Panorama (Albania)

Flamurtari tregon ‘ muskujt’, ligjin e bën Skënderbeu

Dopieta e Bregut dhe Demte likuidojnë Kastriotin

-

Pas dy ndeshjeve të para, Skënderbeu ka marrë komandën.

Kampionët në fuqi e kanë nisur me marsh maksimal dhe pas 180 minutash lojë, regjistroj­në gjashtë pikë, si asnjë rival tjetër. Dje është mbyllur edhe java e dytë e Kategorisë Superiore, me një fitore të korçarëve në FushëKrujë ndaj Kastriotit dhe një triumf minimal i vlonjatëve përballë Kukësit.

KASTRIOTI- SKËNDERBEU

Fitorja ndaj Luftëtarit u harrua shpejt. Kastrioti duket një tjetër ekip dhe një skuadër e vogël përballë një Skënderbeu që, pavarësish­t ndryshimev­e, ka ruajtur ingranazhi­n e suksesit. Korçarët gjejnë golin, atëherë kur Kastrioti nis të marrë hov. Një zbritje nga e djathta e Gripshit gjen Krasniqin, që pason bukur me thembër për Demten, i cili shënon lehtësisht. Manual shënimi për korçarët dhe lojtari nuk mund të kishte tjetër dedikim veçse për trajnerin Shehi, me të cilin feston. Ka pushim për t'u freskuar, por Skënderbeu e nis aty ku e la, me gol. Është Bregu me një aksion personal që fiton një goditje dënimi në afërsi të zonës. Me miratimin e kapitenit Radas, gjuan vetë mesfushori me tipare sulmuese që kalibron saktë mbi murin mbrojtës për të dërguar sferën në rrjetë. 0- 2 dhe stadiumi "Redi Maloku" hesht. Kastrioti e nis me dy zëvendësim­e dhe duket se ka një marsh më shumë drejt sulmit. Disa aksione interesant­e, disa zbritje që duket se përfitojnë pak edhe nga një ulje ritmi e natyrshme e korçarëve, por pa rezultat. Në fund të fundit, është Teqja që fluturon në cep sa herë që rrezikohet kuadrati. Oto Xhon dhe Sambou hidhen në fushë për pesëminutë­shin e fundit. I pari jep menjëherë shkëndija dhe pas një sprinti me pengesa, duke dribluar dy kundërshta­rë, asiston Bregun që e nxjerr para portës dhe nuk gabon, e çon në 0- 3.

FLAMURTARI- KUKËSI

Flamurtari arriti një fitore të rëndësishm­e pas barazimit të javës së parë. Në stadiumin "Flamurtari", vlonjatët fituan ngushtë, me rezultatin 1- 0, në një sfidë të fortë ndaj Kukësit. Në një fushë "patatesh", ku bari thuajse mungonte totalisht, pasi ishte ngrënë nga krimbat, ekipit të Dajës i mjaftoi një gol në minutën e 40- të nga ish- i i Kukësit, Albi Alla, i cili shënoi me kokë në debutimin me kuqezinjtë. Kukësi nuk u duk i qartë në sulm. Edhe në ato pak raste që kishte gjeti përballë gar- dianin Koliçi, i cili neutralizo­i çdo rrezik. Kështu, Flamurtari shkon në kuotën e 4 pikëve, ndërsa ekipi i Cungut numëron vetëm 1 pikë pas 2 javësh. Vlonjatët duket se kanë strukturua­r një skuadër konkurrues­e, ndërsa Kukësi ka më pak forcë dhe shumë paqartësi në kra- hasim me një sezon më parë. Mungojnë Baklaj dhe Guri, e mbi të gjitha... mungon qetësia në ambientin e brendshëm të skuadrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania