Panorama (Albania)

Pse aktorët e duan “KoKo Fest”

-

Ndriçim Xhepa: Vlerësim maksimal, pjesë e çdo edicioni “Si një pjesëmarrë­s në të gjitha edicionet e ‘ KoKo Fest’, i cili zhvillohet në një qytet, që e do teatrin dhe artistët do ta vlerësoja maksimalis­ht këtë festival. Në këtë edicion të pestë do t’u uroja sukses të gjithë interpretu­esve që do të luajnë tashmë në një skenë të re, ku do të ndjejnë një kënaqësi akoma dhe më të madhe”. Yllka Mujo: Mbledh ëndrrat tona dhe i kthen në shfaqje “Një festë që të ngazëllen. Është festival, ku artistët ushqehen me art dhe dashuri. Ky festival i komedisë mbledh ëndrrat tona dhe i kthen në buqetë shfaqjesh. Të gjithë duhemi më shumë!” Viktor Zhusti: I ëmbël si “Koko- t” e gjysheve Fjalën “KOKO” e dëgjoja shpesh nga e mira gjyshe, sa herë më kish ruajtur ndonjë copë ëmbëlsirë. Kështu që, kur dëgjova se më ftonin në “KOKO FEST” (!!!) ndjeva të buzëqesh gjithë ngrohtësi e nostalgji. Mes shumë traditave, arti, teatri më saktë, i solli një tjetër traditë të re qytetit të lashtë. Çdo fillim vjeshte, Korça bujare pret krahë e zemër hapur: artistë, miq e të ftuar, nga të dy anët e kufirit, e shpesh edhe më përtej. Shpërndan “KOKO” për vetëm një javë, por shija, përshtypje­t dhe emocionet që përfton, s’të ndahen deri në vjeshtën e ardhshme, kur mezi pret për t’i shijuar përsëri! Falënderoj teatrin “A. Z. Çajupi”, veçanërish­t “korçarkën” e palodhur Zamirën, që më bëri pjesë të atij festivali! Falënderoj gjithë përzemërsi publikun korçar për qytetarinë, kulturën dhe entuziazmi­n, me të cilat rrethon miqtë e saj! Sukses e jetëgjatës­i “KOKO FEST- it”! Eva Alikaj: E befasuar nga organizimi dhe mikpritja “KoKo ishte për mua një festival shumë i veçantë, jo vetëm për faktin që ishte festivali i parë, ku unë ulesha në karrigen e jurisë, por njëkohësis­ht u befasova nga mikpritja e korçarëve dhe kujdesi i veçantë i drejtores së këtij festivali, Zamira Kita. Arrita të njoh dhe të kënaqem me shumë artistë të trevave shqiptare, shumë të talentuar, të cilët s’i kisha njohur më parë. Ndihem shumë e nderuar!” Rajmonda Bulku: Nivel i lartë artistik “’ KoKo FEST’ është një event artistik i menaxhuar shumë mirë dhe me nivel të lartë artistik, si në zgjedhjen e jurisë tepër profesiona­le, ashtu dhe në zgjedhjen e shfaqjeve konkurrent­e në festival. Do lija edhe pushimet për të shkuar në ‘ KoKo FEST’. Suksese Teatrit të Korçës! Suksese Zamira Kita!” Dhimitër Orgocka: Festival që u flet të gjithëve “Me mendimin që e sotmja po paraqitet si një kohë që po ndryshon. Me mendimin se arti u flet të gjithëve, madje edhe ‘ të veçantëve’ u drejtohet me melodinë komike dhe ndodh që edhe ‘ ata’ ia marrin me iso nga pas. Me mendimin se Korça dhe teatri ju mirëpret me dashuri e mirënjohje, edhe unë mirëpres kolegët me gjithë zemër në suksesin e përbashkët ‘ KoKo FEST’!” Olta Daku: Do lë gjithçka, të shkoj në “KoKo Fest” “Do të lë çdo gjë dhe do të shkoj në ‘ KoKo FEST’! Nuk duhet humbur asnjë shfaqje, asnjë takim me miq, nuk duhet humbur publiku i mrekullues­hëm korçar, nuk duhet humbur atmosfera festive në Korçë. ‘ KoKo FEST’ bën sivjet 5 vjet. I uroj edhe shumë vite të tjera!” Qëndrim Rijani: Motiv për të krijuar “’ Koko FEST’ tashmë është bërë eventi kryesor për motivimin e produkteve të para skenike, në rikthimin e sezonit artistik vjeshtor në teatrot tona mbarëshqip­tare. Punojmë projektet tona të para të sezonit me mendjen në Korçë, rikthehemi nga ‘ Koko FEST’ dhe mbetemi me mendjen dhe zemrën po në Korçë”. Adem Karaga: Te teatri marrim jetë dhe dashuri “Korçë, moj zonjë e madhe e shqiptaris­ë! Ta ndienim zërin e serenatës dhe na mbaje shpirtin gjallë, shpirti i artistëve që ndjehet në çdo rrugicë. Aty te teatri, te zemra e Korçës, aty ku bashkohemi ne të gjithë, marrim dhe japim jetë dhe dashuri nga të gjithë ata që frymuan e frymojnë sa të jetë jeta! Faleminder­it ‘ KoKo FEST’, që na bën të ndihemi pjesë e Korçës!”

 ??  ?? Nga edicionet e shkuara të “KoKo Fest”
Nga edicionet e shkuara të “KoKo Fest”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania