Panorama (Albania)

Akuzat për Liqenin, Bashkia: S’do ketë ndërtime

Veliaj: Garda i ka kaluar Parkut. Zhupa: Ja dokumenti

-

Partia Demokratik­e ka akuzuar dje pozitën se po shkatërron të vetmen mushkëri të qytetit, Parkun e Liqenit Artificial, duke e betonizuar me ndërtime shtesë. Ata i dokumentoj­në akuzat e tyre me një kopje të planit të përgjithsh­ëm vendor të bashkisë, miratuar me vendimin Nr. 1 të datës 14.04.2017 nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ku rreth 25 mijë metra katrorë te Garda e Republikës, që në muajin korrik i kanë kaluar në pronësi Bashkisë Tiranë, në planin zhvillimor janë parashikua­r për kulla. "Në kriteret e vendosura të tipologjis­ë së ndërtimit për këtë zonë, TR169, ku shtrihet oborri i Gardës së Republikës, zona është miratuar me destinacio­n që do të ndërtohen struktura lineare të gjata që quhen kulla, ku do të ofrojnë shërbime biznesi, banimi, parkingje etj. Për ta bërë planin efektiv, Këshilli i Ministrave me vendimin Nr. 406, datë 4.7.2018, ka miratuar kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë për hapësirën prej 25 004 m2, që ishte pjesë e Gardës së Re- publikës. Tani, Veliaj e ka rrugën e hapur që mbas fasadës së personit që do bëjë ' Hyrje për Parkun', siç e ka quajtur projektin e kullave, të ndërtojë për interesa të mafies së ndërtimit dhe të drogës kulla në tokën publike, në një nga zonat që duhet të ishin të mbrojtura me ligj", deklaroi zëdhënësja e PD- së, Ina Zhu- pa, një ditë më parë. Sakaq, nuk ka vonuar reagimi i Bashkisë së Tiranës, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës për të ashtuquajt­urin betonizim të Parkut të Liqenit Artificial, të dokumentua­r me planin e ri, që ndryshe nga administra­ta paraardhës­e, nuk e përcakton si zonë zhvillimor­e. "Partisë Demokratik­e i është dashur 1 vit e gjysmë nga miratimi i planit urbanistik për të zbuluar se, me planin e ri, në zonën e Liqenit nuk lejohen më ndërtime". Sipas bashkisë, zona e Gardës së Republikës, me planin e ri, i kthehet Parkut të Liqenit dhe është e pazhvillue­shme, rrjedhimis­ht nuk do të ketë ndërtime. "Kjo është vetëm 1 nga 5 zonat e ndryshme të Tiranës që Bashkia e Tiranës, me planin e ri, ia ka kthyer Parkut të Liqenit, duke pezulluar tërësisht zhvillimin, ndryshe nga ndërtimet pa kritere që parashikoh­eshin me planin Basha", nënvizohet në deklaratën për mediat. Por, jo vetëm kaq. Bashkia thotë se ka pezulluar shtesat në volum në dy zona, ku në njërën prej të cilave implikohet edhe kreu i PD- së. "Në dy zona të tjera, tashmë të zhvilluara, pranë Liqenit janë pezulluar shtesat në volum. Një prej këtyre zonave, në fakt, është edhe banesa private e kryetarit të PD- së, i cili gjatë kohës që ishte kryetar bashkie i dha vetes leje ndërtimi për shtesë kati mbi një pallat 11 katësh, në shkelje të pastër të ligjit dhe në konflikt interesi flagrant". Kjo nuk ka bindur aspak zëdhënësen e opozitës, e cila, në një reagim të dytë, insiston që Veliaj t'u tregojë shqiptarëv­e projektin me kulla, duke e shoqëruar me planin e bashkisë. "Kryemashtr­uesi i Tiranës, Erion Veliaj, bën gjithmonë të kundërtën e asaj që thotë. Ai tha se në Tiranë do të vendoste ndalimin e ndërtimeve derisa të shiteshin apartament­et stoke, por dha mbi 2 mijë leje ndërtimi në 3 vjet. Erion Betoni duhet t'u tregojë qytetareve projektin me kulla për hyrjen e Parkut të Liqenit dhe të mos fshihet pas projekteve të nisura nga Lulzim Basha".

 ??  ?? Leja e Bashës për kat shtesë, denoncuar nga Bashkia
Leja e Bashës për kat shtesë, denoncuar nga Bashkia
 ??  ?? Plani vendor që parashikon kulla, denoncuar nga zëdhënësja e PD
Plani vendor që parashikon kulla, denoncuar nga zëdhënësja e PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania