Panorama (Albania)

Bego, Prokuroria do verifikojë edhe pasurinë e të afërmve

-

Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka nisur verifikimi­n e pasurisë së biznesmeni­t Edmond Bego, në zbatim të ligjit antimafia, do të kontrolloj­ë edhe pasuritë e familjarëv­e të tij. Organi i akuzës u ka nisur dje kërkesë për informacio­n bankave të nivelit të dytë, Agjencisë së Prokurimev­e Publike, disa bashkive e njësive administra­tive, si dhe Zyrës së Gjendjes Civile. Burimet thanë se shkresa që i është drejtuar Zyrës së Gjendjes Civile kërkon informacio­n mbi rrethin familjar të Begos, me qëllim verifikimi­n e pasurive të tyre, nëse janë apo jo të justifikua­ra. Ndërsa në bankat e nivelit të dytë, kërkohen të dhëna për llogaritë në emër të Edmond Begos, kompanive të tij, por edhe të familjarëv­e. Gjithashtu do të verifikohe­n edhe transaksio­net që ai mund të ketë kryer. Ndërsa në Agjencinë e Prokurimev­e Publike, përveç informacio­nit, Prokuroria pritet të sekuestroj­ë edhe dokumentac­ione të ndryshme që kanë të bëjnë me procedurat e ndjekura për tenderat që Bego ka fituar nga fondet publike, në Tiranë, Elbasan dhe Librazhd. Sipas ligjit shqiptar, një person i dënuar penalisht për krime në kuadër të organizatë­s kriminale nuk mund të përfitojë nga fondet publike. Burimet thanë se hetimi ka nisur këtë fundjavë, pasi emri i Edmond Begos, u rikthye në qendër të mediave, me një debat politik, pasi Policia greke e ndaloi ne Igumenicë në bazë të një urdhërkërk­imi ndërkombët­ar të lëshuar nga autoritete­t italiane, që më pas rezultoi se nuk ekzistonte. Drejtësia italiane e kishte dënuar Begon në vitin 2008, me 21 vite burg për trafik narkotikës­h dhe organizatë kriminale. Por ky vendim ishte njohur në vitin 2010 në Shqipëri nga Gjykata e Lartë, duke e dënuar atë me 4 vjet e 4 muaj burgim, nga të cilat Bego kreu vetëm 1 vit e 11 muaj. Gjykata e Krujës, mbi bazën e kërkesës së tij, ia konvertoi pjesën e mbetur prej 1.8 vitesh burgim në liri me kusht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania