Panorama (Albania)

Lezha e rrezikuar nga virusi i Nilit, shkak ndotja e Drinit

-

LEZHE - Në vendin tonë, deri tani nuk është shënuar asnjë rast me virusin e Etheve të Nilit Perëndimor, por kjo nuk e përjashton Shqipërinë nga rreziku. Specialist­ët e Shëndetësi­së apelojnë që të tregohet kujdes me higjienën dhe thonë se ndotja mund të jetë rrezik potencial, pasi ky virus mund të përhapet nga mushkonjat. Nisur nga kjo, ekspertët e Mjedisit në Lezhë ngrenë alarmin për ndotjen e lumit Drin, i cili ka potencial për rrezikun e virusit të Nilit. Eksperti i Mjedisit, Jak Gjini, kërkon marrjen e masave urgjente, pasi ndotja e lumit është në përmasa alarmante kryesisht në periudhën e verës. “Prezenca e lumit të ndodhur në një zonë kaq urbane, bëhet potencial rreziku për virusin e Nilit për arsye se janë mushkonjat ato që e përhapin këtë virus”, shprehet Gjini. “Një nga treguesit e ndotjes është kur uji nuk lëviz. Prezenca e lumit në një zonë kaq urbane përbën rrezik për virusin e Nilit për shkak të mushkonjav­e. Ndotja e këtij lumi në pjesën që përshkon qytetin është mjaft e madhe. Nuk ka vend për panik, por duhet të merren masa urgjente për t’i dhënë zgjidhje kësaj problemati­ke. Duhet kthimi i prurjeve nga hidrocentr­ali i Ashtës në lumin Drin që përshkon Lezhën, me qëllim që uji të qarkullojë, çka do ta eliminonte sadopak ndotjen”. Hedhja e mbetjeve të ndryshme shtëpiake deri te kafshët e ngordhura, por edhe derdhja e ujërave të zeza, janë një kambanë alarmi për rrezikun që iu kanoset qytetareve të Lezhës nga lumi Drin, situatë e cila mund të sjellë ndonjë epidemi apo edhe përhapjen e virusit të Nilit. Megjithatë, eksperti i Mjedisit thotë se nuk ka vend për panik, por duhen marrë masa parandalue­se. “Lezha ka rrjedh 10 hektarë habitate ku riprodhohe­n mushkonjat, pa llogaritur sipërfaqen e lumenjve. Deri sa janë prezente këto habitatet, duhen marrë masa”, u shpreh ai. Ky virus ka shkaktuar me dhjetëra të vdekur në rajonin e Ballkanit, ndërsa numri më i lartë i tyre është regjistrua­r në Serbi dhe Greqi. Te të prekurit, virusi mund të shkaktojë sëmundje neurologji­ke deri edhe vdekjeprur­ëse. Në të gjithë botën, ende nuk janë në dispozicio­n vaksinat për të parandalua­r infektimin nga virusi i Nilit Perëndimor te njerëzit. e. h

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania