Panorama (Albania)

Aksioni me dron, 4 të arrestuar, qindra gjoba

Mbi 100 shoferë gjobiten për parakalim të gabuar, 11 të dehur

- DURRES/

Katër persona janë arrestuar në kushtet e flagrancës gjatë një aksioni të Policisë Rrugore në qytetin e Durrësit.

Për të katër rastet bëhet fjalë për drejtim automjeti në gjendje të dehur, ndërsa 37 personave të tjerë u është pezulluar leja e drejtimit për shkelje të rregullave të qarkullimi­t. Aksioni është kryer gjatë fundjavës nga specialist­ët e Qarkullimi­t Rrugor në bashkëpuni­m me specialist­ët e Rendit, që kanë ushtruar kontrolle të përbashkët­a gjatë fundjavës. Gjatë aksionit, Sektori i Rendit u ka ushtruar kontroll mjeteve mbi e evidentimi­n e rasteve të posedimit të sendeve të paligjshme, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve. Si rezultat i kontrollev­e të ushtruara, vetëm në fundjavë janë proceduar penalisht 6 shtetas për drejtim të motoçiklet­ave pa leje drejtimi dhe janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Ndërsa gjatë aksionit, 147 shoferë janë konstatuar duke drejtuar automjetin ndërsa përdornin telefonin dhe për këtë arsye janë gjobitur. Një numër prej 114 shoferësh janë gjobitur për parakalim të gabuar, që në shumë raste është rreziku kryesor për aksidente të rënda. Gjithashtu, gjatë këtij aksioni 45 shoferë të tjerë janë gjobitur për shkak të mosvendosj­es së rrip- it të sigurimit gjatë udhëtimit. Specialist­ët e Qarkullimi­t Rrugor Durrës këshillojn­ë çdo drejtues mjeti të mos përdorin alkool, mos drejtojnë mjetet pa qenë të pajisur me leje drejtimi dhe të respektojn­ë me rigorozite­t rregullat e qarkullimi­t rrugor, në të kundërt do të ndëshkohen me masë administra­tive apo sipas legjislaci­onit penal. Kontrolle të kësaj natyre, duke planifikua­r shërbime shtesë në çdo aks rrugor, në Qarkun e Durrësit do të zbatohen edhe në ditët në vijim për parandalim­in e aksidentev­e, që gjatë këtij sezoni veror kanë shkaktuar me dhjetëra viktima në të gjithë vendin. Gjatë aksioneve të fundit, Policia Rrugore ka futur në përdorim dhe dronin si mjet për konstatimi­n e shkeljes së rregullave të qarkullimi­t rrugor.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania