Panorama (Albania)

Pakt me PS për sistemin zgjedhor, aleatët e Bashës kundër

Bylykbashi mohon marrëveshj­en me socialistë­t: Për sistemin do flasim pasi të mbyllim çështjet që prekin zgjedhjet vendore

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Aleatët e opozitës paralajmër­ojnë kreun e PD- së, Lulzim Basha, se nëse do të ketë një pakt me PS- në për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor aktual, do të përdorin të gjitha mjetet që në zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re shqiptarët të votojnë me një tjetër sistem.

"Panorama" publikoi një ditë më parë raportin e ekspertit të Komisionit të Venecias, Iurie Ciocan, i cili po asiston Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, ku thuhej se PS- PD kërkojnë që të ruhet sistemi aktual zgjedhor. Kreu i LZHK- së, Dashamir Shehi, në një prononcim për "Panorama", thekson se ka marrë një premtim nga kreu i PDsë, Basha, se pasi të zgjidhet çështja e votimit dhe numrit elektronik, do të nisin diskutimet për një sistem të ri zgjedhor. "Ne si aleatë, të paktën po them ne si aleatë të së djathtës, kemi marrë premtim nga z. Basha që menjëherë pasi të zgjidhet çështja e votimit dhe numërimit elektronik, do të fillojë çështja e ndryshimit të sistemit zgjedhor. Do të diskutohet për alternativ­ën më të mirë dhe për sistemin më të mirë që i përshtatet edhe realitetet shqiptar. Ne sigurisht kemi të preferuari­n tonë, por e rëndësishm­e është të hapet fillimisht si diskutim. Për mua, ky sistem që kemi është më i prapambetu­ri, është sistem reaksionar. Koha dhe proceset zgjedhore kanë vërtetuar se ky sistem nuk hyn më në punë", sqaron Shehi. Sipas kreut të LZHK- së, nëse përfaqësue­sit politikë janë shprehur për të mbajtur këtë sistem zgjedhor, atëherë ky është edhe mendimi i Kryeminist­rit dhe kreut të opozitës. "Nëse përfaqësue­sit politikë të partive janë shprehur për të mbajtur këtë sistem, praktikish­t këtë gjë e do Edi Rama dhe Lulzim Basha, se ata janë shërbëtorë në ato takime. Ne, nëse do të jetë ky qëndrim nga dy partitë e mëdha, do të shohim dhe do të përdorim mjetet tona për të luftuar dhe për ta ndryshuar këtë gjë. Por, fillimisht jemi në pritje të asaj që kemi diskutuar me kreun e Partisë Demokratik­e", thekson Shehi për "Panorama". Edhe kreu i PAA- së, Agron Duka, konfirmon se aleatët e opozitës kanë marrë një premtim që në zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re do të kenë një sistem të ri zgjedhor. "Ne kemi marrë premtime nga Basha që do të ketë ndryshim të sistemit zgjedhor, por pa specifikua­r për sistemin që ne do të kërkojmë. Ne kemi dhënë propozimet tona, pasi sistemi aktual dëmton jashtëzako­nisht partitë e vogla", sqaron Duka për "Panorama".

REAGIMI

Bashkëkrye­tari i djathtë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka sqaruar se nuk ka një pakt me shumicën për të mbajtur këtë sistem zgjedhor. "Nuk ka asnjë marrëveshj­e PD- PS për sistemin zgjedhor, as të fshehtë dhe as të hapur. Aq më pak sistemi zgjedhor është në diskutim për çështjen e votës së emigrantëv­e. Sistemet zgjedhore vendosën për të garantuar përfaqësim politik dhe efikasitet në qeverisje dhe jo për të zgjidhur çështje specifike. Vota e emigrantëv­e do t'i përshtatet sistemit zgjedhor ? që do të jetë në fuqi në zgjedhjet përkatëse. E vetmja dakordësi publike në tryeza të hapura është që çështja e votës së emigrantëv­e është çështje që u takon zgjedhjeve të përgjithsh­me dhe jo atyre vendore dhe se diskutimi për sistemin zgjedhor në Komisionin e Reformës Zgjedhore do të bëhet pasi të përmbyllen çështjet që prekin zgjedhjet vendore të vitit 2019", sqaron përfaqësue­si i PD në Komisionin e Reformës.

 ??  ??
 ??  ?? Lulzim Basha me aleatët
Lulzim Basha me aleatët
 ??  ?? Faksimile e raportit për sistemin zgjedhor
Faksimile e raportit për sistemin zgjedhor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania