Panorama (Albania)

Salianji nxjerr dokumentet: Bego edhe me licencë miniere

Reagon Gjiknuri: Është shpallur fitues sipas ligjit

- Ervin Salianji Damian Gjiknuri

Në një dalje për mediat, deputeti i PD, Ervin Salianji, deklaroi se Bego, krahas tenderave të qeverisë, ka përfituar edhe pasuri publike. Salianji iu referuar lejes minerare për shfrytëzim mineralesh dhënë subjektit “Inerte Expres” sh. p. k në pronësi të shtetasit Edmond Bego, me firmën e ministrit Damian Gjiknuri. “Edmond Bego, miku trafikant droge me 5 emra i Taulant Ballës, nuk ka përfituar vetëm para publike në kundërshti­m me ligjin - 10 milionë euro dhe 6.4 miliardë lekë në 7 muajt e fundit, por ka përfituar edhe pasuri publike. Për shumëfishi­min e pasurisë së mikut trafikant droge të Taulant Ballës, janë përfshirë edhe ministrat e Edi Ramës. Damian Gjiknuri, 3 vjet më parë, atëherë kur trafikanti i drogës Bega dhe politikani Balla u bënë miq familjarë, ka firmosur leje minerare pa garë për Edmond Begon. Leja minerare është dhënë në zonën elektorale të Taulant Ballës, në Elbasan, njësoj si shumica e punëve të tjera publike”, deklaroi Salianji.

REAGIMI Në një reagim për mediat, ministri Damian Gjiknuri ka hedhur poshtë pretendime­t e PD për dhënien e lejes minerare pa garë. Sipas tij, Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë këtë leje që nga shpallja e garës dhe deri në përzgjedhj­en e fituesit është bërë konform të gjitha rreg- ullave. “Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë sqaron median dhe opinionin publik se e gjithë procedura që nga shpallja e zonës së lirë minerare deri në shpalljen e kompanisë fituese është kryer në transparen­cë të plotë dhe në zbatim rigoroz të ligjit. Për hir të transparen­cës ndaj opinionit publik, Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë sqaron se subjekti ‘ Inert Expres’ sh. p. k. ka disa vite që ushtron aktiviteti­n në industrinë minerare. Për dijeninë e deputetit të ri Ervin Salianji, ky subjekt është pajisur në datën 08.09.2009 me leje shfrytëzim­i për vendburimi­n ‘ Kodra e Shulcit’ Mamurras, firmosur nga ish- ministri i Partisë Demokratik­e në atë kohë”, thuhet në sqarimin e ministrisë. Por, deputeti Salianji, në një tjetër reagim, kujtoi se Ministria e Infrastruk­turës në reagimin e saj nuk fliste për asnjëpjesë­marrës tjetër në garë dhe kujtoi se në 2009 Edmond Bego nuk ka qenë pronar i “Inert Expres” sh. p. k.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania