Panorama (Albania)

Ndahet nga jeta McCain, senator e hero i luftës

Kishte kërkuar që Trump të mos jetë i pranishëm në funeral

-

Senatori i shquar amerikan, John McCain, u nda nga jeta në moshën 81- vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin në tru. Pak ditë më parë, ai vendosi të ndërpresë trajtimin dhe ka ndërruar jetë të shtunën, në shtëpinë e tij në Arizona. McCain ishte diagnostik­uar në korrik të vitit 2017, u operua gjatë prillit të këtij viti, por nuk e fitoi betejën me sëmundjen e rëndë. Për rreth gjysmë shekulli McCain ka qenë një politikan i shquar në SHBA dhe emër i dëgjuar në botë. Në jetën e tij ka pasur momente shumë të rëndësishm­e. Një prej tyre është kur u njoh si hero lufte. McCain është qëlluar ndërsa fluturonte me avion luft- arak mbi Hanoi gjatë luftës së Vietnamit. Ai u kap, u mbajt peng dhe u torturua për më shumë se pesë vjet. U prit si hero kur u kthye në SHBA. I hyri politikës dhe ka shërbyer si senator i Arizonës për më shumë se 30 vjet. Në një moment të karrierës së tij, McCain ka garuar për president të Shteteve të Bashkuara, në vitin 2008, si i nominuari i republikan­ëve në garën kundër kandidatit demokrat në atë kohë, Barack Obama. Zgjedhjet u fituan nga Obama. Por që prej atëherë, ish- Presidenti Obama ka folur me respekt të madh ndaj McCain. Ai ish- te edhe mik i shqiptarëv­e. Ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe ka bërë përpjekje të shohë zhvillim në republikën e re. McCain njihej edhe si rebel i Partisë Republikan­e. Në vitin 2017, ndërsa luftonte me kancerin në tru, vota e McCain rrëzoi përpjekjet republikan­e për të ndryshuar tërësisht sistemin e kujdesit shëndetëso­r në SHBA të njohur si “Obamacare”. Për këtë arsye ai njihej si politikan jopartiak, edhe pse ishte pjesë e republikan­ëve. Ish– presidentë­t amerikanë e kanë nderuar McCain. Barack Obama tha se ata ndanin bashkë “besnikërin­ë ndaj diçkaje më të lartë”, George W Bush e përshkroi si një patriot të urdhrit më të lartë. Ndërsa Presidenti Donald Trump, të cilin McCain e kritikonte ashpër, ka shkruar “ngushëllim­et më të thella” për familjen e McCain, por nuk ka komentuar për jetën e tij. Sipas “New York Times”, një nga dëshirat e McCain ishte që Trump të mos ishte i pranishëm në funeralin e tij. Për këtë arsye, Shtëpia e Bardhë do të përfaqësoh­et nga zv. presidenti Mike Pence në përcjellje­n e McCain. Të gjithë liderët botërore e kanë nderuar figurën e tij.

 ??  ?? Senatori John McCain
Senatori John McCain

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania