Panorama (Albania)

Ngjela: Bisedat e fshehta me djalin e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën

"Kiçoja i kishte kërkuar investime për imbotilimi­n e ujit të pijshëm natyror, Enveri i bëri presion të hiqte dorë nga ideja"

- SPARTAK NGJELA

Erërat e Pranverës së Pragës po ndiheshin edhe në Shqipëri. Të gjithë ata që dëshironin ndryshimin e sidomos të rinjtë, dëgjonin fshehur lajmet që vinin nga Çekosllova­kia, për reformat që po ndërmerres­hin për hapjen ndaj privatizim­it... Avokati Spartak ngjela e kujton fare mirë atë kohë. Pranvera e Pragës ishte një nga temat e bisedave që zhvillohes­hin në shtëpi, mes tij dhe të atit, por edhe mes shokësh. Brodueji ziente nga lajmet rreth ndryshimev­e në Çekosllova­ki. Në librin "Përulja dhe rënia e tiranisë shqiptare", botim i "UET PRESS", Ngjela rikthen këto kohëra. Si u pritën ndryshimet në Çekosllova­ki dhe reagimi i Enver Hoxhës, i cili i shihte si të rrezikshme, madje ndihej nervoz dhe i frikësuar, çka e tregoi edhe në një nga fjalimet e tij mbajtur para vullnetarë­ve të rinj, që ndërtonin hekurudhën Rrogozhinë- Fier. "Praga po kërkonte që të mbaronte Lufta e Ftohtë, domethënë Praga po kërkonte indirekt rrëzimin e Enver Hoxhës", thotë Ngjela. Vijon nga numri i kaluar

PRANVERA E PRAGËS

Ishte ndoshta aty nga mesi i muajit shkurt të vitit 1968, kur, Kiçoja, një darkë, tek e shkëputi vështrimin nga televizori, i tha Verës se diçka po ndodhte në Çekosllova­ki. "Është mbledhur plenumi i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Çekosllova­ke dhe po kërkon shkarkimin e Novotnit73", - shpjegoi ai. Ndenji pak e mandej vijoji, - "Brenda një jave, Novotni ka shkuar dy herë në Moskë dhe është kthyer në plenum". Madje, më kujtohet mirë se si u ngrit dhe mori një tufë axhansash që i kishte lënë mënjanë, ia la Verës pranë kolltukut të saj dhe doli për të shkuar në studion e tij. Por Vera nuk e vrau mendjen aq shumë; lexoi pak e mandej doli edhe ajo nga dhoma. Në të vërtetë, ai vetë kishte pasur disa sinjale se në Çekosllova­ki diçka po ndodhte dhe pritej një pavarësi nga Moska. Kiçoja kishte qenë ministër i Tregtisë edhe gjatë viteve kur Shqipëria bënte pjesë në KNER, prandaj ai i kishte ruajtur lidhjet, për efekt tregtar, thuajse me të gjitha qendrat e vjetra. I takonte rregullish­t, kishte marrëdhëni­e me to dhe merrte edhe ndonjë informacio­n politik se çfarë ndodhte në Lindje. Prandaj, edhe për Çekosllova­kinë, diçka kishte dëgjuar, por, deri nga fundi i janarit, nuk po e kuptonte dot saktë se çfarë në fakt po ndodhte. Megjithatë, atëherë dihej nga të gjithë se, çdo lëvizje që ndodhte në vendet e Lindjes Komuniste kishte pasur gjithmonë tendenca të djathta. Edhe këtë herë, Kiçoja kishte pasur informacio­n se kishte një lëvizje në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Çekosllova­kisë, e cila donte të rrëzonte Novotnin, prandaj, teksa e kishte parë lajmin në axhansa, e ndjeu se atje po ndodhte një përmbysje me anë të një lëvizjeje që drejtohej kundër Moskës.

Më pas, mora axhansat dhe i pashë me shumë vëmendje. Në Lindje kishte nisur krisja e madhe. Të gjitha agjencitë perëndimor­e të lajmeve merreshin me plenumin e Partisë Komuniste Çekosllova­ke. Kishte hamendje e supozime, por kishte edhe fakte. Pas disa ditësh u shkarkua edhe Novotni dhe menjëherë nisi të trumbetohe­j figura e një të panjohuri: Dubçek.

Televizion­i italian e jepte përditë dhe mua më bëri përshtypje atëherë fytyra e tij hollake dhe tepër shprehëse. "A të jetë ky shpresa jonë?", mendoja vazhdimish­t ato ditë dhe përnatë dëgjoja lajmet e RAI- t dhe lexoja AFP- në e ROJTER- in në axhansa. Në Pragë kishte ndryshime të përditshme. Gjithçka po fliste se kishin fituar forcat liberale, dhe do të fillonte hapja. Në 28 mars u zyrtarizua Dubçeku si Sekretar i Parë i Komitetit Qendror dhe disa ditë më vonë, Ludvik Svoboda u zgjodh President. Kurse më 8 prill, Oldrich Cernik74 u zgjodh Kryeminist­ër. Edhe Kryeminist­ri u duk si një emër i panjohur, por Kiçoja më tha se e njihte, se ishte ekonomist dhe e kishte njohur më 1960- 1961 si ministër të Energjetik­ës dhe të Lëndëve Djegëse. "Është shumë energjik, - i tha Verës,- dhe ka dalë në skenë me reformat që u bënë në Çekosllova­ki pas dështimeve të mëdha që patën në bujqësi më 1959". Por Kiçoja kishte respekt sidomos për një tjetër, që më duket se u emërua zëvendëskr­yeministër dhe ministër i Ekonomisë, Oto Shik. "Do të ketë reforma të thella", tha Kiçoja gjatë atyre netëve të gjata, sepse siç duket i pati njohur nga afër reformator­ët e qeverisë së Çjernikut. Kiçoja e shprehte shpesh se Oto Shik kishte qenë drejtor i Institutit të Ekonomisë dhe nuk kishte qenë dakord që uzina e shkrirjes së nikelit të ndërtohej në Çekosllova­ki, por në Shqipëri. "Ne po e rrisim koston me zor dhe në mënyrë naive", kishte shprehur mendimin e vet ai edhe në rrethet e KNER- it. Këto tha Kiçoja ato ditë, por nuk e kishte dëgjuar njeri. Madje, në një nga ato net të famshme të Pragës, ndërsa jepeshin premisat e reformës së nisur nga qeveria Çjernik, Hoxha i kishte thënë Kiços si me pak qesëndi në Shtëpinë klub: "Po e bëjnë çorbë ekonominë çekosllova­ke Çjerniku dhe Shiku yt". Por Kiçoja nuk kishte folur dhe biseda ishte mbyllur me kaq.

"Nuk arrita ta kuptoja, - i tha Kiçoja Verës po atë natë, - se me çfarë sensi e hodhi ai këtë batutë, por sigurisht që nuk është dakord me ato që i kam shkruar si propozim në lidhje me ecurinë e ekonomisë". Në të vërtetë, ky patjetër që kishte qenë presion dhe Kiçoja ma tha shumë vjet më vonë edhe propozimin që i kishte bërë Enver Hoxhës para një muaji, për të cilin ai kishte rrudhur vetullat pa i dhënë asnjëherë përgjigje. Para disa muajsh, Kiçoja i kishte kërkuar që të nisnin investimin për të industrial­izuar imbotilimi­n e ujit të pijshëm natyror, sepse llojet e ujit tonë ishin shumë të kërkuara në tregun ndërkombët­ar. Por siç duket, batuta ishte një presion i Hoxhës se duhej lënë mënjanë çështja që ai kishte ngritur. Megjithatë, qeveria çekosllova­ke kishte aprovuar ndërkohë platformën e saj që erdhi e tronditi të gjitha rrethet e ethshme të komunizmit në rrafsh botëror. Në atë platformë atakohej rëndë e gjithë veprimtari­a e Partisë Komuniste Çekosllova­ke, sidomos të gjitha dogmat e ekonomisë. Ne atëherë patëm mundësi që të shihnim qartë kriticizmi­n, që shkallmont­e absurdin ekonomik të Bashkimit Sovjetik dhe sigurisht edhe atë shqiptar. Por, për herë të parë në një vend lindor, u fol më në fund edhe për të drejtat themelore dhe liritë e individit, madje në Çekosllova­ki ato u legjitimua­n si në çdo vend tjetër perëndimor, në një kohë që, po atëherë, u bë i ditur edhe fakti se në Çekosllova­ki liritë dhe të drejtat themelore të njeriut kishin qenë legjitime deri në vitin 1948. Pikërisht me këtë rast, u akuzuan shumë rëndë qeveritë komuniste që kishin persekutua­r çekët dhe sllovakët për njëzet vjet rresht. Por stanjacion­i ekonomik në njëzet vjet kishte qenë gjëja më e rëndë që po dëgjonte opinioni publik çekosllova­k. Vetë Çjerniku shpalli se, në njëzet vjet, ekonomia çekosllova­ke kishte pasur një rritje prej 1% në vit. Të gjithë u habitën, sepse dihej që Çekosllova­kia kishte qenë një nga shtetet më të zhvilluara të Europës.

Reforma ekonomike ishte shpëtimtar­e. U kërkua të futej menjëherë privatizim­i i tregtisë me pakicë dhe u hoq monopoli i tregtisë së jashtme nga shteti. U tregua e argumentua­r se i gjithë dëmi i ekonomisë çekosllova­ke kishte ardhur pikërisht nga fakti i zvogëlimit maksimal të ekonomisë private, kurse ndërhyrja e shtetit në ekonomi mbeti brenda koncepteve keniasiste. O. Shik deklaroi atëherë se duhej të gjendej "një rrugë e mesme midis tregut të lirë kapitalist dhe stilit sovjetik të ekonomisë së planifikua­r".

Gjendja po na habiste. Të gjithë ndiheshin të çorientuar. Më kujtohet se në ato ditë pyeta Kiçon nëse kishte mundësi që të gjendej një rrugë e mesme si ajo e Shikut dhe ai më tha se nuk do të pranohej nga Moska. "Të ishte Hrushovi, edhe mund të pranohej, - më tha Kiçoja atëherë, - po Brezhnjevi nuk mund ta pranojë. Do të ndërhyjë". "Po gjendja ekonomike është katastrofi­ke në Çekosllova­ki,- i thashë unë, - dhe ata kanë të drejtë". "Eh, Spartak, - foli ngadalë Kiçoja pa më parë në sy, - kurrë nuk do të pranohet buharinizm­i. Kur ra në Kinë, te këto koloni e ka të pamundur të bëhet". E gjithë vëmendja jonë ishte përqendrua­r aty, te Praga. Dhe reformat ishin të thella. Gjithçka u mbësh-

Do të ketë reforma të thella", tha Kiçoja gjatë atyre netëve të gjata, sepse siç duket i pati njohur nga afër reformator­ët e qeverisë së Çjernikut. Kiçoja e shprehte shpesh se Oto Shik kishte qenë drejtor i Institutit të Ekonomisë dhe nuk kishte qenë dakord që uzina e shkrirjes së nikelit të ndërtohej në Çekosllova­ki, por në Shqipëri”

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania