Panorama (Albania)

E akuzoi se i vodhi paratë, 54- vjeçari vritet me thikë në zemër

Vdes 54- vjeçari, akuzoi autorin për vjedhjen në banesën e tij

- SHKODER/

Sherri për një shumë parash që dyshonte se ia kishte vjedhur, i ka marrë jetën një 54- vjeçari dje në Shkodër, pasi u godit me thikë në zemër nga i dyshuari prej tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Thive” në lagjen “Mark Lula”, afër banesës së viktimës Prendush Fushaj. Pas kësaj vrasjeje, Policia dyshon se autori është shtetasi Fredi Pllumi. Menjëherë në vendngjarj­e ka mbërritur një ambulancë e Spitalit Rajonal të Shkodrës, duke bërë të mundur transporti­min e 54- vjeçarit në urgjencën e spitalit. Në pak minuta mjekët kanë konfirmuar ndarjen nga jeta të Prendush Fushajt, duke qenë se goditjen me thikë e ka marrë në zemër. Forcat e Policisë, menjëherë pas informacio­neve të marra në rrugë operative në terren kanë arritur të bëjnë të mundur identifiki­min e autorit të dyshuar. Sipas efektivëve, ai është 30- vjeçari Fredi Pllumi. Burimet policore bëjnë me dije se në ditët e fundit në banesën e viktimës është vjedhur një shumë e konsiderue­shme parash. Pas kësaj ngjarjeje, viktima Fushaj ka shkuar në Policinë vendore të Shkodrës dhe ka bërë një denoncim, duke përmendur si autor të mundshëm të vjedhjes pikërisht 30vjeçarin Fredi Pllumi dhe disa persona të tjerë. Forcat e Policisë kanë shoqëruar të dyshuarin si autor të vjedhjes, por ai ka deklaruar për oficerët se nuk ka gisht në këtë vjedhje. Policia, duke mos pasur prova për au- torësinë e vjedhjes, e ka lënë të lirë 30- vjeçarin. Dyshohet se ai ka shkuar pasditen e djeshme në banesën e Prendush Fushajt, duke i kërkuar llogari në lidhje me padinë për vjedhje që ka bërë në adresë të tij. 30- vjeçari ia ka mohuar se është ai autor i vjedhjes, por dyshohet se 54vjeçari nuk është bindur nga fjalët e tij. Biseda ka agravuar më shumë mes tyre, duke debatuar lidhur me ngjarjen. Të dy shtetasit e përfshirë në këtë debat kanë ngritur tonet, aq sa i kanë dëgjuar edhe per- sona të tjerë që kanë qëlluar në afërsi. Në debat e sipër, Policia dyshon se shtetasi Fredi Pllumi ka nxjerrë një thikë që e kishte me vete dhe ka goditur në zemër Fushajn, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe më pas humbi jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, teksa po punohet për kapjen e tij. “Me date 27.08.2018 ora 19.15 jemi njoftuar nga urgjenca Spitalit Rajonal Shkodër se ka ardhur një person i goditur me mjet prerës ( thikë) dhe pas pak minutave ka ndërruar jetë, ku nga verifikime­t e bëra viktima është shtetasi P. F. 55 vjeç. Forca të shumta policie jane vënë në lëvizje ku nga veprimet e para hetimore mesohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula” për motive të dobëta, si dhe është identifiku­ar dhe po punohet për kapjen si autor të dyshuar shtetasi A. P. 30 vjeç. Në vendngjarj­e ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, bën me dije policia.

 ??  ??
 ??  ?? Vendi i ngjarjes
Vendi i ngjarjes
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania