Panorama (Albania)

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioner­i Hahn, takim sot në Durrës

-

Kryeminist­rat e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në vilat qeveritare në Durrës. Në takim do të marrë pjesë edhe Komisioner­i për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn dhe në fokus të diskutimev­e do të jetë rritja e zbatimit të angazhimev­e të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017. Udhëheqësi­t e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë mbi integrimin ekonomik të vendeve të rajonit dhe mbi projektin e nisur tashmë për krijimin e një zone ekonomike të rajonit. Zona Ekonomike Rajonale e vendosur në Samitin e Triestes synon të sigurojë mundësi të reja si për bizneset, ashtu dhe për qytetarët, si dhe do të forcojë zhvillimin dhe vendet e punës. Në njoftimin zyrtar, delegacion­i i Bashkimit Europian në Shqipëri, thotë se: “Hapat e tjerë konkrete përfshijnë njohjen e ndërsjellë të kualifikim­eve profesiona­le, identifiki­min dhe eliminimin e burokracis­ë dhe barrierave rregullato­re, që pengojnë tregtinë dhe investimet në rajon, duke krijuar një dialog rajonal mbi transformi­min digjital, si dhe hapja e negociatav­e për një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëve­shjeve”. Sipas axhendës së përcaktuar të takimit të kryeminist­rave, që do të mbahet sot në orën 10: 00 në Durrës, fillimisht delegacion­et e vendeve pjesëmarrë­se do të mblidhen në orën 09: 40, do të zhvillojnë një foto të përbashkët dhe më pas do të nisin punët për diskutimin e zbatimit dhe fuqizimit të Zonës Ekonomike Rajonale dhe një vizioni të përbashkët mbi Strategjin­ë e Integrimit Europian. Gjithashtu, udhëheqësi­t e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë edhe për fillimin e negociatav­e për marrëveshj­et e njohjes reciproke të kualifikim­eve akademike dhe profesiona­le. Në 12: 15 kryeminist­rat e vendeve ballkanike do të mbajnë një konferencë për shtyp. Gjatë konferencë­s pritet të mbajë një fjalë kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe Komisioner­i për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn. Në përfundim të fjalëve përshëndet­ëse dhe qëndrimeve për takimin edhe media do të ketë mundësinë t’i drejtojë pyetje drejtuesve të qeverive që marrin pjesë në takim.

 ??  ?? Kryeminist­rat e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioner­i Hahn
Kryeminist­rat e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioner­i Hahn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania