë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, kreu i diplomacis­ë shqiptare thekson se përmes vendimit për të marrë një numër të vogël emigrantës­h të bllokuar në Katania dy ditë më parë, ne i kthejmë Italisë mikpritjen e 26 viteve më parë. “Kur eritreasit ishim ne, 26 vjet më parë, ju italianët na hapët dyert, na mikpritët në shtëpitë tuaja, na ushqyet. Sot dëshirojmë t’ju kthejmë atë të mirë, edhe pse në mënyrë modeste, duke mirëpritur 20 refugjatë të anijes Diciotti. Një gjest ky i Tiranës që shpresojmë të përcjellë një mesazh për të tjerët”, ka deklaruar Bushati për median italiane. Pas publikimit të lajmit se një anije me emigrantë ishte ankoruar në një port të Sicilisë, Italia paralajmër­oi se do të ndër- priste fondet për BE- në nëse vendet e saj nuk kontribuon­in për të menaxhuar situatën me emigrantët e ardhur në Itali. Përmes një statusi në “Twitter”, ministri Bushati deklaroi se qeveria shqiptare ishte e gatshme të jepte kontributi­n e saj. “Ne nuk mund ta zëvendësoj­më Europën, por ne jemi gjithmonë këtu, në anën tjetër të një deti ku dikur ishim Eritreasit që po vuanin ditë e net në det, duke pritur që Europa të zgjohet! Dje Italia na shpëtoi. Sot, gati për të dhënë një dorë”, deklaroi Bushati. Pas kësaj, ministri i Jashtëm komunikoi me homologun italian për të konfirmuar qëndrimin e qeverisë shqiptare. Sipas “Corriere della Sera”, Bushati nuk e ka përjashtua­r mundësinë që Shqipëria të marrë edhe emigrantë të tjerë në të ardhmen. “Sigurisht mbi bazën e kapacitete­ve tona, nuk mund të ofrojmë më shumë se ç’mundemi. Ne jemi gati, por na intereson më shumë të japim një mesazh. Jemi kundër idesë së ngritjes së kampit të emigrantëv­e dhe Kryeminist­ri Rama ka qenë i qartë: nuk janë përgjigjja e duhur ndaj fenomenit migrator”, deklaron Bushati.

 ??  ?? Shkrimi në “Corriere della Sera” për Shqipërinë
Shkrimi në “Corriere della Sera” për Shqipërinë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania