Panorama (Albania)

PËRPLASEN DY AUTOMJETE, DËMTOHET LEHTË NJË FËMIJË

-

Një prej aksidentev­e ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd- Përrenjas, ku nga përplasja e dy makinave u plagosën gjashtë persona, tre prej të cilëve anëtarë të së njëjtës familje. Disa orë më pas, një tjetër aksident me pasojë plagosjen e 9 personave ndodhi në aksin Elbasan- Librazhd. Sipas Policisë, një mikrobus është përplasur me një “Land Rover”, ndërsa shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e të dy mjeteve. Fatmirësis­ht, në të dy aksidentet e ndodhura, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

PERRENJAS Aksidenti me pasojë gjashtë të plagosur ndodhi mesditën e djeshme në aksin rrugor Librazhd- Përrenjas. Policia bëri të ditur se dy mjete janë përplasur kokë më kokë dhe për pasojë janë lënduar pasagjerët, tre prej të cilëve pjesëtarë të një familjeje maqedonase. Por, sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në afërsi të Përrenjasi­t ku mjeti me targa AA 117 LA, me drejtues shtetasin me iniciale S. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin me targa AË 89560G me drejtues shtetasin maqedonas I. Ll., 36 vjeç, banues ne Strugë Maqedoni. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetaset T. S., 75 vjeçe, Gj. K., 80 vjeçe, E. K., 85 vjeçe banuese në Tiranë, të cilat kanë qenë pasagjere në mjetin që drejtohej nga 45- vjeçari nga kryeqyteti. Ata po ktheheshin nga Pogradeci në drejtim të Tiranës. Gjithashtu, u plagosën edhe shtetasit maqedonas M. Ll., 31 vjeç, E. Ll., 12 vjeç dhe Q. Ll., pasagjere në mjetin që kishte marrë drejtimin për në FIER – Përplasja e dy automjetev­e në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”, ka shkaktuar plagosjen e një fëmije, ndërsa qarkullimi i automjetev­e u bllokuar për disa minuta. Në aksident u përfshirë një makinë tip “Toyota” dhe një “Audi”, ndërsa nga përplasja mësohet se një fëmijë mbeti i dëmtuar me plagë të lehta. Policia shkoi në vendin e ngjarjes për hetimin e shkakut të aksidentit, ndërsa mësohet se përplasja ka qenë ballore dhe mund të ketë ardhur nga një parakalim i gabuar. Maqedoni. Të aksidentua­rit janë dërguar në spitalin e Librazhdit dhe sipas mjekëve, ata janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarj­e po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Paraprakis­ht dyshohet shpejtësia, por edhe lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve që përfshinë këtë fillim jave edhe rajonin e Elbasanit. Dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Polici deri në zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

ELBASAN Një përplasje mes dy automjetev­e ka sjellë plagosjen e nëntë personave në Elbasan. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në vendi e quajtur “Ura e Murrashit”. Sipas të dhënave të Policisë, mjeti mikrobus me targa AA 279 UO, me drejtues shtetasin B. D., 54 vjeç, banues në Kuçovë, është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa DR 3997 F, me drejtues shtetasin A. N., 35 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar nëntë pasagjerë të dy mjeteve, të cilët janë dërguar në spitalin e Librazhdit dhe janë jashtë rrezikut për jetën, sipas të njëjtave burime të Policisë. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Paraprakis­ht dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë shpejtësia tej normave të lejuara e të dyja mjeteve. NJOFTIM ANKANDI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania