Panorama (Albania)

Pullë për librat dhe filmat e komunizmit, PS: Inkuizicio­n mesjetar

Reagimi i socialiste­s Spiropali për propozimin e PD: Është akti më idiot, më i turpshëm e më grotesk

-

Partia Demokratik­e pritet të paraqesë javët e ardhshme në Kuvend, projektlig­jin e premtuar për dekomunist­izimin e shoqërisë shqiptare.

Debatet e shumta dhe deri te përplasjet fizike që kanë shoqëruar vitet e fundit ditën e dëshmorëve, ku fanatikët e diktatorit shfaqen me fotot e Enver Hoxhës, demokratët do të kërkojnë t’i ndalojnë me ligj. Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD- së, Enkelejd Alibeaj, së bashku me një grup ekspertësh dhe përfaqësue­s të shoqatave të ish- të përndjekur­ve kanë hartuar draftin që aktualisht ndodhet në zyrat e fondacioni­t gjerman Conrad Adenuer, i cili do të japë edhe një mendim nisur nga eksperienc­a gjermane për këtë çështje. Një nga çështjet më të diskutuara që nga koha kur demokratët paralajmër­uan hartimin e një ligji të tillë, ka qenë edhe qëndrimi që do të mbahet për krijimtari­në artistike gjatë regjimit komunist.

KRIJIMTARI­A Në draftin e hartuar nga demokratët propozohet që të vendoset një shënim apo një vulë në çdo film apo libër që përmban elemente propagandi­stike të kohës së komunizmit. “Arti në një dozë të madhe në atë kohë; libra, filma apo edhe mjete të tjera të propagandë­s, të kamufluara më elemente artistike, ishin një nga elementët kryesorë, të cilët ndikuan në deformimin e formimit artistik apo edhe politik të shoqërisë komuniste në atë kohë. Madje, unë besoj që është një nga mjetet më të rrezikshme, të cilat deformuan dhe deformojnë edhe sot mënyrën sesi do të duhet njerëzit të jenë të qartë për të drejtat e tyre, për lirinë”, shprehet Alibeaj. Nisma e PDsë pritet të prekë edhe krijimtari­në e shkrimtari­t të madh Ismail Kadare. Deputeti Alibeaj, në cilësinë e hartuesit ligjor të nismës, sqaron se synimi është që kur lexuesi të lexojë Kadarenë, të mos dalë i mpirë nga faqet që do të lexojë, por t’i ofrohen edhe faqet që dik- tatura nuk i lejonte. “Mjetet që do të duhet të përdorim siç është shoqëria e civilizuar sot, të mos e privojë individin për të marrë informacio­nin, të cilin do, të cilin pëlqen, por duke i dhënë paralelish­t në të njëjtën kohë edhe informacio­nin tjetër atë real, atë të vërtetin, që në fund të fundit për çdo libër, qoftë edhe të Kadaresë, kur ta lexojë, të mos dalë i mpirë në arsyetimin e vet për situatën apo për gjendjen që ka qenë, por të shohë edhe faqet e tjera të librit të pashkruar të Kadaresë, ato të cilat diktatura nuk ia lejonte të shkruante. Këto faqe të zeza të pashkruara, sepse censurohes­hin në atë kohë, do të duhet t’ia japim si informacio­n sot në mënyrë që edhe libri i Kadaresë të lexohet i plotë, dhe të kuptohet jo thjesht Kadareja, por të kuptohet sistemi komunist i asaj kohe”, thekson deputeti.

DEBATI Një propozim i tillë është cilësuar akt idiot dhe i turpshëm nga socialistë­t. Zëdhënësja e Grupit Parlamenta­r të PS, Elisa Spiropa- li, ka akuzuar Alibeajn për mendësi totalitare për ligjin e propozuar. “Demokrati me mendësi totalitare prej inkuizitor­i mesjetar, Enkelejd Alibeaj, po kërkon hiç më pak se të mësojë shqiptarët si të lexojnë librat, si të dëgjojnë muzikën, si të këqyrin pikturat e skulpturat. Është akti më idiot, më i turpshëm, më grotesk, që një politikan shqiptar ka bërë gjatë krejt historisë sonë. Është krejt njëlloj sikur popullit t’i vësh damkën e budallait. Çfarë kërkon të bëjë me librat ky aparatçik, është më zi se çfarë kanë bërë me librat, inkuizicio­ni, Mao Ce Duni, diktatori shqiptar dhe të tjerë, të cilët nuk kanë guxuar të mësojnë askënd si të lexojnë. Ata, përmes një ushtrie me censorë dhe redaktorë, librat e padëshirua­r thjesht i digjnin ose i shndërroni­n në karton. Të njëjtën gjë do të bëjë edhe ky ‘ Nëpunës i Pallatit të Ëndrrave të Bashës’, por në një mënyrë pakrahasim­isht më të shëmtuar, më burracake; me moralizime, komisione, komitete, ligje”, deklaron Spiropali.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania