Panorama (Albania)

Tentojnë të vrasin të riun me thikë, dy në pranga

-

DURRES - Sherr për motive banale, plagoset rëndë një 20vjeçar në Durrës. Një konflikt mes dy të rinjsh në qytetin bregdetar për pak ka përfunduar në tragjedi. Mësohet se J. B., 17 vjeç dhe D. D., 20 vjeç, të dy banues në Durrës, janë konfliktua­r mes tyre pas një debati banal. Ngjarja ka ndodhur në mesditë në lagjen numër 15, ose siç njihet ndryshe zona e Spitallës. Dy të rinjtë, banorë të së njëjtën lagje, kanë nisur një debat gjatë kohës që janë shkëmbyer në rrugë. Fillimisht, ata kanë fyer njëri- tjetrin me fjalë, ndërsa më pas kanë nisur të përleshen. Pas kësaj, adoleshent­i J. B. ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar disa herë 20- vjeçarin, duke e lënë të mbytur në gjak. Në konflikt mësohet se janë përfshirë dhe dy të afërm të 17- vjeçarit. Pak pas marrjes së njoftimit për ngjarjen e ndodhur, Policia e Durrësit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka vënë në pranga dy persona. Nikoll Përlleshi, 31 vjeç dhe Bibë Deda, 48 vjeç, të dy banues në Durrës, u vunë në pranga nga specialist­ët e Seksionit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në kushtet e flagrancës, ndërsa J. B., 17 vjeç, është shpallur në kërkim. Ndërsa i plagosuri D. D., 20 vjeç, u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Nga mjekët bëhet e ditur se i riu ka marrë disa plagë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën për shkak të humbjes së gjakut. Forcat e policisë në vendin e ngjarjes kanë bërë dhe sekuestrim­in e armës së ftohtë, me të cilën u godit 20- vjeçari i plagosur. Burime pranë Policisë bëjnë me dije se shkak për nisjen e konfliktit janë bërë dy të rinjtë, të cilët janë konfliktua­r disa ditë më parë. "Specialist­ët e Seksionit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: Nikoll Përlleshi 31 vjeç, banues në Durrës dhe Bibë Deda 48 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit J. B. 17 vjeç, banues në Durrës. Shtetasit e mësipërm, më datë 25.08.2018, në lagjen Nr. 15, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin duke e goditur disa herë me thikë në trup shtetasin D. D. 20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale është sekuestrua­r thika. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Vrasja me paramendim" në bashkëpuni­m e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta"", bën të ditur policia.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania