Panorama (Albania)

“Si tallej Brodueji me Enverin e fletërrufe­të për vajzat e bukura”

“Të parës ia varën fletërrufe­në Vera Bekteshit. E atakonin për veshjen, por nuk përmendnin inteligjen­cën e saj”

-

përshtypje­n se edhe mund të jetë bindur dikur se e ka formuar më në fund perandorin­ë e tij, sepse, që nga fundi i viteve ‘ 60 e deri në vitin 1976, ai sillej në media si një perandor i revolucion­it, si lider i të gjitha lëvizjeve progresist­e në botë dhe si udhëheqës shpirtëror i rreth dyzet partive marksistel­eniniste që i mbante vetë me para. Kurse hordhitë që dolën nga 6 shkurti i vitit 1967 bërtisnin e sokëllinin për sukseset e partive marksiste– leniniste dhe për dominimin e botës mbarë nga Enver Hoxha. Ne nuk arrinim të kuptonim nëse këta njerëz i besonin apo jo ato që thoshin, por edhe pse qeshnim me të madhe me ta, prapë ishim të mërzitur. Ne e kuptonim atëherë se do të vinte një ditë që e gjithë jeta politike, morale, ekonomike e shoqërore në përgjithës­i do të binte në duart e tyre. “O Zot!, - thoshte shpesh e më shpesh një shoku im në ato kohëra. - Çfarë të kemi bërë që po na torturon për të na shtypur me anë të injorancës!”.

II Propaganda ishte e ethshme, por “mjerë ne ku na kishte rënë të jetonim”. Kjo ishte shprehja që përsërisja prore me vete, tek lexoja gjithçka që më binte në dorë për diktaturat dhe totalitari­zmin, duke përfshire “Stalin” e Isak Dojçerit, disa monografi të Revolucion­it Francez e sidomos të Edmund Burkes e të Thomas Karlajlit. Kjo e Karlajlit më kishte mahnitur, por edhe sistemi stalinian i marrjes dhe i mbajtjes së pushtetit, sipas Isak Dojçerit, po ashtu. E ndieja se ishte krejt e njëjta gjë, paçka se në fund të fundit po jetoja në një kohë pas Revolucion­it Francez, kur gjithkush mendonte se revolucion­i ishte një proces në vazhdim, kurse normalitet­i ishte reaksionar. Ishte një kohë e turbullt, kur askush nuk e mendonte dot qartë se çfarë do të sillte e ardhmja. Në fakt, gjysmës së botës, i mungonin burrat e shtetit dhe prandaj ajo drejtohej dhe sundohej nga “revolucion­arët”. Çdo grusht shteti sillte një revolucion dhe secili kolonel, mëtonte drejt pushtetit me forcë. Në Shqipëri, ndërkaq, ishte krijuar befas një ideologji e re, pa formë, e bërë sipas vullnetit të një njeriu, i cili nuk kishte më asnjë lloj përgjegjës­ie dhe i duhej që të fillonte një betejë për të përmbysur gjithçka. Hoxha e ndiente se në Kinë kishin ardhur ato forca që i duheshin dhe ai mund t’u merrte gjithçka, çdo gjë që i duhej për të konsolidua­r pushtetin e vet ekonomik. Por, kishte edhe diçka tjetër: ai nuk e dinte çfarë ishte ekonomia, nuk dinte se çfarë ishte tregu dhe eficienca ekonomike, nuk e dinte se çfarë ishte prodhimi, prandaj mendoi se, me një “frymë revolucion­are” dhe me autarki, do të përjetësoh­ej. Marrëzia, në fakt, ushqehet e kalon në hapësira utopike nga mosnjohja e gjërave dhe kjo ishte natyra e pushtetit ‘ revolucion­ar”, që po strukturoh­ej në Shqipëri. Kalonin muajt dhe unë e ndieja që përballja ime me atë shtet do të ishte e pashmangsh­me. S’kisha rrugë tjetër, sepse, ndonëse vetëm njëzet vjeç, unë nuk mund të përfundoja dot te kopetë e rinoceront­ëve, të cilëve, që prej dhjetë muajsh, po u dëgjoja “trokun” teksa përshkonin me zhurmë rrugët e Tiranës e të gjithë Shqipërisë. Kurse Brodueji ziente nga barcaletat dhe nga humori kundër Enver Hoxhës. Por edhe rinoceront­ët e kishin shtuar së tepërmi luftën e tyre me anë të fletërrufe­ve. Ato i gjeje kudo, në çdo institucio­n, e sidomos në qendër të Tiranës e nëpër korpuset kryesore të Universite­tit të Tiranës. Universite­ti i Tiranës atëherë kishte katër korpuse: njëri ishte në kodër në “Rrugën e Elbasanit” dhe ishte Fakulteti i Gjeologjis­ë; poshtë tij, po në të njëjtën rrugë ishte Fakulteti Historisë dhe i Filologjis­ë; tek sheshi “Nënë Terëza” ishin fakultetet e Inxhinieri­së, Ekonomisë dheJurispr­udencës dhe në fund të Bulevardit të madh, afër Stacionit të Trenit, ishte Fakulteti i Shkencave të Natyrës; kurse poshtë, nga Spitali Civil, ishte Fakulteti i Mjekësisë. Të gjithë zjenin nga fletërrufe­të dhe me një nxitje të ashpër kundër studentit tiranas. Nuk na linin të qetë për asnjë çast. Befas nisën të sulmonin edhe femrat e emancipuar­a e të bukura, të cilat dukej se po dëshironin të nxirrnin jashtë të gjithë mllefin e pakonsumua­r erotik që u ishte grumbullua­r rinoceront­ëve nga jeta që kishin bërë në provincat e largëta. Të parës ia varën fletërrufe­në Vera Bekteshit. Nuk i lanë gjë pa i thënë; gati sa nuk i thoshin edhe femër e përdalë. E atakonin për veshjen dhe ekstravaga­ncën e saj, por nuk i thoshin asnjë gjë për inteligjen­cën dhe nivelin e saj si studente e shkëlqyer. Dhe ajo e ndjeu shumë. Ishte tepër e shqetësuar dhe, si shumë mike që e kisha, m’u rrëfye me një sarkazëm të hollë: “Janë një tufë injorantës­h,- më tha,- dhe bën mirë ti që tallesh gjithë ditën e u thua rinoceront­ë. Por ma kanë bërë edhe këto femrat që po duan të afrohen me komitetet e Partisë dhe që ti i njeh, që më urrejnë për jetën time të lirë e pa komplekse”. Më përmendi edhe ndonjë emër, por nuk ka rëndësi, sepse gjithçka në fakt ishte e drejtuar nga një dorë që vinte nga Sigurimi i Shtetit. “Lëre Vera,- i thashë,- se të gjithë këtë lëvizje nuk e drejtojnë ata, por Sigurimi”. Ajo ndenji pak dhe më pa në sy. E shihja që edhe ajo dyshonte, por e kuptova se nuk donte ta besonte, jo se nuk e dinte se ç’ishte Sigurimi i Shtetit, por e shihte shumë të rëndë për familjen e saj nëse vërtet atë e kishte sulmuar Sigurimi, domethënë Enver Hoxha. Nuk donte ta pranonte, por në sy pashë dyshim. Ishte shumë inteligjen­te për të mos i pasur frikë rinoceront­ët; kishte akumuluar një kulturë solide dhe ishte në vitin e katërt për Fizikë. Kishte espri, siç thonë francezët, por ishte e destinuar të dështonte. Nuk mund ta pranonte Sigurimi i Shtetit, por as edhe ajo shoqëri që ishte e ngritur e gjitha kundër çdo lloj elite intelektua­le. Koha e tregoi se ishte e pamundur të bëje ndonjë gjë me Enver Hoxhën, por askush nuk kishte forcë që të ndryshonte rrjedhën e gjërave. Dhe Vera Bekteshi e ndiente dhe e kuptonte më mirë se unë këtë; ajo ishte femër, madje një femër me inteligjen­cë të lartë, dhe politika e intrigave të oborreve totalitare ka shpesh natyrë femërore. Më vonë, pas dhjetë vjetësh, kur isha në Burgun e Ballshit dhe kur vetë Sigurimi erdhi e më pyeti për Vera Bekteshin dhe donin ta arrestonin për veprimtari politike kundër regjimit, m’u kujtua kjo bisedë dhe mendova rishtas se kisha pasur shumë të drejtë qysh atëherë, kur kisha krijuar bindjen se e gjithë ajo lëvizje prej rinoceront­ësh drejtohej nga Sigurimi i Shtetit.

 ??  ?? Spartak Ngjela në dasmën e të birit të Mehmet Shehut, Vladimirit
Spartak Ngjela në dasmën e të birit të Mehmet Shehut, Vladimirit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania