Panorama (Albania)

Bregu: Skënderbeu, "trampolina" më e mirë

-

Realizoi një eurogol nga goditja e dënimit dhe më pas rrjetën që mbylli takimin pas aksionit të Oto Xhon. Dejvi Bregu e ka nisur me ritmin e duhur te korçarët dhe jo më kot në deklaratën për "SuperSport" thotë se Skënderbeu është trampolina më e mirë nga Shqipëria. Bregu është i qartë në kërkesat e tij, teksa shprehet se në dëshirat e tij, kur të vijë momenti të largohet nga Shqipëria, do të jetë vetëm kërkesa për minutazh kudo që të transferoh­et.

Gol në Superkupë dhe kjo paraqitje e shkëlqyer. Çfarë ritmi ka Skënderbeu ndryshe nga Luftëtari?

Skënderbeu ka një ritëm akoma më shumë. Gjërat këtu më janë bërë më të thjeshta. I falënderoj të gjithë për mikpritjen.

Mendoni se mund të grumbulloh­eni me Ko- mbëtaren me këto paraqitje?

Nuk e mendoj. Mendoj të bëjë mirë këtu dhe ajo pjesë u takon të tjerëve. Siç e kam planifikua­r edhe me agjentin tim, shpresoj të shkoj në një kampionat më të fortë.

Keni ndonjë ambicie ose ndonjë bast me veten për golashënue­s?

S'kam ambicie për gola, por të arrijmë sa më mirë. Dua që të realizoj objektivat e mia personale, të cilat në fillim të vihen në dispozicio­n të skuadrës.

Skënderbeu më i mirë si trampolinë apo Luftëtari, nga ku ish- shoku i skuadrës Abazaj shkoi tek Anderlehti?

Unë do të shkoj ku ma ka shkruar Zoti. Skënderbeu është trampolina më e mirë. Një gjë që do të kërkoj kur të iki nga këtej, është që të luaj atje ku do të shkoj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania