Panorama (Albania)

Gjermania dhe Franca po punojnë për sistem të pavarur pagesash

-

Gjermania dhe Franca thanë se po punojnë në financimin e zgjidhjeve për të anashkalua­r sanksionet e SHBA- së kundër vendeve si Irani, duke përfshirë një rol të mundshëm të bankave qendrore, për të arritur një nivel më të madh pavarësie nga SHBA- ja, pasi Presidenti Donald Trump ka shkatërrua­r pothuajse të gjitha marrëveshj­et e mëparshme tregtare me moton “Amerika e para”. Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, tha të hënën se, “Me Gjermaninë, jemi të vendosur të punojmë në një mjet financimi të pavarur europian ose franko- gjerman, i cili do të na lejonte të mos ishim viktimat kolaterale të sanksionev­e ekstra- territoria­le të SHBA- së… Unë dua që Europa të jetë një kontinent sovran, jo një vasal dhe kjo do të thotë të kesh instrument­e financimi krejtësish­t të pavarura, që sot nuk ekzistojnë”. Trump rivendosi sanksionet ndaj Iranit pas tërheqjes së SHBA- së nga marrëveshj­a bërthamore në maj, pavarësish­t kundërshti­mit nga aleatët e NATO- s, Kina dhe Rusia. Sipërmarrj­et europiane kanë ndërprerë aktiviteti­n ose kanë pezulluar planet e investimev­e për të shmangur sanksionet e SHBA- së, por Franca, Gjermania dhe partnerët e tyre të BE duan që biznesi me Republikën Islamike të vazhdojë. Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas, po ashtu tha të hënën se BE- ja po punon për të mbrojtur lidhjet ekonomike me Iranin dhe për të mbajtur kanalet e pagesave të hapura. Maas përsëriti një propozim për të bërë sistemet ndërkombët­are të pagesave si “Swift” më të pavarur nga SHBA- ja. Sipas Le Maire, përdorimi i Bankës Europiane të Investimev­e, e cila ka ekspozim në SHBA, si një kanal financiar do të ishte shumë i komplikuar dhe se qeveritë franceze dhe gjermane po flasin me bankat qendrore përkatëse për përfshirje­n e tyre. “Nëse duam të ndërtojmë një instrument të pavarur, ne duhet të hapim të gjitha opsionet”, tha ai. Maas shtoi se sanksionet e SHBA- së kundër Iranit, veprimet e ndërmarra kundër Kinës, Rusisë dhe Turqisë gjithashtu do të dëmtojnë biznesin europian. “Ne duhet të reagojmë dhe të forcojmë autonominë dhe sovranitet­in e Europës në politikën e tregtisë, ekonomisë dhe financave”, tha Maas në një fjalim në Berlin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania